Jari shpërthen nga emocionet për besimin e familjes së Lulit që e zgjodhi kryetar të Këshillit Kombëtar

18 Janar 2019, 19:20Antena TEMA

Jari sot u zgjua vonë, ngaqë ankthet e zgjedhjeve të së shtunës nuk e linin të mbyllte sytë.

Diku nga dreka kur i doli gjumi, pa emrin e vet me titra dhe i hipi një ndjenjë prekëse mes ngazëllimit dhe mirënjohjes, dhe sytë iu mbushën me lotë.

Luli e kishte propozuar për kryetar të Këshillit Kombtar të Partisë Demokratike, ndërkohë që pritshmëria e tij më e madhe ishtë për anëtar Kryesie.

I lumtur sa më s’bëhet nuk e zgjati shumë, por nisi të shkruajë mesazhin e mëposhtëm:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron.

Falenderoj me gjithë forcën e shpirtit familjet e Doktorit dhe të Lulit për këtë nder të madh që më bënë sot, dhe i siguroj ato se do t’ua shpërblej sapo të më jepet mundësia, siç kam bërë në të shkuarën.

Është një nder i madh për mua që të shërbej prapë si dikur në Presidencë, në favor të dy familjeve të nderuara.

Por të jeni të sigurtë, se më shumë se për veten, më është bërë qejfi për figurat e respektuara që të dy familjet kanë vendosur për të udhëhequr opozitën deri në fitoren tonë përfundimtare mbi qeverinë e drogës dhe të krimit.

Është mesazh i madh për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar të ndershëm, që Ed Paloka dhe Mond Spaho nuk lëvizin.

Sepse një fjalë e urtë thotë që muri luan, por burri nuk luan.

Dhe ata e kanë treguar në këto vite që janë burra të fortë dhe me reputacion, janë me një fjalë fytyra dhe yndyra e opozitës së Lulit.

Dhe çdo demokrat duhet të jetë krenar që përfaqësohet prej tyre.

Por, për të qenë i sinqertë, më shumë jam i emocionuar prej propozimeve për sekretar të Përgjithshëm.

Sepse Gazmend Bardhi dhe Dorian Teliti janë miq për kokë me njëri-tjetrin, dhe cilido prej tyre të zgjidhet, vaji në lakra do të bjerë.

Me sa kam dijeni, Dori i ka hapur rrugë Gazit, sepse ky i fundit duket më burrë hollandez.

Por mbi të gjitha, më ka impresionuar fakti që të gjitha këto skemat e udhëheqjes së re janë bërë tek lokali i Dor Telitit, ku shkonte çdo ditë kunati i Lulit, dhe prapë ai nuk e ka shfrytëzuar për keq.

Ndërkohë që zgjedhja e Sahit Dollapit si sekretar organizativ do t’i japë shumë shpresë demokratëve si faktor bashkues, por mbi të gjitha, do të shërbejë si mesazh kundër të korruptuarve edhe xhahilëve që kanë shfrytëzuar pushtetin gjatë qeverisjeve tona në vitet 2005-2013.

Dhe me këtë rast nuk mund të rri pa falenderuar edhe  mbushësit e kandidaturave, që megjithëse nuk janë aty për t’u votuar, shërbejnë si një argument i fortë për të treguar se në PD bëhen zgjedhje dhe se atje votat i numëron gjithmonë me korrektësi Jemini.

Ndër ta vlen për t’u veçuar Minushja, seketarja e grupit parlamentar, e cila ka sakrifikuar shumë duke kandiduar përballë Ervin Minarollit.

Dhe kjo nuk ka lidhje fare me atë këngën e njohur “qaj Minushe…..”, ku burri qan pasi ka vrarë gruan nga xhelozia.

Minushja ka hyrë në garë të vetëvritet.

Më pëlqen shumë dhe pozicioni i Ristanit si kryetar i apelimit të ankesave.

Kushdo që fiton me dhjetë vota përballë kundërshtarit, tani ka një gjykatës apeli të sigurt në PD, që ja jep të drejtën.

Është njeri me përvojë në këtë punë.

Ndaj edhe në keto çaste historike për Shqipërinë, nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj familjeve të nderuara pronare të PD fat të madh dhe mbarësi në jetë.

Duke i premtuar atyre se të gjithë ne që do zgjidhemi me votë të lire, nesër do t’ua shpërblejmë me mirënjohje dhe përkushtim besimin e tyre.

I juaji përjetësisht, Jari!”

3 komente në “Jari shpërthen nga emocionet për besimin e familjes së Lulit që e zgjodhi kryetar të Këshillit Kombëtar”

  1. Martini says:

    E mor Mero …kodoshi.Bere si.bere e bere perseri udheheqes te urtin Bujar.Mafioz i madh je.Thuhet se vitin tjeter do ta besh Zvedeskomandant te Pergjithshdm te OTAN. Sa ai,problemet ushtarake i ben cope super.

  2. Peço says:

    Si rregull, Saliu jo e jo, por dhe Luli, duke ecur nën shëmbullin e tij, as që ka për ta mbledhur ndonjëherë këshillin kombëtar. Atëherë për çfarë do të shërbente Jari si Kryetar Këshilli?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje