Nga Andi Bushati
Letra apel e plot 30 shkrimtarëve europianë (mes të cilëve edhe Ismail Kadare) që bëjnë thirrje për shpëtimin e një Europe që po merr flakë, mund të interpretohet nga një mori këndveshtrimesh të ndryshme.
Ajo mund të përndezë gjakrat e një europiani të djathtë, që nuk e gjen fajin e vetëm për këtë që po ndodh tek rritja e ekstremizmit, tek demagogët dhe populistët që etiketohen si fajtorët ekskluzivë të situatës aktuale, por që i shpjegon ato me kalimin e sovranitetit tek burokratët e pavotuar të Brukselit, me anashkalimin e qytetarëve të thjeshtë të vendit të tij dhe me zhbërjen e identitetit kombëtar, në emër të elitave kozmopolite të shkëputura krejtësisht nga realiteti.
Ajo mund të shihet me përçmim nga një besimtar i së majtës, pasi i bishtnon problemeve reale të krizës së sotme: akumulimin e pushtetit në duart e pakicës, rritjen galopante të pabarazive, qeverisjet e vëna në funksion të bankave dhe korporatave, këmbënguljen në politikat çnjerzore të frymëzuara nga teoritë neoliberale, të cilat sollën rendjen e më të pambrojturve drejt ekstremeve dhe zhgënjimin nga ëndrra fillestare e Europës.
Por, pavarësisht nga polemikat, nëse ky apel është në gjendje të rokë ose jo thelbin e krizës së sotme, ai mbart një mesazh disi të ndryshëm, por tejet të fortë për mbarë botën shqiptare.
Sepse në këtë moment, kur në të dy anët e mëdha të kombit tonë po gëlon debati i dialogut shqiptaro-serb, kur më shumë se kurrë, si zgjidhje e artë po serviret rivizatimi i kufinjve etnikë, kur si opsion final për fundin e të tëra problemeve po shitet bashkimi kombëtar, kur ideja e tij po përdoret si një shantazh nacionalist ndaj kontinentit të vjetër që rrefuzon të na pranojë në gjirin e vet, thirrja e 30 shkrimtarëve europianë jep dy mesazhe të forta.
I pari konsiston në faktin se “atdheu i dytë për të gjithë njerëzit e lirë të globit” është braktisur nga Amerika e Trump-it dhe rrezikohet nga Rusia e Putinit.
Mesazhi i dytë, edhe më i fortë, është se zgjidhja nuk gjendet tek thirrjet e demagogëve populistë për tu kthyer tek shpirti i kombeve, tek përkatësitë etnike, tek ngritja e mureve dhe tek fshehja pas kufijve nacionalë.
Por, kohët e fundit të gjithë ata që po propogandojnë coptimin e Kosovës dhe gjetjen e zgjidhjes së artë përmes shkëmbimit të territoreve, që krijojnë shtete etnikisht të pastra, po i mbështesin pikërisht këtu themelet e projektit të tyre të ardhshëm.
Ajo që thonë nën zë është se plani i tyre ka nga pas miratimin e Trump-it dhe Putinit. Ajo që e shprehin me gojën plot është se krijimi shteteve etnikisht të pastra mbetet shkopi magjik që do të zgjidhë të gjitha problemet.
Në këtë kuptim, letra e 30 shkrimtarëve të shquar europianë, edhe nëse s’bie ideologjikisht dakord me optikën e tyre, është një porosi e madhe për mbarë shqiptarët.
Sepse ajo përbën një apel për të parë drejt vlerave të përbashkëta të së ardhmes dhe jo për tu ngujuar tek zgjidhjet e provuara nacionaliste të së shkuarës, sepse ajo e sheh zgjidhjen tek triumfi i një identiteti të përbashkët europian dhe jo tek kthimi në “shpirtin e kombit” që propagandojnë demagogët populistë.
Pikërisht për këtë, ajo mund të lexohet si një shuplakë e fortë kundër të gjithë atyre që duan t’u imponojnë shqiptarëve (po aq sa edhe serbëve) zgjidhje që bien krye këput ndesh me idealin e një Europe që kërkojmë dëshpërimisht të përqafojmë.
Ik ore mbushu ti nipi i shokut husni! Mi gjirizi!
Prapë dole ti idjotNuk te kam lezuar por vetem te te themë:Nuk je kazan mediatikë sic ju etikojnë me pernëdhel por je një WC PUBLIKE MEDIATIKE PER NEVOJAT E POPULLIT NE RRUGË
o bushat, kjo puna e shpirtit te kombit varet si ta shohesh se lind pyetja po mire kur europa te jete bashk a nuk do quhet Kombi Europian i tipit federalist, ashtu sic quhet sot Kombi Amerikan( nje shtet federalist ) apo Kombi Rus ( gjithashtu nje shtet federalist). Pra, pse te quajm populiste vetem ata qe luftojn per kombin nacional e mos quajm populiste ata qe luftojn per kombin federalist. Kjo pune bie ere dhe mesa duket konfliktet midis elitave boterore qe vendosin fatet e Globit dhe luftojn se kush do kontrolloje kë, do shkaktoje konflikt te ri global. Amerika u be ky shtet federalist qe eshte sot pasi kaloi nje lufte te pergjakeshme, Rusia po ashtu, Europa nuk ka pse te beje perjashtim. Do ekzistojne gjithmone forca qe nuk duan te humbasin kontrollin dhe statukuone ekzistuese dhe do kete gjithmone rryma te reja qe do duan te permbysin realitetin ekzistues per te sjelle ne jete nje forme te re sundimi ku ata te jene sundimtaret e rinj dhe perfituesit e resurseve dhe burimeve natyrore e njerezore te territorit qe do kene nen sundim, ne kete rast te vendeve qe do perbejne Shtetin Federal Europian. Ndersa ne lidhje me ndarjen e Kosoves doja te thoja qe shqiperia u njoh shtet sovran pasi Londra ia hoqi gjysmen e territorit shqiptareve etnike, tani po perseritet e njejta histori por kete rradhe me njeren prej pjeseve me te medha qe ju shkeputen kombit shqiptar Kosoven. Po tentohet te blihet pavaresia e kosoves me dhenien serbise te nje pjese te kosoves. nqs kreret shqiptare bien dakord me kete logjike ath ne si shtet e si komb nuk duhet te ham mut kot e te vazhdojm te qahemi per konferencen e londres qe na la copa copa, sepse po pranojm qe te blejme paqen me serbine me logjiken e konferences se londres. shqiptaret nuk kane troje dhe hapesira te tilla qe te mund te falin majtas e djathtas, ne nuk kemi hapesirat e kines, rusise, apo shteteve te tjera te medha gjeografikisht, Rusia eshte gjigande dhe shkon e ben lufte me gjeorgjine per nje bythe oseti te veriut apo te jugut nderkohe qe kosova sa nje pic bythe si territor paska toke per te dhene veresie.
Edhe nje sahat i prishur e jep oren e sakte dy here ne dite! Ashtu edhe ti zoteri , qellon qe te jesh i sakte ndonjehere ne interpretimin e punes se te tjereve ( se punen tuaj nuk e njeh kush dhe nuk eshte i zoti ta percaktoje kush) ! Por fakti qe nje here ne 100 qellon ne shenje nuk te jep besueshmeri. Nuk keni aspak besueshmeri , as si intelektual e as si demokrat ( pd-ist mbase dhe je ) ! Dhe per here te pare do perdor (edhe pse jashte deshires time) termin qe u ka gjetur kryeministri i vedit: KAZAN (e meriton plotesisht)!!!
Komplet dakord me you Eraldo. Ky eshte kazan.
Kurr nuk do formohet nje komb i ri Europian.
Para se te marri pjese ne Perlamentin Europian francezi i thete miremengjesi Napoleonit kurese Gjermani Bismarck-ut.
Ka shtet federal por jo komb federal.
Kjo tregon dijen tende ” te madhe”, qe e ke treguar edhe kur flet per Perandorine Osmane apo edhe Turqine.
Kjo qe thua ti me lart do vlente per Francen dhe Gjermanine e viteve 1900, jo sot ne 2019.
Franca dhe Gjermania jane shtete shume multi etnike dhe te degjeneruara nga ana kulturore dhe morale.
as 1% e francezeve dhe gjermaneve nuk e bejne ate qe thua ti.
Injoranca e shume shqiptareve eshte teper e madhe.
përparësi e shqiptarëve duhet të jetë shteti kombëtar. përrallat internacionaliste të bushatit dhe jo vetëm janë kundër interesave të shqiptarëve. vetëm shtetet kombëtare janë të afta të ,mbijetojnë dhe të përparojnë. gjithë shtetet shumkombëshe u shpërbënë dhe vazhdojnë të shpërbëhen. bashkimi evropian,nqs do eksistojë, do të jetë vetëm si një shoqatë bashkpunimi midis shtet-kombeve evropiane. nqs do federalizohet do pësojë fatin e bs-së. prandaj shoku sorrosist bushat, kot leh! ty të vjen inat që rama po shikon drejt bashkimit kombëtar ,sepse si duket e kuptoi që integrimi evropin është pallavër,ashtu si internacionalizmi komunist, ndërsa pd-ja që vetquhet e djathtë vazhdon me internacionalizmin evropian rama është i vetmi i djatht në shqipëri. udheheq një parti me prejardhje të majtë sepse në shqipëri nuk ka të djathtë !
E kishe shume te sakte deri tek rrjeshti i 4tr pastaj e dhjeve kur permende Ramen.
Nuk e di a je fresisht apo i ridhjerjes, por ta dish nje gje ti dhe te tjeret ketu, ti thuash Bushatit soroist e Rames nacionalist eshte gjejam me qesharake ne bote, sepse nese ka njeri te sponsorizuar nga sorosi ne Shqiperi, ai eshte Rama.
Sa per Ramen qe do beje bashkim kombetar, une nuk e di sa idiot mund te jesh more burr???
Rama eshte duke i bere genocid shqiperise cdo ditem, dhe shqiperia nuk ka asnje kapacitet ushtarak dhe ekonomik per bashkim, qe ky mund ta krijonte po te donte per 6 vite.
Asnje parti politike ne shqiperi nuk mund te beje bashkimin sepse jane te gjithe plehra te grades se pare.
duhet nje arti apo levizje e re, kaq di te them une.
Une jam plotesisht dakort ne krijimin e shteteve unietnike. Shtetet multietnike apo shumefetare rrezikohen gjithmone nga lufta civile. Kini parasysh Libanin dhe Bosnjen dikur dhe Irakun dhe Sirine sot. Perendoria britanike, para se te dorezonte vendet qe kishte kolonizuar u “kujdes” qe çdo vend te perbehej nga 2 – 3 kombe te ndryshem. Me qellimin perça e sundo. Vetem Zvicra e krijuar si nje konfederate ku kantonet kane te drejta pothuajse shteterore ben sot perjashtim. Thene kete une do te isha dakort plotesisht qe te gjithe tokat e populluara me shqiptare te bashkoheshin me Shqiperine dhe te gjitha ato te populluara me serbe te bashkohen me Serbine. Por, problemi eshte se Mitrovica e Veriut e siper me pasurite e saj ujore dhe minerale eshte pjesa me e pasur e Kosoves. Ne kete menyre Kosova humbet shume. Pra nuk i leverdis ky shkembim territoresh.
Ku eshte komenti im ketu?