Shqiptarët si pushtues në Shqipëri dhe puthja sovjetike e armikut Nikita Hrushov

26 Janar 2019, 14:13Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Plot 60 vjet më parë, në kohën kur burrat komunistë të politikës lindore putheshin në buzë me njëri-tjetrin, Enver Hoxha i dha shumë puthje sovjetike në buzë Nikita Hrushovit. Shefi i Kremlinit erdhi e iku nga Tirana në maj-qershor të vitit 1959 duke shkelur jo mbi tapet të kuq, por mbi petale trëndafilash.

As ai dhe as Hoxha nuk e dinin se vetëm një vit më pas, stina e dashurisë shqiptaro-sllave dhe mëria mes palëve do t’i zëvendësonte me kaktus trëndafilat. Divorci ideologjik ishte arsyeja që, çfarë kishte thënë kryesovjetiku nëpër Shqipëri, të shihej me shumë armiqësi.

Edhe këshillat për zhvillimin ekonomik të vendit, që Hrushovi i shpërndau si karamele nëpër Shqipëri. Një nga to kishte të bënte me ftesën për të zhvilluar industrinë e lehtë dhe ushqimore në vend të asaj të rëndë dhe një tjetër ishte propozimi për të mbjellë agrume në vend të drithrave. “Sa grurë do Shqipëria në një vit, aq hanë minjtë në hambaret sovjetike”, tha Hrushovi në vendin e shqiponjave krenare.

Shqipëria e Hoxhës nuk bëri as njërën dhe as tjetrën, por rendi si pulë pa kokë drejt kokrrës së misrit. E izoluar për dreq nga njerëzia dhe e drejtuar nga marrëzia, veç të tjerave, dreqosi edhe çdo marëdhënie të njeriut me natyrën; në vend të limonave dhe portokalleve, kërkoi të prodhojë vetëm bukë dhe atë traktorin e kuq me zinxhirë, model i viteve 30-të, që nuk i hynte në punë as dreqit që ecën nëpër gurë. Koston e izolimit tragjik e paguajmë ende sot kur jemi të lirë të lëvizim përtej kufirit, por rrimë brenda të njëjtës mendësi komuniste të zhvillimit të vendit. Pa pasur pothuaj asnjë ndryshim nga mentaliteti që paguan me miell për çdo lloj krundeje.

Një nga mitet më jetëgjatë për sukseset e komunizmit në Shqipëri kishte të bënte me bukën e përditshme. Garantimi i bukës në një vend të varfër si Shqipëria, konsiderohej si vetë kuptimi tërësor dhe synimi kryesor i jetës. Propaganda naziste e komunistëve të djeshëm për tharjen e kënetave apo kthimin e kodrave dhe maleve në toka buke, sa për të marë një shembull, ishte kaq agresive sa mbijeton edhe sot në forma të tjera; duke zëvendësuar ankthin për bukën me makthin për paratë.

Nëse dje, në emër të bukës, justifikohej çdo marrëzi kriminale në zhvillimin e vendit, sot në emër të babëzisë për para, çdo krim i marrë mjedisor tregtohet si politikë zhvillimi.

Tharja e kënetave të djeshme shkatërroi ekosisteme shekullorë dhe zëvendësoi peshkun, ngjalat dhe gjahun tjetër me grurë e misër.

Hapja e tokës së bukës në kodra e male i shpyllëzoi ato, prodhoi vetëm për dy-tre vjet pataten që komunistët e shisnin edhe si bukë, edhe si gjellë dhe më pas ju dorëzuan në mënyrë të pakthyeshme erozionit. Duke krijuar peisazhet e trishtuara të maleve tona, si një kujtesë se budallallëku njerëzor nuk ka fund.

Kapitalizmi kaotik dhe gjithashtu budalla shqiptar ka bërë të njëjtën gjë. Babëzia e lemerishme i është turrur çdo lumi, përroi, proske apo vije uji për të ndërtuar hidrocentrale me të njëjtin rezultat,  shkatërrimin e ekosistemeve shekullore dhe duke dëmtuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. E njëjta histori me kërkimet për naftë apo dhe me vetë ndërtimet makabre të bëra kudo nëpër bregdet.

Kërkojmë turizëm, por shkatërrojmë të vetmen ofertë turistike që mund t’i afrojmë turizmit: një cep toke e deti ende të paprekur. Mbjellim erë për të korrur uragane dhe ujisim shi për të vjelë breshër! Fatmirësisht Firencja është aty ku e ndërtuan matanë Adriatikut sepse sikur të kishte ardhur e gatshme kësaj ane të të njëjtin det, sot do të ishte ajo si Tirana dhe Arnoja si Lana.

Por tashmë, nguti shqiptar për të prodhuar shkrepse për t’i vënë zjarrin çdo pylli, ka ardhur në momentin e moskthimit. Zagoria, Divjaka e Karavastaja, Valbona, kanionet e Holtës, Osumit, Vjosa e kudo tjetër nga jugu në veri të vendit, janë apeli që bëhet sot për të mos humbur nesër edhe atë çfarë ka mbetur.

Edi Rama reagoi menjëherë e siç duhet edhe në rastin e Zagorisë, edhe në rastin e kanioneve të Holtës, mbas paralajmërimit të Taulant Ballës e deputetëve të tij të Elbasanit. Lipset që sot ai të bëjë diferencën me ata që janë ulur përpara tij në karrigen që drejton vendin. Dhe të kuptojë se në një vend si Shqipëria, shpesh është më e rëndësishme jo ajo që bën mirë, por ajo që nuk lejon të bëhet keq!

Vendimmarrja politike duhet vendosë përfundimisht se cila është e nesërmja që do të projektojë për shqiptarët ende të palindur, që janë bashkaksionerë në çfarë Perëndia i fali këtij vendi.

Shqipëria do të ekzistojë edhe mbasi të ikin e të harrohen gjithë ata që kanë qenë qeraxhinj të pushtetit në vend dhe e kanë trajtuar vendin me egërsinë e pushtuesve të dikurshëm.

Por me siguri ata që do të vijnë, brezat e ardhshëm, do të thonë me trishtim për paraardhësit e tyre: pushtuesit të paktën iknin dikur, por marrëzia e shqiptarëve që u sollën me këtë vend si pushtues të egër, do të mbetet shenja e turpit për të gjithë!

Ka disa vargje ironike të hershëm që këndohen në shumë variante, por që në pak a shumë thonë: Morëm malet të lëftojmë/ për liri e për Atdhe/ ku ta dinja un’ i mjeri/ që armiku ish’ me ne!

Sot kur makutëria, babëzia dhe padija konkurojnë me njëra – tjetrën se kush i jep puthjen e Judës Shqipërisë, ja vlen të kujtohet se puthja sovjetike e Hrushovit 60 vjet më parë për Hoxhën, në thelb nuk ishte thjesht një gjest dashurie mes burrash, por një dëshmi tronditëse se Nikita i stepave sllave, e kishte kuptuar këtë vend më mirë se pushtuesit e tij shqiptarë. (Javanews)

17 komente në “Shqiptarët si pushtues në Shqipëri dhe puthja sovjetike e armikut Nikita Hrushov”

  1. Gëzhuta says:

    Mirë o miss buzëqeshje
    Po ti ku e fut vehten
    Në qiraxhinjtë e pushtetit(Jo të medias)Apo në xhestin e nikitës
    Ndrysho në fillim konceptin për vehten pastaj përcaktimin për të tjerët
    O top druri
    Pamvarësisht gabimeve të bëra shoqëria shqiptare shkon gjithmon përpara ndoshta jo më të njëjtin temp të botës
    Po ecën
    Dhe armiku i këtij vendi nuk jemi në po ju që me dëshirën për të shitur pordhë ndini gjithçka të mirë të ndershme të bërë nga njerzit e punës
    Sa më pak dëngla të shkruash aq më mirë për vendin
    Dhe shife sa pak komente merr
    Njerzit përtojnë të të lexojnë se je bo si buça e fshatit që nuk ka zot po leh për tju thënë qeve se o aty në rast nevoje

  2. Monkey says:

    Tharja e kënetave ishte budallallëk ? Shko thuaja myzeqarëve. Pse gënjen kur thua që nuk u mbollën agrume ? Pse gënjen kur thua që u shpyllëzuan malet e kodrat ? Pyjet që thua se u prenë në kapitalizëm, ku u gjetën kur në komunizën qenkan shpyllëzuar ? Ke 28 vjet që ha bukën qyl akoma me pasuritë që u ndërtuan e grumbulluan në komunizëm. 40 vjet zgjati komunizmi, 30 vjet po shkon në kapitalizëm, cfarë është ndërtuar ? Ministër i Mbrojtjes ai që u nda nga jeta pardje, e punoi si roje objekti në Greqi se nuk kishte mend si të vidhte po si të fuqizonte ushtrinë, po ministrat e kapitalizmit ku i ke ? Po ti këtë kohë do, se me një shkrim e more rrogën për një muaj. Në fillim ia merrje Ilir Metës, tani edhe Edi Ramës, se qingji mirë pi në dy nëna.

  3. Pajdhany Me čibuk says:

    Pirdh pa gajle o nazik
    Pirdh se pjerdh porsi muzi
    Esht kjo ajo kenga e re avaz i vjeter.
    Ksjtu ka qen gjith perndimi dikur.
    Por ju deshen autostrada fabrika qytete industrira madje edhe arm atomike..
    Dhe esht ky perndimi tash.
    Edhe shqiptart n rrug t perndimit shkojn sipas kongs e dum shqipnin si krejt juropa

  4. zenelaj says:

    Mr Lorenci sa leke i ke fut sot me kete shkrimin ,sa lek merr kur ben figurantin e bythlepiresin ne ekranin e Fevziut kur vjen Sala dhe gati gati prisheni prej kenaqesise qe perjetoni kur ai ju tregon pa ja bere terr syri gjithe bemat e tij antishtet e antipopull e ju sguxoni dot ti beni qofte dhe nje nderhyrje te vogel ndersa per ti bere ndonje pyetje apo kundershti as qe e coni ndermend se sja u mban prapanica e trashur me parate e fituara qyl.Mos na bej historine e komunizmit se e kemi jetuar dhe ate te ketyre 30 viteve se po e jetojme serisht.Keto mendime deshmi e perfundime mos i hidh ne leter e laptop por merre guximin e beja ballasi shkaktareve te ketij holokausti qe po perjeton shqiperia e shqiptaret,ku nuk futeni ju te kazanit e vetquajturit analiste.

  5. antifashisti says:

    Bravo Llorenci,se me kete shkrim po tregon se je nje shpifes,qe punon per buken e gojes e jo te verteten!
    Asgje nga ato qe shpif ti nuk jane te verteta!
    Pyjet,bregdeti,taracat me peme frutore,ullishtet,serat,kanalet vaditrese e kulluese,drenazhimi i tokes bujqesore,rendimente e larta ne prodhimet bujqesore,dhjetra miniera,fabrika,uzina,kombinate,hidrocentrale,stadiume,fusha sporti ne cdo shkolle e lagje,lulishte pa fund ne qytete,ndermarrjet e bonifikimit,te ujrave,pyjore etj mbillnin miliona peme ne vit, ruanin token nga erozioni etj,por ti je kalemxhi i oligarkeve kriminele,ndaj hedh poshte djersen dhe gjakun e nje populli te tere!
    Krahasoji te gjithe treguesit e asaj kohe me keto te sotmen po ta mbajti,o merhum idiot!

  6. IVONI says:

    .. c`fare jane keta “kerma” , c`jane keto shkrime ? Te quash gabim tharjen e kenetave e mocaleve , burim te semundjeve vdekjeprurese te malarjes , eshte “mungese truri ” ..! C`fare kujtoni ore truthare se duke sharre ate rregjim vertet te popullit do te fitoni simpatine e botes ku sundon imperializmi .. ?! Nuk u ngopet me rrenimin e plote te vendit me sabotimet , vjedhjet shkaterrimit , nuk u ngopet me propaganden e poshter te se ashtuquajtur “zeri i amerikes” etj etj ..? nuk po ngopeni as tani qe ne vend te “shqiponjave ” keni “vdekjepruresit” e NATO-s ..?! .. Mos doni te shisni mend kur ato ju mungojne ..?!

  7. dukaqoti nga Memuçi says:

    ouuu ja dhe ky hrushoviani oreve te fundit,…
    mire gazetar po na qenka dhe si historian pa le
    o Vangjel po konkuron Muçin keshtu, kush te duket me i ditur ?
    po rri o lumadh, c’a e krruan kot

  8. Roland says:

    Verdalle e verdalle i bie ky gerdalla….

  9. Sali Rame Berisha says:

    Komunistet i bene gjemen vendit! Shkaterrimin qe i beri Dulla vendit nuk ja beri dot asnje pushtues! Kur isha i vogel andej nga jam une ishte nje pyll me gorrica te varieteteve te ndryshme! Andej e kaloja vjeshten! Ngrihesha ne mengjez dhe mendjen e kisha te shkoja tek ai pyll i vogel,. Nje dite me directivat e Dulles dhe karllikun e publikut lokal filloi shkulja me traktor. Nuk ka mbet ashnje gje! Nuk prodhoi ashnje kile grure sepse toka ishte argjilore. Dulla iku. Vepra e tij makabre ngeli. Ai pyll nuk vjen me.

    1. Ti ore majmun me emrin sali karaxhici mendjen e ke te gorricat dhe te dhite ne shpella prandaj e le pyllin dhe duartrokisje per enverin.
      Edhe sot shkatrrove nje Shqiperi te tere per ti bere milioner femijet e tu shimpaze.

  10. nexhat says:

    Puthja e Nikita se eshte si puthja tende qe I bene prapanices se Rames per nje grushte para, sikurse I bejshe Metes dhe LSIse kur ishte ne pushtet.

  11. marku says:

    Vetem bretkocat dhe mushkonjat mund te ankohen per tharjen e kenetave !

  12. XXX says:

    Analistet kalojne ne orgazem jo vetem kur jane tek Fevziu, por ne cdo tv tjeter, se paguhen sipas pozicionimeve ne parti

  13. olimpia says:

    Monarkisti filomusolinian,gazetari me fame boterore Montaneli ka percaktuar me mire ,me sakte ,me reaisht periudhen 45 vjecare te socializmit ne Shqiperi,…….transformimi i vendit nga feudalizmi ne epoken moderne…bashkimi per here te pare i vertete i shqiptareve te ndare ne fise,bajraqe e cifligje,…ngritja e nje industrie ,bujqesie ,arsimi dhe kulture europiane…etj.Mjafton te shkosh ne Wikipedia dhe te lexosh se si u shndrrua vendi nga 44 ..ne 90..n.Ndersa ky gazetar injorant shkruan idiotizma per te gjetur argumente per mbrojtjen e mjedisit.Sepse nuk eshte ne gjendje te kuptoje qe nje vend mund te zhvilloje industri,infastrukture ,bujqesi,turizem edhe duke mbrojtur mjedisin me ligje dhe shtet te forte.Ka ardhur urgjent koha qe te rinj me formim perendimor te spostojne te gjithe kete llum politik ,mediatik ,drejtesine ,trupin mesimedhenes ne te gjitha nivelet qe per fat te keq kane mberthyer vendin si nje bllok primitiv kriminal.Degjova ministren e re te aresimit Besa Shahini dhe menjehere dallohet formimi i plote perendimor,epersia ne logjike,pjekuria ne gjykim,ne raport me shume politikane edhe te rinj por te ushqyer me berishizem,primitivizem feudal qe mbartin ish pinjollet e feudaleve,tribalizem krahinor apo militantizem idiot.Dhe pavaresisht nga cthuhet ,mendoj se Rama po bvepron drejt me afrimin e yte rinjve.Shpresoj se koha do ti jape te drejte.

  14. DRENICA E KUQE says:

    Sipas analizes tuaj, po del se vazhdimisht pushtues te Shqiperise jane vetem “shqiptaret” (Perjashtim ben Enver Hoxha me PPSH), te cilet, si u puthen me sovjetiket, si u puthen me ruset, si u puthen me jugosllavet, si u puthen me italjanet, si u puthen me greket, si u puthen me bullgaret, si u puthen me serbet, si u puthen me inglizet, si u puthen me francuzet, si u puthen me…, pushtues te Shqiperise e sundues te shqiptareve po dalin!…

    DRENICA E KUQE

  15. student i vjeter says:

    te quash gabim tharjen e kenetave, do te thote te jesh i semure mendor.

    keshtu qe, gjithcka qe shkarravit nje i semure mendor, nuk vlen te komentohet.

  16. besa says:

    Lorenc, burri bie dhe ngrihet vetem nga nje llaf ose nga nje bemje (veprim), pavaresisht se sot ka burreca ose kurvare dhe kurva. Lexova sot ketu tek Merua qe paskeshe puthur doren e Janullatos dhe te vendosa ne listen e te ikurve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje