Mbretëresha e Britanisë, Elisabeta e Dytë, ka vlerësuar respektimin e pikëpamjeve të ndryshme për çështjen e Brexit dhe ka kërkuar nga deputetët që të gjejnë gjuhën e përbashkët në prag të votimit të dytë të planit të kryeministres për divorcin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Të enjten në mbrëmje gjatë fjalimit në prani të anëtarëve të ‘’Women’s Institute’’, sovrania 92-vjeçare deklaroi se ndërsa ne po kërkojmë për përgjigje të reja në këto kohë moderne, unë preferoj nga ana ime receta të sigurta, si të flasësh me respekt dhe të respektosh këndvështrimet e ndryshme, si të mblidhesh bashkë për të gjetur një kompromis mes palëve dhe të mos harrosh asnjëherë të mbash distancë.
“Natyrisht, çdo brez përballet me sfida dhe mundësi të reja“, tha ajo duke deklaruar se këto qasje ishin “të përjetshme dhe unë i përgëzoj për të gjithë“.
Por komentatorët thonë se komentet do të shihen si referim ndaj debatit të Brexit, me deputetët për shkak të votimit për marrëveshjen e kryeministrit për të lënë përsëri BE-në javën e ardhshme.
Deputetët e hodhën poshtë marrëveshjen javën e kaluar, por Britania e Madhe do të largohet më 29 mars pa ndonjë marrëveshje nëse ata nuk mund të bien dakord.
Por BBC deklaroi se kishte pak dyshime se Mbretëresha ishte “duke dërguar një mesazh“.
Mbretëresha politikisht është neutrale në rolin e saj si kryetare e Shtetit, por ndërhyrja e saj e cilësuar si elegante është e dyta brenda pak muajsh, kur është shprehur për nevojën për tolerancë.
Pa dyshim kjo ndërhyrje e fundit përbën dërgim mesazhi në debatin aktual politik në Britani, kur të martën e ardhshme, më 29 janar, do të votohet Plani B i kryeministres për Brexit.
Mbretëresha u tërhoq në fushatën për referendumin në vitin 2016, kur tabloidi “The Sun” njoftoi se një herë ajo i kishte thënë ish-zv/kryeministrit të asaj kohe, Nick Clegg se ajo besonte se Bashkimi Evropian po ecte në drejtimin e gabuar. Por, Organizata britanike për Standardet e Shtypit konkludoi se titulli i këtij tabloidi (“Mbretëresha mbështet BREXIT-in”) ishte jashtëzakonisht keqinformues.
Edhe këto ditë ka pasur sugjerime që Mbretëreshës t’i kërkohet që të luajë rolin e saj në kushtet e ngërçit të krijuar për Brexit,-in.
Madje, një nga politikanët më aktivë pro-Brexit, konservatori Jacob Rees-Mog, kërkoi që qeveria të pezullonte Parlamentin. Sipas tij, kryeministrja do duhej t’i kërkonte Mbretëreshës që ajo me kompetencat e saj të urdhërojë përfundimin e punimeve të Parlamentit për të penguar çdo ligj që do të frenonte Brexit,-in e që Britania të dilte pa marrëveshje më 29 mars e që procesi i Brexit,-it të mos shtyhej për më vonë, siç flitet se mbetet opsioni më i mundshëm nëse hidhet sërish poshtë Plani B i Theresa May të martën e ardhshme. (TemA TV)
QISH BRE
TASH PASKA NRYSHU MENIM