Nga Shkodra në Arosa: Historia e dy arinjve «shqiptarë» që gjetën qetësinë në parajsën zvicerane

19 Janar 2019, 11:11Kulturë TEMA
Nga Shkodra në Arosa: Historia e dy arinjve «shqiptarë»

Një organizatë për mbrojtjen e kafshëve do të sjellë nga Shkodra në alpet zvicerane dy arinj. Në Shqipëri kafshët jetojnë në kushte të rënda.

Deri në fund të këtij muaji pritet që në Arosa, një qendër e rëndësishme turistike e Zvicrës, të arrijnë dy mysafirë nga Shkodra. Janë mysafirë të mirëseardhur dhe mund të qëndrojnë në Zvicër.

Për dallim nga refugjatët ekonomikë të Shqipërisë, të cilët s’kanë shans për azil, për arinjtë është e qartë që tani: ata kanë marrë leje paraprake dhe do të vijnë për të jetuar në Zvicër.

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve të «Vier Pfoten» («Katër shputat») urgjentisht do t’i marrë në një restorant në Shkodër dy arinj, një mashkull dhe një femër. Arinjtë janë 13-vjeçarë dhe jetojnë në një kopshti të vogël zoologjik të një restoranti në Shkodër.

Ata kanë pak mundësi të lëvizin, sepse mbahen në një kafaz prej metali, i cili është vetëm 60 metra katrorë i madh. Në Shkodër këta arinj nuk kanë mundësi të gëzojnë gjumin e tyre dimëror. Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve të «Vier Pfoten» njofton në një komunikatë se shumë mysafirë dhe turistë kanë kritikuar kushtet e mbajtjes së arinjve në Shkodër.

Pas këtyre kritikave pronari i lokalit ka vendosur t’i dorëzojë arinjtë dhe të mbyllë kopshtin e tij të vogël zoologjik. Ardhjen e arinjve nga Shqipëria e ka paralajmëruar edhe shefi i turizmit në Arosa, Pascal Jenny, i cili është edhe kryetar i fondacionit për mbrojtjen e arinjve. Në Arosa ekziston një fondacion që kujdeset për arinjtë e rrezikuar. Në këtë qendër turistike zvicerane është krijuar një qendër për mbrojtjen e arinjve.

Në një hapësirë prej tre hektarësh ka vend për pesë arinj, të cilët mund të shpëtohen nga kushtet e këqija dhe të jetojnë sipas natyrës së tyre.

Banori i parë i qendrës për mbrojtjen e arinjve në Arosa është 13-vjeçari Napa, një ari cirku nga Serbia. Ai është çliruar nga kafazi i tij dhe është sjellë në Zvicër, ku mund të jetojë i lirë. Napa tashmë ka rënë në gjumin dimëror në Arosa dhe kjo ka gëzuar të gjithë mbështetësit e tij.

Rënia në gjumë dimëror e ariut është shenjë se ariu ndihet mirë. Organizatorët e sjelljes së arinjve nga Shkodra shpresojnë se Napa do të ndihet mirë me shoqërinë e re. Arinjtë «shqiptarë» nuk kanë ende emra. Napa nga Serbia peshon 350 kilogramë, ha çdo ditë 15 kilogramë fruta dhe perime dhe 3 kilogramë mish, të cilin ia sjellin mishtoret nga Arosa.

Sjellja e arinjve nga Ballkani në alpet zvicerane ka zgjuar interesimin e mediave zvicerane, të cilat raportojnë në detaje. Aktualisht për dy arinjtë «shqiptarë» po kërkohet një personalitet publik shqiptar (futbollist apo këngëtare) që do të ishte i gatshëm t’i marrë nën patronazh kafshët nga Shkodra.

Përfitimi do të ishte i dyanshëm: arinjtë «shqiptarë» do të bëheshin edhe më të njohur në Zvicër, ndërsa kumbara i tyre imazhit të tij publik do t’ia shtonte edhe këtë angazhim fisnik: sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e mbrojtjes së kafshëve.
E.R.

8 komente në “Nga Shkodra në Arosa: Historia e dy arinjve «shqiptarë» që gjetën qetësinë në parajsën zvicerane”

  1. lani says:

    Interesohen me te drejte per arinjte e Shkodres, por eshte cinike te mendosh se po ne kete Shkoder, me hapesira me shume me pak se 60m jetojne femije te ngujuar nga frika e hakmarrjes. Eshte fenomen i shoqerise shqiptare dhe ne jemi te paret qe duhet te mendojme e veprojme per lehtesimin e kushteve te jeteses se ketyre femijeve,por mund dhe te perfitohej nga “ndjeshmeria” zvicerane “per te dhene nje dore” e per te ndihmuar qe te jetojne dhe njerezit rehat si arinjte ne Zvicer.

  2. ilo says:

    Uau, kafshet po emigrojne dhe opozita nuk i mbron!

  3. Jud Iskariot Demokrati says:

    Zvicerranet jan plehra.
    Jan njers perversa.Me komplekse.
    Ngaqe jan te futur kok e kemb ne krime,kerkojn te genjejn veten sikur jan humanitar.
    Cfar krimesh bejn ata?
    Ata jan te perlyer me krimin mbarhistorik te tyre,pastrimin e pareve te krimit global mafjoz diktatorial….
    Dhe nji shte qe ju siguron dhe pastron paret mafjozve dhe me kete bisnes lulzon,patjeter qe ka kompleksin e fajit,te cilin don ta shlyej duke ju dhen ca ushqime disa kafshve te pastreha…
    Dhe kur kto vijn nga Ballkani “fukara” cdo gje merr kuptim.
    Edhe si supertrafikanti i kokaines pablo eskobar ne kolumbi kishte kopsht zoo privat ,madje kishte hipoopotam ,edhe me t mdhenj sesa kta arinj te azilit zvicerran.
    Domosdo.
    Kriminelet kopjojn shoshoqin.
    Esht e njejta thirrje shpirtnore qe i prin.
    Edhe shteti kriminel zvicerran te njejten gje po ben sikurse katreli kolumbjan i droges ,eskobaret.
    Po ben zoo per me kriju iluzjonin biblik te kopshtit te edenit.
    Por gjumi si ze qet.
    Jan kriminela.
    Sado qe t hiqen si t mir me kafsht,jan zvicerrant ata qe u pasurun nga florini i dhembve te cifutve t holokaustit.
    Y sa turp!
    I futen njetzit ne dhomat e gazit dhe ja moren florinin e protezave te dhembve me u pasuru!
    Krim pervers biblik!

    1. Lulja says:

      S`i paske pi ilacet per sot ti mor lal …gjynah !

    2. Sam says:

      E vertete, me nje fjale zvicerranet perfitojne nga fatkeqsi e tjetrit. Qe i trajtojne kafshet me mire se tjeret kjo s‘qendron aspak, pluhur syve, ushtrojne disipline te dhimbshme ndaj te pa afteve, n ket rast ndaj kafsheve.

    3. ßßß says:

      Cifut i qelbur shqiptar! Vetem nje cifut mund te flasi keshtu per Zvicren.

  4. Taraboshi says:

    Me qe biologet Shqiptar nuk dojne te punojne te merren te gjitha llojet e kafesheve te rradha dhete dergohrn jashte vendit tone te veprohet njellojsi me ariun e murrem te vendit tone kemi edhe disa te tjera ku vecojme ricebullin e malit te Munedhes disa sorkalle etj mos te harrojme se ka edhe disa shpende.zvarranike.me nje fjale ta leme vendin te shkrete.

  5. Demi says:

    Këta thonë që ne jemi gogola dhe trajtojmë keq kafshët,por e vërteta është që në shumë vende të europës nuk ka më as laraska e jo më kafshë të era.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje