Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka thene se raportet mes Prishtinës dhe Beogradit janë në një fazë të ngrirë.
Vuçiç kujtoji se problemi mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të krahasohet me atë që se fundmi u zgjodh, mes Greqisë dhe Maqedonisë.
“Problemi ishte vetëm për emrin. Problemet tona me Prishtinën janë se raportet tani janë në një fazë të ngirë”, ka thënë ai.
Sipas Vuçiç, palët dëshirojnë të gjejnë një zgjidhje, mirëpo se problemet nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën.
Presidenti serb tha se 22 nga 27 vendet e BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe në një situatë të tillë sipas tij, interesat e shqiptarëve dhe palëve tjera luajnë rol të rëndësishëm.
“Ka interesa edhe të palëve të tjera, interesa të shqiptarëve, mirëpo edhe interesa ë fuqive të mëdha të cilat nuk duan ta zgjedhin problemin. Ka edhe të tjerë që thonë se duhen ta çojnë në fund procesin e bërjës së shtetit dhe se janë të gatshëm ta paguajnë çmimin. Në këtë rast, unë i pyes serbët, sa kemi paguar në të kaluarën për shkak të politikave të gabueshme?”, ka thënë Vuçiç.
Theksojmë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë hyrë në një fazë tjetër që prej vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe. Beogradi me ngulm kërkon kthimin prapa të këtij vendimi, teksa ka kushtëzuar edhe vazhdimin e dialogut.
Sërbia duhet të njohë Republikën e Presevo.
Bojkot te mallrave te gjithe atyre vendeve qe diskreminojne Shqiptaret..
idiot i lindur, 22 vende e kane njohur ,ato 5 te tjerat jo, per interesat e tyre,ky kerric i shikon boten mbrapsht.
Jo o kriminnel. Europa njohu Ilirine por me gjysem zeri. Qellimi nr 1 i Amerikes dhe Europes ishte dobesimi dhe zvoglimi i Serbise.
Nuk kuptoj ça ka me Kosoven, kosovaret jetojne ne Kosove, serbet ne Serbi, ku eshte problemi serbo medhenj? !