Në Itali udhëheqësit e koalicionit qeverisës po e rrisin presionin mbi partnerët e Bashkimit Evropian, sidomos ndaj Holandës dhe Francës për të pranuar një anije humanitare me 47 emigrantë e cila qëndron e bllokuar disa kilometra larg një porti italian.
Anija e quajtur “The Sea Watch 3”, e cila drejtohet nga një grup humanitar gjerman, i mori emigrantët nga një gomone të shtunën jashtë brigjeve të Libisë.
Që nga ai moment anija ka lundruar nëpër erëra të forta e lartësi vale deri në 7 metra. Me pak hapësirë në bord, shumë prej emigrantëve janë të detyruar të qëndrojnë në kuvertë, strehuar nën një pëlhurë e gomuar, pothuajse pa ngrohje.
Duke pasur parasysh kushtet e vështira të motit, të premten roja bregdetare italiane lejoi anijen të ankorohet 2 km larg brigjeve të Sicilisë, pranë qytetit të Sirakuzës.
Por autoritetet italiane vazhdojnë të refuzojnë hyrjen e saj në një prej porteve të vendit.
Kjo është hera e dytë në një muaj që “Sea Watch” me emigrantë të shpëtuar në det, bllokohet duke mos u lejuar të hyjë një asnjë port. (voa)
Franca , Hollanda nuk marrin refugjate se po pergatiten per fluksin e Shqiptareve kur te versulen matane kufirit me 2025..me plaka e pleq, te semure dhe gjysem te vdekur, vetem e vetem per tu larguar nga toka e pellazgeve , jo diten por naten, me shi dhe furtune, debore dhe akullnaje…vetem e vetem te shpetojne nga Albanistoni i sales, metes, rames e luluse.
ITALIA KA SHUME TE DREJTE , ESHTE I VETMI VEND NE EUROPE ,QE PRET EMIGRANT NGA DETI PA FUND .
BRUXSELI BEN PRESION ,QE ASNJE EMIGRANT MOS TE LIHET NE DET TE HAPUR , POR ITALIA NUK MUNDET TE MARRI CDO DITE . SHTETET E TJERA DUHET TE HAPIN PORTAT PER AFRIKEN , DERISA NE AFRIK MOS TE MBETET ASNJE AFRIKAN .