Ujëvara e mbuluar më e madhe në botë? Do të gjendet në një aeroport, jo në një çfarëdo por në “Changi Airport”, “thesarin” e Singaporit, që njihet tashmë si më i bukuri në botë.
Brenda këtij viti është parashikuar inaugurimi për kupolën e së ardhmes me xham në atë që më parë ishte një parking i aeroportit ndërkombëtar. Një strukturë prej 134 mijë metrash katrorë në 10 kate që do të mirëpresë një seri kopshtesh të ngjashme me pyjet, 130 dhoma hoteli, 300 restorante e dyqane, një park botanik dhe një urë gjigande. Më pas, natyrisht edhe ujëvara që ka një kosto prej 1,5 miliardë euro.