Një nënë e njohur për këshillat që u jep prindërve se si të sillen me fëmijët, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke rrahur brutalisht birin e saj.
Olga Shvetsova, 31-vjeç, është filmuar duke shqelmuar dhe goditur djalin e saj 6-vjeç në këndin e lodrave në një qendër tregtare në Ukrainë.
Blogerja ukrainase u ndal vetëm atëherë, kur një punonjëse e këndit të lodrave vrapoi për ta shpëtuar djalin e saj Vitalik.
“Ajo bërtiste të urrej. Sillej si e çmendur.
Ajo e godite me shqelma në shpinë të birin”, ka deklaruar një dëshmitar që kishte mbetur i shokuar me veprimet e kësaj gruaje, që këshillon të tjerët si duhet të sillen me fëmijët kurse në publik e dëshmoi të kundërtën. (TemA)