Miratimi e Marrëveshjes së Prespës, BE: Athina dhe Shkupi shkruan një faqe të re për të ardhmen

25 Janar 2019, 15:41Rajoni TEMA

Pas miratimit të marrëveshjes për emrin e Maqedonisë nga ana e Parlamentit të Greqisë, kanë reaguar zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian.

Në një deklaratë të përbashkët të Presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, thuhet se që në fillim BE-ja ka mbështetur fuqishëm marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Duhej guxim politik, udhëheqje dhe përgjegjësi në të gjitha anët për të zgjidhur një nga mosmarrëveshjet më të forta në rajon. 

Të dyja vendet e kanë zënë këtë mundësi unike, e cila përcakton një shembull pajtimi për Evropën në tërësi dhe do të japë një shtytje të mëtejshme për perspektivën evropiane të rajonit”, thuhet më tutje në deklaratë.

Zyrtarët e lartë të BE-së më tutje thonë se presin hapat e ardhshëm proceduralë që çojnë drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes.

“Athina dhe Shkupi, së bashku, kanë shkruar një faqe të re për të ardhmen tonë të përbashkët të BE-së”, thuhet në deklaratë.

3 komente në “Miratimi e Marrëveshjes së Prespës, BE: Athina dhe Shkupi shkruan një faqe të re për të ardhmen”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    SYMFONI paqsore mes kristianesh paqsoresh,ne nje kohe kur mes sunitesh turq,syriane ,kurd e me gjere vazhdon gjakderdhja………………..gezuar ramazonin!

  2. Doktoraturat says:

    Shumica e parlamentit ne greqi votoj pro perendimit dhe pro amerikes.
    Kurse te ne doktoret e parlamentit unikal ne bote nuk votojne asgje.per te ardhmen e shqiptareve.
    Vetem grinden per pushtet midis tyre.

  3. GH says:

    Ti PLATO je megjithment nje idjot. Valle nuk jane pozita dhe opozita Maqedhonase qe gati u futen ne gjakederdhje dhe ishin Shqiptaret qe u bashkuna me “kristjanet” per te ndaluar gjakederdhjen? Si nuk e shef ti qe me kete veprim fare thjeshte ti mund te provoje shpirtin paqesore te shqiptareve, pamvarshisht nga feja e tyre. Ketu ne i dhame doren edhe Grekut sepse e dime qe greket nuk jane si ti. Ti je gjak i shprishur sunit dhe grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje