Zaev: Për të bërë pagën mesatare 500 € do vesh edhe opinga hekuri

27 Janar 2019, 09:08Rajoni TEMA

Pas arritjes së marrëveshjes për çështjen e emrit me Maqedoninë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev bën një tjetër premtim. Ai ka premtuar se paga mesatare në Maqedoni do të jetë 500 euro dhe për ta bërë edhe më të besueshëm, Zaev tha se do të veshë edhe opinga hekuri, vetëm që të mbajë  premtimin.

Deklaratat e Zaev u bënë gjatë një aktiviteti, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministrit Koço Angjushev.

Kryeministri vuri në dukje se vendi ka kapacitet për t’iu mundësuar njerëzve që të fitojnë me dinjitet dhe të jetojnë dhe të rinjtë të mos e braktisin Maqedoninë.

“E kemi rritur pagën minimale në 12 mijë denarë. Kjo hapi spiralin e rritjes së pagave. Sot kemi arritur pagën mesatare në Maqedoni 1.600 denarë më të larta se një vit më parë. Tani paga mesatare është 24.548 denarë. Më parë ishte 22.889 denarë .Ne arritëm te një pagë mesatare prej 400 eurosh. Do të mbath opinga hekuri, pesëqind euro pagë mesatare në Maqedoni do të ketë”- tha Zoran Zaev, kryeministër.

5 komente në “Zaev: Për të bërë pagën mesatare 500 € do vesh edhe opinga hekuri”

  1. Zigur Qarri says:

    Te lumte zaev, te vijne shqiptaret te punojne si skllever ne maqedoni.

  2. Liku says:

    Gjalle je ti gomari pd! Ptyyy rrace serbe!

  3. Asd says:

    Zaev kur te shohesh kete gomarin tone andej nga ju, shpjegoja edhe atij si arrini ju te aspironi objektiva te tilla. Hajvani yne rrit vetem taksat; sapo ka futur tashme edhe taksen e banesave, ku mezi jetojme. Tani vjen cdo muaj ne faturen e ujit taksa e baneses, tv, gjelbrim dhe pastrim. Uje nuk ka.

  4. Ce says:

    Ky është burrë shteti që meriton votën popullore,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje