Një i ri shqiptar është dënuar me 4.4 vite paraburgim në Londër, pasi akuzohet për trafik droge.
Sipas mediave të huaja shtetasi shqiptar me inisciale E.V., 18 vjeç, është ndaluar në momentin që ka qenë duke pritur për udhëzime të mëtejshme në një park makinash në Bilston, iu kap dhe sekuestrua në pjesën e pasme të pasagjerit një qese me dy kilogramë kokainë dhe një tjetër me gati 55,500 paund në të.
Ndërkohë bëhet me dije se 18-vjeçari në seancën e tij gjyqësore deklaroi se kur ndodhej në parkun e makinave, e kishte kuptuar se ishte duke u ndjekur nga policia.
Ai u hodh nga mjeti tip “BMË” para se të ndalohej dhe tentoi të largohej, por u kap shpejt pas një ndjekjeje të shkurtër.
Në rast se kokaina do të ishte arritur të shitej në tregun e zi e ndarë në pjesë, do të sillte një shumë prej 200 mijë paund.
Cfar marke makine asht BME ?
Lat name more gazetare !! Pse nuk i shkruani ashtu sic jane ne original. Un nuk i kuptoj as ne origjinal por, te pakten , e di qe asht BMW ose BMV, por nuk e di se ne cfar gjuhe i thone BME !!
Edhe alfabetin e Shqipes nje here pretenduan ta bajne me germa Cirilike por, nuk ushqente tingujt. Ashtu edhe ju me gjuhet e huaja, qe pretendoni me i dhane tingujt ” origjinal ” , e perfundon qesharake. Ne te gjitha drejtimet u bame gazi i botes. Si more Zot, nuk e beme nje here nje pune per se mbari ?!!
denuar 4 vje t”paraburgim”??????
…asjekundi ne kete pacavurre kazan nuk flitet per vendim gjyqi ….