“Boo çfarë tersi”, Bledi Çuçi: Nuk dua të shkarkohem pas një muaji si herën e parë

22 Janar 2019, 10:00Politika TEMA

Ka një qenë koincidentë që ka shkaktuar ilaritet dje në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku ndërsa kishte të ftuar ministrin e ri të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi.

Ndërsa transmetohej një insert, në të cilin ai fliste në të njëjtin e emision, por dy vite më parë, rezultoi se Çuçi mbante të njëjtën kravatë edhe mbrëmë.

Në atë kohë ai ishte ministër Shteti për Çështjet Vendore. “Boo qenkam me të njëjtën kravatë”, ishte reagimi i parë i ministrit.

Kjo ka sjellë të qeshura në emision, ndërkohë që më pas Çuçi e ka marrë me sportivitet duke thënë se është koincidencë por kjo kravatë nuk është se i ka sjell fat.

“Vetëm një muaj pasi dola me këtë kravatë në ekran u shkarkova si ministër, kështu që nuk dua që të iki edhe tani pas 1 muaji” tha ai. Gjithsesi Çuçi shtoi se perceptimi për ministrat mbajnë kravata të shtrenjta dhe i ndërrojnë për ditë, është i gabuar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje