Frederik Ndoci: Si më bënë bashkëpunëtor të Vatikanit, KGB-së dhe CIA-s me letra anonime. Sigurimi më përndiqte, donin të më bënin komunist

21 Janar 2019, 09:41Kulturë TEMA

Frederik Ndocin ose Rikun, siç e thërrasin njerëzit më të afërt të tij por tashmë edhe publiku, është një nga këngëtarët më të dashur e më jetëgjatë në skenat shqiptare.

Frederik Ndoci e ndau rininë e tij mes dashurisë për këngën dhe filmin. Shkodrani simpatik shkëlqeu në të dyja zhanret e artit. Me dhjetëra çmime kombëtare e ndërkombëtare, shumë albume dhe hit-e, Frederiku ka gjithmonë diçka për të më rrëfyer për jetën e tij, që i ngjan aq shumë një filmi.

Një jetë në skenë në Shqipëri, Itali, SHBA etj. Por kur ka filluar Riku të këndojë?

Që në vegjëli ka nisur pasioni im për këngën. Këndoja në shkollë dhe këndoja në grupe të ndryshme. Në shtëpi kënga ishte pjesë e jetës së përditshme. Nuk konceptohej jeta jonë familjare pa këngë e pa art. Ishte viti 1972 kur fillova të këndoj seriozisht  dhe konkretisht, në atë kohë këndoja këngë të repertorit. Këngët i këndoja me të rriturit në koncerte variete. Këto koncerte asokohe i organizonte Klubi i Rinisë “Heronjtë e Vigut”.  Njëkohësisht kisha ëndërrime të isha pjesë e filmave. Më tërhiqte magjia e filmit, ekrani, aktorët. Si rrjedhojë në viti 1973 fitoj kinoprovën e rolit kryesor në filmin “Nga mesi i errësirës”. Regjisori më tha fitove. Sa u gëzova. Po realizoja një ëndërr të madhe. Por kur nuk e prisja gëzimi m’u pre në buzë, rolin ma refuzuan pasi kisha cen në biografi. Këto gjëra sot as nuk i mendojnë të rinjtë. T’ua tregosh habiten se çfarë ishte ky cen në biografi. O zot na ruaj! Sa jam prekur, pasi isha vetëm 15 vjeç dhe kisha shumë ëndrra për jetën.

Po tjetër kur e ke parë veten keq me këtë cen në biografi?

Gjithmonë më ka ndjekur kjo gjë. Por u ndjeva sërish keq kur u bëra pjesë e grupit “Na bashkoi kënga popullore”.  Për çudi, si Dekani i Akademisë së Arteve edhe sekretari i partisë më bënë presion të mos isha pjesë e këtij grupi. Por unë s’mund të tërhiqesha, ai grup po bënte epope. E pagova shtrenjtë, më rrëzuan në provim, madje dhe në vjeshtë. Po me grupin në vitin 1979 pata zhgënjimin tjetër të madh pasi në kohën kur ai do dilte jashtë shtetit për koncerte, mua më hoqën të drejtën të shkoja me ta dhe pse ishim të gjithë shokë të mirë.

Peripeci të panumërta, por kush është zhgënjimi më i madh?

Eh s’mund ta besoni. Një ditë të bukur kur as e mendoja, më dënuan penalisht me nenin nr.55, për agjitacion dhe propagandë. Ku e bëja unë agjitacionin? S’e besoja kurrë këtë rreng. Me këtë nen më pezulluan aktivitetin tim artistik më vendim të Presidiumit Popullor. O zot s’e besoja! S’dija si ta përballoja situatën. Kudo rrengje, kudo pengesa.

Po si erdhi dhe nga kush erdhi ky vendim apo kjo akuzë?

Letrat anonime. Letrat poshtë derës. Letrat që morën në qafë shumë njerëz. Ah, ky dënim erdhi se akuzohesha nga një letër anonime, ku unë Frederiku isha bashkëpunëtor i Vatikanit, KGB-së, CIA-s? O zot, as i kisha dëgjuar mirë këto emërtime  se unë merresha me art. Ku kisha unë lidhje me spiunazhin?! Madje kisha alergji nga Sigurimi. Shmangesha nga takimet me ta.

Po në Shkodër a të përndiqnin, si reagonin levat e partisë?

Peripecitë e mia nuk kishin të sosur. Në vitin 1984 punoja në Estradën e Shkodrës dhe njëherë mora pjesë si aktor në filmin “Fundi i një gjakmarrjeje” dhe nuk mora leje nga estrada. E pësova edhe në atë rast, më dënuan me 6 muaj punë në tulla. Por më e forta ishte kur desh me futën prapë në burg, në vitin 1987.

Eh pse. Kur e shikonin që unë isha një tjetër prerje donin të më bënin për vete. Pra donin  të më bënin komunist. Aha, unë komunist? Kurrsesi. As bëhej fjalë të bëhesha komunist. Nuk më lidhte asgjë. Por këto probleme vazhduan edhe me motrat e mia Ritën dhe Julin. Në vitin 1989 Julit desh i hoqën këngën “Tok e Diellit”. Pastaj probleme kam pasur në Festivale për flokët dhe sjelljen.

Nga aktivitetet pas përmbysjes së komunizmit  apo koncerte kë do të veçosh? 

Këngët e shekullit më kanë impresionuar. Kur do fillonte regjistrimi  po bëhesha gati për një turne në Australi, si gjithmonë në aktivitet. Në këtë kohë më merr në telefon  Pandi Laço dhe më thotë që të merrja pjesë në Këngët Popullore Qytetare të Shekullit. E pyeta gjerë dhe gjatë dhe mendova se unë mund të sillja më së miri këngët qytetare dhe sidomos këngët shkodrane, të lëna në harresë. Shkodra shquhet për këngët qytetare, për muzikë. Doja t’i bëja një dhuratë qytetit tim.  Dhe pse ishte një përgjegjësi e plotë të risillja të freskët në mijëvjeçarin e ri ato perla që talentet e Shkodrës i shkruan shekuj më parë Duhej që të sillje artisten e madhe Marie Kraja që dhe sot zor se mund të gjesh një të dytë.

Disa herë keni kundërshtuar juritë e Festivaleve në RTSH, pse?

Jo gjithmonë kanë qenë objektiv, kam pasur rezervat e mia. Niveli i gjykimit gjithmonë duhet të jetë më profesional. Organizatorët duhet të jenë më konkretë dhe hulumtues në gjurmët e Festivaleve pasi nuk është e drejtë që disa artistë të mëdhenj shqiptarë po e braktisin këtë skenë që na ka pagëzuar që në hapat e para të artit tonë

Sot ka shumë këngëtarë dhe këngëtare, nuk duken shumë për një popull të vogël?

Po kush tha se janë të gjithë këngëtarë apo këngëtare? Ka edhe pseudo. Arti diku shkëlqen por ka edhe pjesët e errëta, por unë mendoj se më shumë peshon ana e errët.  Them se  prurjet e turmës nuk mund të jenë të përkryera dhe këtu nuk i duhet vënë faj vetëm debutuesit, por në radhë të parë, krijuesve që ua besojnë këngët e tyre këngëtarëve të paformuar. Një problem i madh në botë është se muzikën e prishin të parët kantautorët me disnivel, të cilët mendojnë se me një këngë të dëgjuar nga fqinji mund të bëjnë emër të madh kudo në skena të magjishme. Kjo është fatkeqësi pasi bota sot është shumë e pamëshirshme në lirinë e artit të rrugës.  Këtu mund të bëj të vetmen vlerësim për diktaturën komuniste që për muzikën nuk toleronte fijen e flokut të ushtrohej nga injorantët apo njerëzit e rrugës. Muzika ka kërkesa, ka shumë shumë  përgjegjësi individuale, kolektive dhe shtetërore. Arti përfaqëson kombin, përfaqëson shtetin.

Intervistoi për Albanian Free Press, Albert Zholi

34 komente në “Frederik Ndoci: Si më bënë bashkëpunëtor të Vatikanit, KGB-së dhe CIA-s me letra anonime. Sigurimi më përndiqte, donin të më bënin komunist”

  1. ik ere pirdhu says:

    Ti o Riku ke qene, je dhe do mbetesh gjithmone nje RROT CARI ?

    1. Sigurimi ose te bente spiun ose te fuste ne burg po qe se te kishin ne shenjester. Komunist beheshe me kerkesen tende si Saliu dhe nuk te bente sigurimi.Shko nje vizite nga psikiatri se duket sikur ke symptomat e manise se perndjekjes.

      1. kujtesa says:

        Qe e dija se kishte probleme Riku,ok!
        Por qe paska qene paranojak qe ne krye te heres dhe keq e me keq ne kete kohe,nuk e dija!
        Riku ska lene skene pa kenduar dhe del e thote se e kane persekutuar dhe denuar me nenin 55 !!!!
        Te denoheshe sipas atij neni,Riku skishte per te patur asnje kenge ne repertor. Cudi si degjenerojne njerezit ne kete menyre!
        Sa per krahasim,me nenin 55 eshte denuar psh Sherif Mejdani i cili i beri nja 8 vjet brenda dhe vjen puna ankohet Riku!!!!!!
        Nese flet ne emer te atyre qe kane vuajtur vertet burgun,ok.
        Por ky eshte duke folur ne vete te pare prandaj dhe po shpreh keqardhje.
        RIP Riku! Te rrosh vet sepse mendja te paska lene!

    2. Tomorri says:

      Ky idiot eshte kaq gomar,bashke me ata qe e intervistojne sa nuk e kupton qe po genjen trashe!
      Edhe thote se me quanin spiun te UDB etj edhe pastaj paskan dashur ta benin komunist!
      Hajde rrote cari,hajde!

  2. ? says:

    Ti themi Frederikut që KGB është FSB dhe CIA merret vetëm me ata që kanë çertifikat sigurie apo ta lëmë injorant.

  3. Kola says:

    Nje njeri i lire. Kaq. Jane te rralle njerezit, e lire.

  4. DINGO says:

    Ja dhe Riku,po ti nje kengetar dasmash ishe,ke do spiunoje Riten qe ja hypte gjysma e Shkodres,apo Karrieren qe hengere mire nga Komunistet dhe te dhane dhe Shkolle Arti.
    Ik pi kafe me sali qenin,ilir hajdutin,fatos pijanecin dhe edi pordhen se jeni nje Klan moterqirash qe mbani peng Kombin keni 30 vite.Shkodranet ishin fuksat me te mire ne ate kohe,qe nga pjeperi i rritur ne hije deri tek at zegf pllumi fuksa me patente.PRA ty komunistet po te donin te benin si te donin,hengren Burra me me koqe se ty jo me bythen tende.Boll me keta deklarata komunistet vrane llumin e kombit dhe mire ja u bene.ishte Ramiz qeni qe na la pas kete kliken serbe me keta pushtat sot,se xhaxhi ja u beri kurvat sa ishte gjalle.

  5. mik says:

    Kangetari ma i mire ne Shqiperi. Per te tjerat, gjithkush ka gjykimin e vet.

  6. FATMIRI says:

    PIDHI I MOTRES TENDE O ZAGAR FAMILJE KURVASH

  7. FATMIRI says:

    PIDHI I MOTRES TENDE O ZAGAR FAMILJE KURVASH

  8. operacioni zjarri says:

    O legen ku u persekutove ti? Ty te dhane rol kryesor ne filmin “Edhe keshtu edhe ashtu”, e harrove? Po rolin tek filmi “Kur hapen dyert e jetes”. Ne festivake te kane dhene kenge nga me te bukurat. Ne qofte se ky eshte persekutim do te doja edhe une te persekutohesha keshtu

  9. Vlonjati says:

    Desh me arrestuan, desh me denuan, desh me hoqen kengen, desh me…..
    90% e artisteve ka punuar ne tulla apo miniera.

  10. Pandi Korce says:

    Mos e ul dozen e haloperidolit Rriku se flet perqart.

  11. doni says:

    ca thua mo gomar……Julit desh ia hoqen kengen “Toke e diellit”…..dhe per inat kesaj kenge i japin cmim ate vit…..ik o qelbesire prit te vdesin ata breza qe kane jetuar ate kohe dhe pastaj fillo e genje per”heroizmat e tua”kundra komunizmit…..

  12. Dymi says:

    O trap. Si ka mundesi: -Sigurimi edhe te perndiqte edhe te bente komunist? Vetem nje idioti si ti mund t’i shkojne neper mend keto gomarlleqe.

  13. Skyfteri says:

    Po pse o “burreeccaa”me fyerje te tilla.Po provoni te kendoni nga gjoksi e jo nga grykat sikur kendon Riku,atehere keni te drrjte te llomootiissni.
    Mjaft me enrgji negative reflektoni pozitivitet se ajo na duhet shqiptareve.Apo keni mesuar te shkruani dy germa,e hajt se po reagoi

  14. grate tiranse says:

    Po nuk ke turp qe jep te tilla intervista , sa pashe foton tende nuk ja vlen ta lexosh ,po ne kohen e rinise tende ishe protagonist ne cdo film si actor , ti je mbajtur ne pellembe te dores ne kohen e xhaxhit, qahesh ti ? Po shoku yt kengetari i talentuar Sherif Merdani per nje kenge ka bere burg.Tamem zagar.

  15. Durimi says:

    Ti je nje idiot, te paskan dashe per komunist ty rrembythje!

  16. Laveri says:

    Ketij i ka mbetur sahati akoma te komunizmi,ky e meriton fjalen : bajge e ndyre

  17. Naim Frasheri says:

    Und jam një nga ata Enveristat që te Kam Qiras Riten , dhe ajo me thoshte gjothmone që Riku është nje Psikopat i Lindur. Edhe Zef Deden e persekuptonte Partia dhe i dhuroj nje Jul te Vogel per Denim. Artista Kurva Genjeni pas Skrupull Yyyyttt Byth…..ora.

  18. Toni says:

    Nuk ngeli shoqat e sherbim sekret pa te kerku riku , rri er pall ke konga rri mos u boj lomsh me hajvanlleqe pa kuptim , ne kte vend te mençurit jan kthyer ne budallenj dhe budallenjt jan ber te ter doktora shkencash , jemi bo si ne kohen e dumbabistave dikur para 100 vjetesh.

  19. Toni says:

    Nuk ngeli shoqat e sherbim sekret pa te kerku riku , rri er pall ke konga rri , mos u boj lomsh me hajvanlleqe pa kuptim , ne kte vend te mençurit jan kthyer ne budallenj , dhe budallenjt jan ber te ter doktora shkencash , jemi bo si ne kohen e dumbabistave dikur para 100 vjetesh.

  20. Perkthyesi says:

    Asnjehere nuk e kam cmuar si kengetar kete njeri! Nuk e di, por zeri i tij eshte thjeshte metalik dhe nuk te ofron asnje kenaqesi, megjithate cuditerisht i behet kaq shume reklame…Sidoqofte, eshte ceshtje preferencash, ky eshte mendimi im!

  21. Pajdhany Me čibuk says:

    Ça gallate!
    Rre robi si Nastradini n hetuesi!
    Sigurimi s bote kamunist.
    Sigurimi t bote antikomunist or toç pa kafk!
    Avash avash do dali nanjoni me deklaru se sigurimi donte ta bente antar t byros politike komuniste!!!
    Madje do ket edhe dikush guximin qe t akuzoj sigurimin se donte ta ulte n fron t enverit kur ai vdiq,por ai a na paskerkesh pranue…
    Se shkodrani bani be
    Nuk ka rrejt qyshkur ka le
    As ka pjerdh e as ka fe…
    Se per t dhje,kurrkund s ka dhje.

  22. qenke cope mishi o shkodran ! ore i ke pire ilacet ! si mund te jete robi kaq tru peshk dhe i poshter e genjeshtar

  23. M. Dedaj says:

    ALABAKU AALABAKE NGELET.

  24. perashjani says:

    Malcor servil,familje kartoresh,i degjenerum der ne palce,kush ishte aj naneqime qe ju uli ju ne Shkoder,pozicionin e shpise e kishe te mire te UraE THIVE se dy motrat tuja te nderume e kishin afer zallin e kirit.Me te than ty Shkodran asht kulmi i rrenes.

  25. h says:

    Gjate diktatures,te gjithe ata qe kishin ndonje pozite nga magazinjeri e siper,
    duhet me deomos te bashkepunonin me regjimin per te shpetuar vehten dhe familjen.
    Me dridhet mishi kur degjoj regjizore,shkrimtare,aktore ose piktore qe hiqen si kundershtare
    te regjimit sesa poshtersisht dhe me paftyresi keta mendojne se mashtrojne te tjeret.
    Pervec atyre neper burgje dhe internime,nuk ekzistonin kundershtare te regjimit.
    Populli shqiptar,spiun oportunist ne diktature,hajdut dhe mashtrues ne pseudodemokraci.
    Kur shitet edhe berisha si antikomunist,keta nuk njohin turpin dhe dinjitetin.

  26. gurbetcari says:

    Ky mendon qe eshte me i dituri, me i mencuri, me i zgjuari. Po ta pyesesh a do te behesh kryeminister, apo president, ky do thoshte PO sepse une do jem Shpetimtari i Shqiperise, sikurse Jezusi per Kristianizmin. Ky lloj njeriu e konsideron veten edhe si nje lloj apostolli kristian, dhe shpetimtar i fese Katolike.

  27. Ed tironci says:

    Kur isha njehere ne DARDANELE…ketij i duket vetja ELVIS PRESLI0!!!

  28. ceni boston says:

    Po ik or palace, ti nje cope legeni ke qene dhe je! Ti juaje me kuklla per kohen qe flet!

  29. mik says:

    Kjo gazete ka shkru shume artikuj per figura pozitive e negative te vendit tone, prej te gjitha kategorive.
    Pa dyshim, Frederik Ndoci ban pjese ne ate kategori njerezish qe jane ma shume t’mire se t’ keqinj. Pra du me than, se ma shume ka ba mire se keq ( megjithese per keq, nuk e njef kush ). Asnjiher nuk kam lexu komente per kend, ma fyese ma poshteruese e ma te randa se per ket artist !! Ky artist nuk ka vra kend, nuk ka vjell kend, nuk ka grabit, nuk ka poshteru e as nuk ka shfrytezu njeri per interresa te veta, por perkundrazi, ai i ka dhane ketij vendi e ketij populli nje musik brilante, nje za’ qe nuk haset shpesh ne musiken Shqiptare.
    Un nuk e di qe Frederik Ndoci thote te verteten apo e eksaxhiron historin e jetes s’ vet, se nuk e joh, por gjithsesi, as njera as tjetra nuk justifikojne ate poshterim qe i bahet prej nesh.
    Ne nje vend ku artisti gjykohet e poshterohet ne kete menyre. . . . . . gjykojeni vete.

  30. Ari says:

    Kjo intervistë më duket tamam si ato gënjeshtrat që sajojnë njerëzit (shqiptarët) për të përfituar azil politik në USA apo Europë. Zotëria në fjalë haron se janë akoma gjallë ata që i kanë jetuar ato kohë dhe i dinë si funksiononin gjërat. Nuk të bënte njeri komunist pasi të kishin dënuar e kundërta po, nëse ishe komunist dhe dënoheshe, të përjashtonin nga partia. Dhe e fundit, sigurimi mund të kërkonte të bëheshe spiun në këmbim të favoreve si pjesëmarrja në festivale kënge apo të aktroje në filmat e kinostudios.
    Riku më kujton dikë që për të marrë azil në Kanada, deklaroi se kish rrëzuar statujën e diktatorit në Tiranë (dhe e mori) por Riku haron kush e interviston dhe ku do publikohet intervista…
    Ç’njeri pa karakter…. ???

  31. Fredi says:

    Me ne fund dhe Rikut spo i bejne me efekt ilacet, si shume koministe dhe ky po fillon te shkruaje per fantazite qe e kane shoqeruar. Ajde pall ajde, kush e rruante per ty qe te beheshe komunist, mos ja thuaj njeriu se qeshin me ty or pall shkodran. Nese ke bere ndonje spiunllik kjo qe thua nuk te shfajeson or pall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje