Nga Eduard Zaloshnja
Arthur Finkelstein ishte konsulenti i parë politik amerikan që aplikoi strategjinë elektorale të “votimit refuzues”. Duke e filluar karrierën e tij si konsulent rishtar i Barry Goldwater në mes të viteve ’60, ai u bë më vonë strategu i fushatave që sollën në pushtet Niksonin e Reganin në SHBA, Netaniahun në Izrael, dhe së fundmi, Orbanin në Hungari (Shënim: Në vitet 2000 Finkelsteini ka qenë konsulent elektoral edhe i Edi Ramës).
Pas një studimi të thellë të rezultateve elektorale dhe të sondazheve politike, Finkelsteini arriti në përfundimin se sinoret elektorale janë pak a shumë të përcaktuara para çdo palë zgjedhjeje. Për këtë arsye, mendonte ai, përpjekja për ta rritur sinorin tënd elektoral është humbje e kotë parash dhe energjie, sepse me më pak para dhe energji, mund ta tkurrësh sinorin e kundërshtarit nëse arrin ta demonizosh atë. Sipas tij, votuesve të kundërshtarit mund t’ua mbushësh më lehtë mendjen ta refuzojnë atë (duke mos marrë pjesë në votim), se sa t’i bindësh të votojnë për ty. Ndërkohë, votuesve të tu u bëhet zemra mal, kur demonizohet kundërshtari, mendonte Finkelsteini.
Ndoshta pa e ditur nëse Finkelsteini ekzistonte në këtë botë, Berisha ka qenë një zbatues i strategjisë së tij qysh në fillimet e veta në politikë. Dhe zbatues të kësaj strategjie kanë qenë të gjithë politikanët e rëndësishëm shqiptarë të tri dekadave të fundit.
Gjë që na sjell tek protesta e 16 shkurtit, e shpallur nga Lulzim Basha si protesta që do të rrëzojë qeverinë Rama. Në fakt, asnjë protestë në dy dekadat e fundit nuk ka arritur të rrëzojë ndonjë qeveri në Shqipëri. Dhe kjo ka ndodhur sepse kanceleritë perëndimore, të djegura nga qulli i destabilitetit të 1997-ës, i fryjnë fort kosit të çdo proteste në Shqipëri (Për shembull, PD-ja zaptoi praktikisht të gjitha institucionet shtetërore gjatë protestës së 14 shtatorit 1998, por u detyrua të tërhiqej, pas trysnisë perëndimore).
Gjasat janë që edhe protesta e 16 shkurtit mos ta rrëzojë qeverinë Rama; si të gjitha të të tjerat në dy dekadat e fundit. Por sidoqoftë, ajo i shërben strategjisë së opozitës për demonizimin e Ramës. Duke u zhvilluar fill pas remontit kapital të qeverisë (më shumë se gjysma e ministrave u zëvendësuan), protesta jep mesazhin se problemi nuk ishin ministrat që ikën, por është vetë “demoni” Rama. Sipas opozitës, me të në krye të qeverisë, do të vazhdojë korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar e me oligarkët, në dëm të shqiptarëve të thjeshtë.
Synimi i protestës nuk duket se do të jetë mbushja e mendjes së votuesve të majtë, se Basha mund të qeverisë më mirë se Rama; qëllimi ndoshta është t’i bindë votuesit e majtë të lëkundur, që ta refuzojnë Ramën, duke mos votuar më për të e për kandidatët e tij në zgjedhjet e rradhës. Gjithashtu, nuk duket se do të jetë synim i protestës që të entuziazmojë votuesit e djathtë të votojnë për Bashën, por që t’i energjizojë ata të votojnë kundër Ramës, si e keqja më e madhe për vendin.
Sidoqoftë, strategjia e demonizimit të kundërshtarit përmes protestave ka rrezikun e vet. I entuziazmuar nga militantët e shumtë, të sjellë me autobuza nga e gjithë Shqipëria, Basha mund të kalojë në kërkesa ultimative për largimin e Ramës. Dhe në qoftë se e bën një kërkesë të tillë ultimative gjatë protestës, kur do të transmetohet drejtpërdrejt nga të gjitha televizionet, nuk mund të ketë më kthim pas.
Në këtë rast, do të përsëritej skenari i para dy vjetëve, kur Basha nuk pranonte të futej në zgjedhje me Ramën kryeministër, por në fund u ul e bëri marrëveshje me të, i detyruar nga trysnia perëndimore. Dhe rezultatin e atij skenari e dimë të gjithë. Partitë e djathta u tkurrën me 220 mijë vota; nga kuota e 680 mijë votave (që kishin patur më 2013-ën), zbritën deri në kuotën e 460 mijë votave…(AFP.al)
Edhe me do te kete braktisje te votimit nga votuesit e djathte. Lulzimi eshte provuar si minister dhe Kryetar Bashkie, ai po futet ne protesta nga tmerri qe ndjen. Me shume shkon pas berihaj sesa e do vertet protesten. Shtresen e perndjekurbdhe ishpronaret nuk i ka me pergjithmone. Populli shqiptar eshte i majte, keshtuqe po te behen zgjedhje te parakohshme humbja e Lulit te Saliut do jete si e Vateelose. Luli eshte i paafte per te cuar PE ne fitore, eshte vitedrite larg asaj
Do i rruajne bolet edit si perhere. Basha do ja marre ne goje sic ja mori ne 2017 dhe bashke do jetojne te lumtur pergjithmone
Keta palo analiste e gazetare jane armiqte e vertete te kombit tone e vendit tone,Keta gazetare te paguar dhe pronare gazetash te paguar cfare nuk keputin si e si te shkaterojne vendin e tyre per interesat e tyre
Po cjan keta filozof si Nostradamusi qe parashikojne Haqjen e Rames ,apo rezimin e tij ?? dhe ne te kunderten Ngritjen e tij,apo per ke dote votoj populli ??? dhe si duhet te beje Rama apo mender Basha me Berishen dhe te gjithe Bashjotet dhe Berishanet????????Qe te mund ta rezojne Ramen
Ku ishin keta ne kohen e ENVERIT ???????????????? apo fshiheshin brimave te miut ???? dhe tani dalin si filozof,Nastaradam,shkencetar,profesor
Keta jane te gjithe ata sahan lepirsat e rezuar nga I ashtuquajtur Parti ,Pushtet Democratik
Por nje gje duhet ta kene parasysh!!!!!!! SE ATA NUK DOTE VINE ME NE KRYE TE SHQIPERIS ME MASKARALLEQET QE KANE BERE DHE ME ATA QE E RETHOJNE ATE PARTI!!!!!!!!!!
E vetmja kerkes e Bashes,ajo ka filluar dy vjet para,me oreksin per te patur pushtetin e Rames ne tavoline.
E filloj me disa ministri ,per te luftuar “korupsionin”dhe garantuar zgjedhje te “lira”,tani kerkon cupen e mbretit,se nuk futet ne zgjedhje.
Basha dhe Berisha,nuk Jane emra bindes,per fitore,por shpres per destabilitet.
O Zaloshnja te kam thane edhe nja3 here ne komentet e ndryshme te artikujve tuaj qe P.D ja vete tash 24 vjete deri ne 2013 ten i ka kriminalizu zgjedhjet i ka vjedh gjithmone prandaj paragjykojne edhe kundershtarin qe do vjedhe zgjedhjet do bleje zgjedhjet thone per Edin sepse i ka vjedh dhe i ka ble vete ajo , prandaj nuk duan zgjedhje se e dine qe nuk munden me vjedh ma se ju ka dal boja . E pate ne vitin 2017 ten qe Edi Rama ja dha gjithe qeverine dhe e pane qe pa vjedhje nuk mund as ti afrohen P.S se dhe thane pastaj qe Edi i bleu i vodhe dhe prandaj duhet te na jepshi edhe krueministrin . Po atehere per çfare duheshin zgjedhjet se ata i fituat ne tavoline duke fjetur gjum . Tjeter problem eshte qe te gjithe çfare jane deputet e ish deputet te zgjedhur ne forumet e partise tyre jane injoranta rrugaça hajdute me dosje te hapura gadi per prokurori . Ja na i jep ti Zaloshnja ke mund te pranoje populli per ministra a Klevis Balliùn , Edvìn Salinjanin , Paloqen , Vokshin , Alibejn , Strazimirin , Noken , atà te L.S.I se qe shkojne nga eshte ĺeku se gja tjeter nuk dine ato veç ku ka lek . Ja ju qe jeni gazetar beni nje testim duke gjetur njerezit me te mire qe ju duken ju paraqitnja popullit te jap mendimet e tyre do dalin vetem votat e vehta as te familjeve tyre dhe do tramakset populli . Interesant se edhe ne surrat jane te neveritshem me perjashtim te Lulit qe eshte i pashem kodoshi por çe do eshte kok bosh eshte hajdut e kriminel .
Po mire o njerez, po i zihet me bese Lulit, Monikes?
Tu japesh ketyre pushetin?
Kemi luajtur mendsh?
Nese e gjithe adiminstrata ( dhe ketu ka mbi 30% qe jane te me P.D dhe LSI), voton per P.S shto policine, arsimin, shendetesine, punetoret qe punojne ne ndermarrje te medha. Plus nje pjese e mire e fermereve qe punojne edhe nje pjese e atyre qe midis te keqijave zgjedhin ate me te vogel, i bie qe Luli e Monika ta shohin pushtetin me dylbi.
Ore nje pyetje kam ( pasi une nuk kam vendosur ende).
Ju lutem pse duhet te votoj Lulin, apo Moniken?