Kryeministri Edi Rama do të hapë një tjetër ekspozitë në Gjermani, këtë radhë në Berlin, dhe me këtë rast ka dhënë një intervistë për gazetën “Die Welt”.
Çfarë keni bërë sot në detyrë me cilësinë e kryeministrit?
Kam ndërruar disa ministra, rreth 70 përqind prej tyre. Kemi thuajse një qeveri të re tani që po flasim.
Cila është arsyeja? Tingëllon si një krizë qeveritare?
Herë pas here kemi nevojë për energji të re, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim si kombëtarja gjermane e futbollit pas fitores së Kupës së Botës.
Që u eliminua në mënyrë të turpshme që në raundin e parë pas katër vitesh. Juve ju pëlqen të përdorni metafora sportive, keni luajtur vetë basketboll profesionist. Biografinë e keni të pazakontë. Keni studiuar art përpara se të bëheni kryebashkiak dhe më pas kryeministër. Ku dallon sporti me artin?
Të dyja janë ekzistenciale për mua. Nuk mund të krahasohen. Si artist, punoja tërësisht në vetvete, diçka e brendshme. Në sport punoj jashtë, me të tjerët, për të arritur diçka të përbashkët.
Si kryebashkiak ju i keni lyer godinat gri me ngjyra për të dhënë shpresë tek njerëzit në Tiranë. Në atë kohë bëri shumë përshtypje dhe u krijua ideja se arti mund të ndryshojë shoqërinë në mënyrë të qëndrueshme, ndoshta edhe ta përmirësojë atë. A besoni akoma tek kjo? A është artisti një politikan më i mirë?
Arti nuk mund të ndryshojë shumë gjëra. Ndoshta shkoj larg kur them: nuk ndryshon asgjë fare.
Prisja më shumë idealizëm nga goja juaj.
Po pra, arti nuk është në gjendje të parandalojë gjëra të këqija si lufta, dhuna apo konfliktet. Nuk i bën njerëzit më të mirë. Unë thjesht nuk e besoj këtë. Nuk di ndonjë poezi që ka ndaluar ndonjë gjakderdhje. Nuk di që ndonjë pikturë të ketë ndaluar bombat. Natyrisht, unë vlerësoj skulpturat që adresojnë racizimin dhe që ju bëjnë të vetëdijshëm për një tjetër lloj frike.
Çfarë do të thotë që të udhëheqësh një vend? Që të jesh përgjegjës?
Është jeta e çmendur dhe e egër e një njeriu, që duhet të merret njëkohësisht me një numër të jashtëzakonshëm fatesh dhe temash. Nuk është më e lehtë që të menaxhosh një vend të vogël sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon. Shpejtësia e komunikimit është e jashtëzakonshme dhe qasja e njerëzve për mua është shumë e drejtpërdrejtë dhe intensive. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet. Toka në të cilën lëviz është gjithmonë në lëvizje. Është si një lojë globale shahu.
A jeni të kënaqur me veten?
Të mbash postin e kryeministrit është një punë e vështirë. Por nëse do isha i kënaqur, nuk do isha i duhuri për këtë post. Është diçka që duhet të shkojë më tej. Edhe nëse vetë do isha i kënaqur, nuk do ndalesha kurrë, nuk më shkon për shtat. E njëjta gjë është në art. Unë vazhdoj të vizatoj.
Ju udhëtoni shpesh nëpër Europë dhe botë. Si po evoluon Europa?
Do të bëhet shumë më keq përpara se të bëhet sërish mirë. Për fat të keq, nuk mund të lexoj filxhanin e kafesë, e di që ka politikanë të tjerë që besojnë se janë të aftë ta bëjnë këtë. Unë nuk u përkas atyre. Me të vërtetë nuk mund të parashikoj të ardhmen.
Çfarë mund të bëjmë tjetër për demokracinë në Europë?
Nëse mund të jem i sinqertë me ju, jo aq shumë. Po u them diçka nga këndvështrimi im. Deri më tani kemi qenë jashtëzakonisht me fat pasi kemi punuar e jetuar në një kohë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Po, bashkë me Angela Merkel dhe Gjermaninë. Unë sinqerisht shpresoj që ajo të qëndrojë me ne, pasi vizioni i saj nuk humb kaq lehtë. Shpresoj shumë që Gjermania ta kuptojë se nuk është vetëm përgjegjëse për të ardhmen e fëmijëve gjermanë, por edhe të Europës dhe më gjerë. Bëhet fjalë për çështje pushteti mbi të gjitha.
Dhe cila është qasja e vendit tuaj, e popullsisë?
Ende e duam Evropën. Jemi gjithmonë të gatshëm për të dhënë PO. Jemi akoma të dashuruar pasi nuk jemi martuar akoma. Pas martesës do e shohim nëse do jemi ende të lumtur.
Ketu gabohet rama, cfare ndryshim pret ti nga mijra xhami qe lejon dhe nderton ne Arberi?
Si rrjedhoje zhurma e hoxhes, njerezit e varfer qe kthehen te veshur si pinguina mjekerrcjape, degradimi i shoqeris.
Te gjitha keto sepse nuk kane nje pike referimi shqiptaret, por degjojne hoxhen gjithe diten ne cdo lagje.
Merr shembull Arbereshet.
E po kjo pune…si pikturat e Ramutit……presim te bohen te bukura neser….
–
Vetem Meron nuk qujti kazan Ramushi!
Jo piktura,por Tapetenkunst(art mbi letrat per veshjen e mureve).Ne fakt,Tapetenkunst gjermanet e kan thene per Ramen me perkedheli,
qe mos e ofendojn,sepse ne te vertete quhen Mustertapeten.Ne galerine e arteve ne Rostock,numri i vizitoreve arriti ne afro 100 veta
diten e pare,ndersa ditet me pas 3-4 veta.Pagesa e vizitoreve nuk mbuloi as 0,00000001% te shpenzimeve!
RAMA po ben DETYREN e ka koken me tru
Po ne jemi mesuar me Berishen , Lulin ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS dhe MONA GOJ BYTHA dhe LIKE FLOLIRI QE e kan koken Bosh
Qe ndiellin VETEM te Liga
O Detar, ku jeton ti jasht apo ne Arberi? Edhe sikur te jetosh jasht, mendoj se e ke shume te veshire te shkeputesh nga c’ke pare e jetuar or mik. Po c’lidhje ka km me ndertimin e xhamive sot, ne kapitalizem? Ka ndryshuar sistemi me kerkesen e shqiptareve qe nga 1992. Nuk jane si M. Shehu keta te sotmit….
Lexova komentin e Detarit dhe mu kujtua nje episod nga Jeta ime. Se pari personalisht me shqeteson fakti qe ne Shqiperi jane ndertuar shume Xhami si Kerpudha pas shiut:. Vij tani ne Teme . Ne Qytetin ku jetoj eshte nje Xhami pa Minare. Ne Austri me ligj nuk lejohet ndertimi i Minares ne Xhami. Eshte vetem nje e ndertuar me Minare. Qe ne kohen e Kajzerit Feja Myslimane u njoh zyrtarisht qe Qytetaret Myslimane te mos kishin Diskriminim nga ata Katolike , Protestane e Jude. Ne ate kohe Austria kishte ne zoterim edhe Bosnje e Hercegovine. Nje dite me ftoj nje koleg Turk ne Xhami per nje caj. Megjithse u lekunda,shkova. Kaluam nje koridor per te shkuar tek salla ku piej Caji. Ne te majte te hyrjes se salles ishte nje dhome si dyqan e mbushur ne rafte me zerzevate dhe ushqime etj. si ne Supermarkt. Pyes po kjo?! mu pergjigj: Shet Hoxha Produkte. Me berri shume pershtypje; natyrisht jo pozitive. Ne sallen e cajit kishte rreth 15 Besimtare. Pime cajin dhe u largova. Ne nje rast tjeter ne bisede me 3 Turq u them: Keni pase fat ne histori me Kemal (Qemal) Ataturkun. Ai ka bere shume per Turqine Moderne..Reaguan menjehere dhe e akuzuan Kemalin qe Brenda nje nate e ktheu Popullin Turk ne Analfabet qe ju ndryshoj me Ligj Alfabetin nga ai Arab ne ate Latin. Ju ktheva duke i pyetur se kush ja u ka mesuar kete; Hoxa ne xhami (se Turqit ishin brezi i trete apo i katert; lindur e rritur ne Austri). Hoxha eshte analfabet se Ai lexon vetem Kuranin u thashe jo pa qellim. Qemali me ligj pervec te tjerave ndau Shtetin nga Feja nje hap shume i guzimshem per kohen. (Duhet te theksoj se Turqit e kishin origjinen familjare nga pjesa Lindore e Turqise ne lartesite malore te Detit te Zi dhe nga Anadolli)..Turqit jetojne akoma me mentalitetin e Anadollit, por natyrisht ka shume Turq te Civilizuar e Evropianizuar.
Si puna e Mao Ce Dunit edhe Edi.
Mao thoshte “turbullo kthjello”
Edi thot “do bohet keq qe t bohet mir”
Rama ka te drejte te thote eshte me lehte te drejtosh nje vend te madh sesa te vogel. me taksat e 1 miljonve nderton nje shesh vete, e kenaqen 10 mije. me te nje vendi te madh nderton nje aerodrom e behen te kenaqur miliona.