Mirëdita Maqedoni e Veriut!

25 Janar 2019, 17:15Rajoni TEMA

Në një atmosferë protestash nacionaliste, parlamenti grek miratoi të premten marrëveshjen historike me Maqedoninë fqinje, pas shumë ditësh debate të nxehta.

Nga Sinisha Jakov Marushic

Parlamentarët grekë të premten mbështetën ratifikimin e marrëveshjes shumë të diskutueshme që është projektuar t’i japë fund mosmarrëveshjes së gjatë mbi emrin e Maqedonisë. Në votimin që përfundoi në orën 14:30 më orën lokale, 153 deputetë nga partitë në pushtet dhe nga disa parti të opozitës në parlamentin me 300 vende miratuan marrëveshjen, të cilën Maqedonia tashmë e ka miratuar. 146 deputetë votuan kundër marrëveshjes.

Ratifikimi nga ana e Greqisë shënon aktin përfundimtar të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, pasi Maqedonia më 11 janar ndryshoi kushtetutën e saj, duke lejuar ndryshimin e emrit të vendit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Në këmbim të ndryshimit të emrit të saj, të cilin Greqia e kundërshtonte, Greqia ra dakord të heqë bllokadën e saj mbi ofertat e pranimit të Maqedonisë në NATO dhe në BE. Ratifikimi i marrëveshjes në Athinë është një fitore e rëndësishme për kryeministrin e majtë grek Alexis Tsipras. «Ne jemi një hap përpara një ngjarjeje historike», tha kryeministri Alexis Tsipras të enjten një ditë para votimit.

Ai tha se dështimet e mëparshme për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë e kishin privuar Greqinë nga kapitali i çmuar diplomatik dhe akuzoi partinë konservatore të opozitës Demokracia e Re, e cila kundërshton marrëveshjen, se po tregohej hipokrite. Kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, tha në fjalimin e tij në parlament para votimit të enjten se marrëveshja ishte një «mposhtje kombëtare» dhe një «fushë e minuar» që pasi të ratifikohej, do të ishte e pamundur të hiqej dhe e vështirë të ndryshohej. Ai shtoi se nëse zgjidhet kryeministër, ai do të mbajë të drejtën për të bllokuar pranimin e Maqedonisë në BE në çdo kohë.

Para votimit, kreu i Grekëve të Pavarur Panos Kammenos, i cili e la koalicionin qeverisës më herët këtë muaj për mospajtimin e tij me marrëveshjen e emrit, e akuzoi Tsiprasin se po përpiqej të shpërbënte partinë e tij. Një grusht ish-anëtarësh të partisë së Kammenos, siç pritej, siguruan mbështetjen kryesore për miratimin e marrëveshjes. Gjatë debatit parlamentar tre ditor para votimit, edhe në rrugë pati një atmosferë të tensionuar. Të enjten në mbrëmje, mijëra kundërshtarë të marrëveshjes së emrit u mblodhën në Athinë për të protestuar dhe përleshje të vogla me policinë u raportuan përpara parlamentit.

Në një incident, një grup protestuesish shkruan «Maqedonia është një tokë greke» jashtë shtëpisë së ambasadorit të SHBA-së Geoffrey Pyatt në Athinë, tha policia. Në një incident tjetër në Katerini në Greqinë Veriore, gjithashtu të enjten në mbrëmje, tre policë u plagosën dhe 11 protestues u arrestuan në një përleshje në një kordon policor që nuk po lejonte një turmë njerëzish që të mbërrinin në shtëpinë e deputetes së aleancës qeverisëse Elisavet Skoufa. Pas ratifikimit të marrëveshjes, parlamenti në Athinë pritet së shpejti të miratojë ofertën e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO nën emrin e ri. Nëse kjo ndodh, Greqia do të jetë anëtarja e parë e NATO-s që bën një lëvizje të tillë, në një proces që pritet të përfundojë me Maqedoninë që bëhet një shtet anëtar i ri i NATO-s.

4 komente në “Mirëdita Maqedoni e Veriut!”

  1. ME EMER says:

    .. 152 deputete votuan” pro “. ore gazetare ..!

  2. E Bej says:

    Elladha e shkrete, nuk mjafton Vorio Epiri tani na doli edhe Vorio Maqedhonia. Ti tha kanume tora?

  3. Kuq e zi says:

    Bravo maqedonia e veriut nje fitore kunder aksit beograd-athine moske
    Gruevski km filorus u zbyth e mori arratine min e tij filorus u arrestuan
    Kisha greke filoruse u zbyth
    Ivanov shume shpejt keput qafen
    Censusi me ne fund do kete driten jeshile
    BEHEMI GATI PER SHTETIN E TRETE SHQIPTAR

  4. katarakti says:

    Shqiptaret nuk ka pse gezohen se Maqedonia dhe Greqia i zgjidhen problemet mes tyre! Te dyja keto vende tani do te jene me agresive ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje