Greqia pas votimit të “Prespës”, qytetarët: Votimi, tradhëti e lartë

26 Janar 2019, 12:10Rajoni TEMA

Pavarësisht protestave të ashpra dhe përplasjeve me forcat e ruajtjes së rendit, Parlamenti grek më në fund ratifikoi marrëveshjen e Prespës, duke pranuar emrin e ri të Maqedonisë, si Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Është një ditë historike për Ballkanin, pas historisë së tyre të gjatë me luftra, konflikte, mosmarrëveshje dhe urrejtje nacionaliste. Ne po kthejmë faqe dhe po krijojmë hapësirë për paqe, bashkëpunim, miqësi, solidaritet dhe mirëkuptim reciprok”-deklaroi kryeministri grek, Alexis Tsipras.

Lideri i opozitës ndërkohë, Mitsotakis u shpreh kështu në parlament gjatë debatit që i parapriu ratifikimit të marrëveshjes: “Linja nacionaliste e mbajtur prej dekadash tanimë po braktiset. Zoti Tsipras tha “PO”, aty ku të gjithë paraardhësit e tij kishin thënë “JO”. Ai është i vetmi që e di pse-në e kësaj, dhe ky mund të jetë fillimi i telasheve të reja”. Edhe grekët e thjeshtë duken disi të mërzitur nga marrëveshja.

“Për këtë çështje kaq të madhe nuk u mbajt referendum, gjë që është negative, pasi nuk i japin rëndësi opinionit të popullit grek”-shprehet një rezident i Athinës.

“Unë mendoj se grekët janë shumë të zhgënjyer dhe të mërzitur sot. Unë skam qenë asnjëherë fanse e zotit Tsipras dhe ndihem e tradhtuar.

Është një turp i madh”-shprehet një banore tjetër. “Ndihem i tradhtuar, besoj se kjo e sotmja ishte një tradhti e lartë. “Ata brenda në Parlament nuk përfaqësojnë njerëzit”-shprehet dikush tjetër.

4 komente në “Greqia pas votimit të “Prespës”, qytetarët: Votimi, tradhëti e lartë”

  1. ME EMER says:

    .. ZOTERRINJ TE TEMES , BEHET FJALE PER “RREMBIM FRRONI “, PASI NUK KA ASPAK TRADHETI ..! TE GJITHA JANE TE SHKRUARA DHE DUHET TE LEXOHEN DREJT ..!

  2. vang says:

    E mira eshte qe popujt te harmonizohen midis tyre por jane disa gjera qe ja prishin shijen kesaj harmonie.P.SH.::;;Si eshtee mundur nje popullsi qe banon ne nje pjese te ish Maqedonise se lashte te jene sllave dhe te vetepagezohen maqedone.Me fiset maqedone vetem shqiptaret dhe greket mund te thuren.Por akoma me qesharakja eshte kur gjuha e tyre SLLAVO-BULLGARE pagezohet si gjuhe maqedone.Keto mashtrime monstruoze te Titos sjellin aq devijime te demeshme per popujt e tjere dhe per vertetesine historike.

  3. Dash says:

    Keta jane keq fare , lavazh truri i thone sot..

  4. Ergys says:

    Greket jane njerez shpellare te pacivilizuar.Ciprasi u mundua te hapi perspektiva te reja,por shtetasve greke u vjen per shtat perplasja me civilizimin jo paqja.Atje sundon kisha e zeze greke qe ka uzurpuar kishen tone te Fan Nolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje