Ambasada amerikane në Prishtinë: Kosova të pezullojë menjëherë taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës

25 Janar 2019, 15:17Rajoni TEMA

Ambasada amerikane në Prishtinë i ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të pezullojnë menjëherë taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës

Në vijim deklarata e plotë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara. Siç komunikoi Presidenti Trump në letrën e tij Presidentit Thaçi: ‘Ju nxis juve dhe udhëheqësve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me zë të unifikuar gjatë bisedimeve të paqës, dhe që të përmbaheni nga veprimet që mund ta bëjnë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje’.

Disa komentatorë dhe politikanë sygjeruan që statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe afërsisht i rreshtuar me Shtetet e Bashkuara, do ta mbrojnë atë nga gjitha pasojat e vendimeve të tij në arenën ndërkombëtare. 

Ne këshillojmë kundër të supozuarit se Kosova apo cilido mik tjetër i Shteteve të Bashkuara mund të ndërmarrë veprime që janë kundër interesave tona strategjike pa u ballafaquar me pasojat për marrëdhënien tonë bilaterale.

I bëjmë thirrje Kosovës dhe aktorëve të tjerë rajonalë që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit; paqës dhe stabilitetit rajonal; dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejtë integrimit evropian. 

Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnia është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur  procesin e Dialogut. Presim edhe nga palët e tjera të ndërmarrin masat e tyre konstruktive.

Sikurse ka treguar edhe historia e re, Kosova është e suksesshme kur bashkohet nga brenda dhe hyn në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces. 

Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat – gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve.

 Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale”. (TemA)

13 komente në “Ambasada amerikane në Prishtinë: Kosova të pezullojë menjëherë taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    mjere kolotrypida e suniteve se cdo te heq,gezuar ramazonin…………..

    1. "...nese gervisht sadopak nje grek shqipfoles, do te zbulosh Torrebythen qe ai fsheh mes veti..." says:

      Shqiptaret nuk urrejne greket, aq me pak kur mendojme se dy te tretat e «grekerve» jane shqiptare autoktone. Edhe grekerit (jevgjiter azie) shqipfoles si puna jote, (pavaresisht se çfare nickname ti perdor) nuk eshte se i urrejme, thjesht na vjen peshtire nga ju.
      Por duke e ditur veten se çfare kuforme e qelbur je, ke frike nga urrejtja e shqiptareve dhe ne zbatim te asaj qe citon nga Plato, nuk thua kurre te verteten, por vetem vjell vrer genjeshtrash, duke shpresuar se duke genjyer nuk do te urrehesh nga ne.
      E prapeseprape je njelloj i peshtire.

  2. vang says:

    Veprimet e Serbise ndaj Kosoves a nuk i minojne dialogun por vetem taksa po e minon????.Perse duhet ti hapim rruge Serbise dhe te jemi ne pozite inferiore sepse edhe vete marrveshja tregtare nuk i vendos ne pozita te barabarta KOSOVEN dhe SERBINE. …..AHERE?/

  3. Klimax says:

    Me sa duket Rama (qe kaq shume mbeshteti taksen 100%) me qeverine e tij do te takohen perseri ne Peje me qeverine kosovare te Haradinajt per te ………… pezulluar taksen 100%!!!!
    Ku shkuan premtimet e kercenimet pompoze te Haradinajt, fotot me Ramen me duart e bashkuara mbi flamurin kombetar te firmosur prej tyre, daullet nacionaliste e shoviniste ………….?!
    Mos valle do pyesin Erdoganin para se te pezullojne taksen?

    1. katarakti says:

      Tu be qefi e?! U gezove me ne fund!

  4. daja says:

    Kjo bie ere jo te mire …… Absolutisht ere jo e mire…..Kush nga udheheqesit shqipetare te tanishem ka shitur shpirtin e ka mizen nen kesule dhe e di vete… Historia e USA nuk eshte TRUMP …. Hapni syte o shqiptare …… Do jete vone kur te kujtoheni…..

    1. lani says:

      Aty eshte edhe Klinton edhe miq te deklaruar te shqiptareve ne SHBA. Nuk eshte e veshtire per t’i pyetur cfare mendojne per sa me siper!
      (e kam me Dajen qe thote se keshtu mendon ndoshta vetem Trump)

  5. beni says:

    A e kuptojnë kta çdo të thot integrim?
    As që bëhet fjalë që ju të bëheni europiane,duke uryer fqinjët!
    Tregti e lirë do të thot progres ekonomik,jeni të zotët çoni mallra dhe ju drejt Serbisë!
    Nacionalizmi,sidomos ai orjental izolon tërësisht integrimin e progresin ekonomik!
    Urrejtja është mekanizmi i mbajtjes së pushteteve,me gjoja patriotizëm dhe fshehja e hajdutllikut e krimeve nga njerzit e sotëm të pushtetit!

  6. Arbeni says:

    USA është miku me I madh I shqipetareve jo kurva Europe.Amerika I bën thirrje Kosovës që te anulloje taksen 100% ndaj mallrave serbe,por per veprimet kunder Kosovës a interesohet ambasadori amerikan?Serbia kjo bushter e kriminele e ndyre ka lobuar e po lobon tek disa republika bananesh me 20 mij banorë qe te heqin njohjet ndaj shtetit te Kosovës,apo siç ishte lobomi per mos tu pranuar në UNESKO apo në Interpol.Pra kriminelja me e madhe në Europe Srbija duhet te sabotoje perpjekjet e Kosovës per tu antaresuar në organizmat nderkombetar,ndersa Kosova te heshtë dhe te heshte e t’i falë territore Serbise bushter.E padrejte…!!!
    Por ndonjehere duhen bër kompromise per te fituar gjënë me te madhe,njohjen nga OKB.Jemi askushi dhe shanset per zgjidhje veshtiresohen.

  7. Amator says:

    Taksa 100 perqint provoi qe edhe Kosova mund te beje presion mbi Serbine. Deklarata per bashkimin e Mitrovices, gjithashtu i tregojne Serbit se po qe se ju do vazhdoni ne rrugen e vjeter dhe ne dime cte bejme po me metodat e vjetra. Qellimi i takses e beri punen e vet. Kosovaret i treguan botes se dine te bejne politike. megjithate cdo gje ka kufi. Para takimeve per arritjen e marreveshjes se Kosoves me Serbine, heqja e takses do i tregoje prape botes qe ne dime te bejme politike. Taksa mund te hiqet, perkohesisht apo me kusht. Taksa mund te hiqet duke i kerkuar Serbise qe dhe ajo te pezulloje veprimtarine destructive ndaj Kosoves. Ndoshta do ishte mire qe para bisedimeve Thaci dhe Hajredinaj te kerkonin nje deklarate te “deshires se mire” edhe nga Serbia, etj etj. Loja eshte luajtur shume mire, por arritja e marreveshjes eshte akoma me e rendesishme. Taksa mund te rivendoset (dhe jo vetem taksa), po qe se Serbet nuk do tregojne shpir kompromisi ne bisedime.

  8. katarakti says:

    Ne keto kushte, kur miqte e ruseve jane ne krye te Shtepise se Bardhe taksa duhet te hiqet formalisht. Por u duhet treguar vendi te gjithe atyre qe bejne tregti me Serbine. Qofshin tregtare me shumice, qofshin shites. Ke mall serb ne shitore?! Neser i ke kontrolloret financiare te dera, pasneser e ke dyqanin te djegur ose vitrinen te bere cope! Nuk ke çfare ben tjeter. Me duket se administrata e tanishme e Trumpit do t’i laje duart me Kosoven! Mos te harrojme se edhe gruaja e tij, (hoxha i nates, siç thuhet te ne) eshte sllovene. Qe jane dashamires me Serbine dhe armiq te betuar te Kroacise. Ne nje kohe qe shqiptaret njihen si vellezer (brata) me kroatet. Prandaj duhet vepruar me kujdes. Nga ana tjeter asnje kompromis per ndryshime kufijsh. Nuk mund t’i falet Serbise pjesa me e pasur e Kosoves! Me duket se tani nuk kemi me asnje aleat!

  9. Virusi says:

    Amerika eshte nje vend I madh qe interesohet per rajonin. Ajo nuk mbeshtet verberisht, qofte dhe miqte e tyre, perfshi kosoven. Interesi euroatlantik kerkon integrimin e gjithe ballkanit ne evrope, rrjedhimisht edhe te serbise. Perendimi luftoi per kosoven dhe prej 20 vjetesh ka disllokuar forca, ka harxhuar aty fonde financiare dhe politike. Kosovaret ta analizojne mire kete angazhim. Ramushi te mos beje te fortin, te behet serioz, te degjoje Ameriken e Jo avokat Ngjelen, te kuptoje realitetin, te bashkepunoje me presidentin e vendit dhe te vazhdojne bisedimet me serbine.

  10. Guazimondo says:

    Nqs kete e ka kerkuar USA duhet hequr . Heqja e takses formalisht edhe zvarritja e bisedimeve eshte gjeja me e mire per Kosoven, pasi ne krye te Shtepise se Bardhe jane njerez qe po punojne per Ruset. Hiqeni taksen edhe bejuni presion subjekteve qe importojne nga Serbia te nderrojne partnere ose gjithe Kosovaret te bojkojtojne mallrat Serbe . Zvarritja e bisedimeve derisa ky Orangutangu leshverdhe te largohet eshte gjeja me e mire. Large debate edhe nacionalizmave edhe sic thote nje shprehje: Sillu si pellumb edhe mendo si gjarper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje