INTERVISTA/ Agron Gjekmarkaj: Nëse zgjdhjet mbahen sot, Lulzim Basha zgjidhet kryeministër. Ju tregoj se sa shumë ka reflektuar lideri i PD dhe rezultatet e protestave

28 Janar 2019, 11:57Politika TEMA

Pedagogu dhe publicisti Agron Gjekmarkaj, flet në një intervistë në Mapo, për betejën e pedagogëve dhe studentëve, për qeverisjen, për ndryshimet në PD, për debatet e ditës dhe intelektualët në vend

Z.Gjekmarkaj, jemi në këtë fundjanar të 2019. Në ç’kohë po jetojmë, si vend, si shoqëri. Çfarë lamë pas në 2018, dhe ku po shkojmë? 

Pyetje tejet e vështirë gati në kufijtë e së pamundurës. E përjashtoj vetën nga grupet e atyre që ngjiten në aso lartësish e nga ku gjykojnë kohën, shoqërinë apo vendin. Përpiqem të rri afër tokës, të ec me këmbë, të përdor distancën e syrit dhe masën e hapit në raport me të përditshmen, mes dëshirave dhe mundësive, me shqisa të ngritura në pikëprerjen e aktualitetit me historinë, si pedagog e publicist të nxjerr gjykimet e mia që shpesh mund të jenë subjektive. Unë e kam të shtrenjtë subjektivitetin dhe gjykimit nuk i shmangem. Në këtë kontekst, viti 2018 personalisht më është dukur i lodhshëm, i vjetruar, një batakçi vit.

Më kujtohet gjithnjë e më shpesh një pasazh nga libri i At Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”, teksa të lidhur i shëtisnin rrugëve të qytetit, At Gjon Shllakun, At Gjon Faustin dhe At Daniel Dajanin. Njerëzia i shante dhe pështynte, e kësisoj Frati i Kujtimeve, Pllumi, ai jo unë se nuk e kam tagrin, arrin në konkluzionin “një popull kaq i vogël me kaq shumë rrugaça”. Sallahani e shakllabani është një atlet i vërtetë për nga natyra. Ai arrin shumë më përpara të tjerëve në atë cak që njeriu i zakonshëm ka droje edhe ta ëndërrojë. Gjatë vitit 2018, vrapi i tyre ka qenë mbresëlënës. Gjithmonë nga poshtë e me përunjësi, si individ, do ta përkufizoja si viti i demagogëve analfabetë e surratqerepa dhe hajdutëve barkllastik. Me gjasë më të azdisur do të jenë në galop përgjatë vitit 2019. Por kalit mund t’i dridhen këmbët.

Pas 3 ditësh skadon afati që i keni lënë qeverisë për plotësimin e kërkesave tuaja, si pedagogë, përndryshe do shpallni grevë të përgjithshme. Pse, ky kërcënim që do trondiste çdo vend normal, këtu ngjan si një nga lajmet e ditës?

Pedagogët, trupa akademike e Universitetit Publik janë njerëzit më të përkorë e më paqësorë të shoqërisë sonë, që të merr gjak në vetull me politikën në krye. Ata janë njerëzit më të keqpaguar në Shqipëri duke patur parasysh punën e madhe që bëjnë. Shpesh, merren nëpër gojë e fyhen pa të drejtë. Kryeministri aktual është kampioni i gojështhurjes ndaj tyre. Protesta e studentëve nxori në pah tragjedinë e universiteteve shqiptare të cilën e ka paralajmëruar vite me parë Forumi për Liri Akademike me profesorët e nderuar Artan Fuga, Mark Marku e disa të tjerë.

Qeveria e Edi Ramës me shumë arrogancë, konceptoi dhe miratoi një ligj klientelist për arsimin e lartë, pa marrë parasysh asnjë vërejtje të botës akademike, në bashkëpunim me kastën e korruptuar të universiteteve, të cilëve, u garantoi mundësi rizgjedhjeje. Universiteti Publik këtë ligj e ka përjetuar si dhunë e për më tepër, pikërisht ky ligj e ka futur në kolaps shkollën e lartë shqiptare. Tani është koha për një tjetër ligj të realizuar me të gjithë faktorët jo vetëm me ata që rrinë në paradhomën e Kryeministrit.

Gjithashtu, disa prej VKM-ve të kohëve të fundit i japin goditjen fatale autonomisë universitare. Ishte koha që pedagogët të flisnin. Ata në mënyrë historike, duke aplikuar demokracinë, u vetëmblodhën në një asamble të madhe. Asnjëri prej nesh nuk e do grevën, por, asnjëri prej nesh nuk do t’i shmanget asaj nëse qeveria vazhdon në rrugën e saj të dashur, arrogancën. Po kaq na duket e pavend që zonja Besa Shahini, të cilës nuk ia njohim profesionin, të na gjykojë inteligjencën ne pedagogëve të Universitetit Publik në sallone mediatike.

Si do shkojë çështja e arsimit në vend, e universitetit, a ka një zgjidhje ky problem i madh i vendit?

Po, çdo gjë e ka një zgjidhje. Së pari, qeveria të shprehë vullnetin për t’u tërhequr nga ky ligj dhe për të hapur procesin për një ligj të ri, i cili duhet të realizohet nëpërmjet një pakti kombëtar, qeveri, opozitë, botë akademike dhe student. Të rritet buxheti për arsimin dhe të përcaktohet statusi i pedagogut. Pedagogët e Shqipërisë meritojnë të kenë rroga sa ata të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. I kemi tre herë më të vogla. Si fillim, duhen plotësuar kërkesat aktuale të studentëve, si dhe duhet të hiqet dorë një herë e përgjithmonë nga eksperimentet banale në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Në krye të saj, duhen eminenca që e njohin prej s’vërteti arsimin, historinë, të tashmen e mbi të gjitha, që kanë qartësi për të nesërmen. Shqipëria ka dhe do të ketë fytyrën e shkollës së vet. Nuk mendoj që duket si lajm dite. Them se deri diku i ka tronditur vendimmarrësit, por edhe shqiptarët. Të shohim.

Çfarë parashikimi keni për zhvillimet politike. Si mendoni se po reziston një qeveri, e cila në çdo rrafsh ngjan se jo vetëm nuk gëzon konsensusin e njerëzve, por përkundrazi, mallkohet çdo ditë në çdo drejtim?

Zhvillimet politike janë mbresëlënëse në një këndvështrim, të shumta, të vrullshme, me tonalitet. Kur duken dramatike janë banale e kur shfaqen si banale janë dramatike. Banaliteti ka uzurpuar klasën politike e në veçanti qeverisjen. Kësaj qeverie po i ikën populli. Protestojnë studentët, pedagogët, artistët, njerëzit që u rrezikohet shtëpia, plasin skandalet sa hap e mbyll sytë, korrupsioni është padroni i piacës publike, ndërrohen ministrat si rojet e turnit, ndërsa Kryeministri na thotë një frazë të çuditshme nga pikëpamja logjike: “Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne nuk ka”! Me gjasë, edhe Taulant Balla nuk e kupton bash mirë, paçka se duartroket.

Duhet që më të mirët të bëhen bashkë pa frikë, me kurajo, përndryshe do na bëhet si ninullë kjo frazë idiote për shumë kohë. Në Shqipëri, ka elitë dhe njerëz që mund të marrin përgjegjësi. Mbi të gjitha, në Shqipëri ka ende njerëz dhe intelektualë të ndershëm, por i kanë lidhur për bukën e gojës. Frika e humbjes së saj, është shndërruar në depersonalizuese. Me këtë luan pushteti dhe me sejmenët lokalë që ushtrojnë dhunti të veçanta. Misteri i frikës e mban në këmbë. Këto janë mistere të përkohshme, aspak religjioze. Këtë e di edhe Edi Rama. Studentët e mposhtën frikën, pas tyre po vijnë të tjerët.

A do kemi zgjedhje lokale, apo zgjedhje lokale e politike bashkë. Dhe në çdo rast, kush i fiton ato?

Nëse do të kishim zgjedhje politike tani, me siguri ato i fiton opozita. Po besoj që do të kemi zgjedhje lokale, nuk di të them, ende herët nëse ato do të bëhen në ditën e caktuar apo do të shtyhen. Opozita ka premtuar protesta pa kthim. Të shohim sa dhe si do ta kushtëzojnë ato qeverinë.

Ngjarjet në PD duket se tërheqin vëmendjen dhe pasionin tuaj. Ju nuk keni kursyer kritika për qeverinë, por po aq, nuk jeni kursyer asnjë moment në goditjet e forta ndaj PD, me qesëndi, ironi, e cinizëm shpesh. Jo rrallë, ndaj kryetarit të saj Basha. Ku po shkon kjo parti, dhe pse ngjan se ju keni diçka personale me këtë forcë politike e liderin e saj?

Po, nuk e fsheh që më tërheqin zhvillimet te PD. Kjo është një parti që unë e kam votuar, disa herë nga qejfi e herë të tjera nga halli. Ajo lindi në dhjetor ‘90 si një parti ku statusi i intelektualit ishte themelor. Sot, ky status është i diskutueshëm. PD i ka bërë shërbime të vyera vendit dhe është aset i madh kombëtar. Natyrisht, ajo ka përgjegjësi të mëdha, e faje po kaq, për shumë rrëzime e ngecje.

Unë jam i djathtë, e nuk e kam fshehur kurrë këtë bindje. Nuk pres, e as kam nevojë që këtë të ma certifikojë Lulzim Basha. Kritikat e mia kanë qenë gjithmonë nga e djathta, nga analiza se: PD ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet.

Asgjë personale s’kam patur e as nuk kam. Ka disa muaj që unë i kam lënë mënjanë kritikat ndaj Bashës dhe PD-së, sepse nuk janë ata problemi, nuk po qeveris Basha. Po na qeveris qeveria e Edi Ramës e po na qeveris aq keq sa nuk bëhet. Së fundmi, Basha ka shfaqur shenja reflektimi në kompozimin e sekretariatit dhe të kryesisë së re. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, një jurist brilant me një logjikë të fortë politike, më duket ndryshim që duhet përgëzuar. Rikthimi i Tomor Alizotit po kaq.

Emërimi i Bujar Nishanit në krye të Këshillit Kombëtar, është një tjetër moment që tregon se logjika politike po triumfon përballë shijeve personale. Unë jam nga ata që nuk i druhet përmendjes së emrave. Vota për Tomor Alizotin dhe Jorida Tabakun në Këshill Kombëtar, si votë për të përndjekurit dhe ish-pronarët, e këshillojnë Bashën të shohë më djathtas.

Mund të thuhet që Kryesia e tij tanimë është normale pa spikama të mëdha intelektualiteti, por normale. Në të, PD ka disa kandidatë të mirë për ministra. Natyrisht 2 a 3 idiotë ia kanë dalë të përfshihen. Siç i thoshte avokat Ngjela në vitin 2005 një rioshi në Kop, ti je idiot dhe për këtë do bësh karrierë, e në fakt ai bëri, dhe deri vonë i shkoi mbroth, por kësaj radhe nuk ia mbërriti të hyjë në kupolë.

Prapë, nuk është çudi që triumfi i tyre të jetë i pandalshëm. Por, sa më sipër, çka ndodhi, nuk mjafton. Basha dhe PD e kanë jetik paktin e madh me elitën e vendit. Hapjen pa komplekse. Basha duhet t’i mundë zërat që thonë se ai nuk i duron afër personalitetet e forta. Lulzim Basha do, dhe mund të jetë, një Kryeministër normal.

A mendoni se gjithë vëmendjen në vend e merr politika, dhe pak intelektualë i sheh të angazhuar në tema të letrave, të historisë, të krijimtarisë. Në përgjithësi, a mendoni se debatohet sot për sot për ngjarjen e ditës, dhe nuk ka mëtim për idetë, për mendimin…?

Po politika nuk po na vjedh vetëm në ekonomi, por edhe në kohë e sentimente, duke ndikuar në shpirt e mendje. Institucionet e kulturës janë shndërruar në bori propagande. Qeverisë dhe pushtetit i intereson ta zhbëjë kultin e intelektualit. A e keni venë re që Kryeministri i tall dhe përqesh sepse para tyre ndihet keq, i varfër në kulturë dhe ide. Shpesh, pushteti përpiqet të përcaktojë hierarkitë shoqërore. Kush është intelektual i zoti dhe i pazoti, i mirë apo i keq…kazan apo gotë…lugë apo pjatë….shikoni sjelljen ndaj universitetit dhe pedagogëve për ta kuptuar më qartë sjelljen.

Por, në vend ka një shtresë krijuesish që nuk bëzajnë, që janë indiferent ndaj dukjes, që shkruajnë e krijojnë, shumë e gjejnë veten jashtë Shqipërie se këtu suksesi nuk kapërdihet lehtë nga tjetri….është dialektike, mendimi intelektual në çdo rrethanë shndërrohet në gjykatës për pushtetin. Kjo është betejë mbijetese. Në raport me momentin, e fiton pushteti, Rama, Taulanti, Besa, Gent Cakaj, ndërsa me historinë e fitojnë mendjet e iluminuara. Njeriu i zakonshëm është në të drejtën e tij ta kërkojë shëlbimin tani, që do të thotë; mirëqenie, standarde, demokraci.

53 komente në “INTERVISTA/ Agron Gjekmarkaj: Nëse zgjdhjet mbahen sot, Lulzim Basha zgjidhet kryeministër. Ju tregoj se sa shumë ka reflektuar lideri i PD dhe rezultatet e protestave”

  1. arber_bylin says:

    Profesor te doli shpirti nga suma , kupton O rrot kadriu qe kryeminister te zgjedh vota e popullit jo deshira e ca shpellarve rrot kadriu si puna juaj , eshte turp e ofendim popullor te jete kryeminister nje qelbesire vrases !

    1. 100 % dakort me ty Arber.
      Eshte turp per kete komb te votohet nje injorant qe nuk dine te lidhi 2 fjale. Nje kriminel ordiner e i pashprese.
      Profesor ke arritur majat e bythelepirjes me kete interviste qe nuk do ta marr mundimin ta lexoj.
      Hajt ropt te gjithe bythelepirsave, servilave dhe tradhetareve te vendit tone te dashur.

    2. Epiriiii says:

      Po ik o 1Thundrak se ke koqen e Namit ti edhe Basha. Sa jan Shtuar keta Servilat pa pik Llogjike dhe Itegriteti. Fare e Poshter 1thundrake

    3. kashi says:

      po si e pranon dhe ta mendosh te zgjidhet nje kryeminister or profesor qe ka vrare (ose eshte bashkautor) i kater vrasjeve ne 21 janar 2011
      te lutem mos botoni me mendimet e ketij profesori

  2. jani says:

    o medet kur mbijeton dhe ky barbon . prdagog dhe zv dekan ky qe shqipen eshte perpjekur ta mesoje 22 vjec. o hapuuuuuuu dhe, kush jep mendime dhe kujt i botohen fjalet. o oooooo do ikur nga ky vend ku plerat bejne intelektualin, ku keta barbona ne saje te qasjeve jetojne mes luksit. o rameeeeeeee pushoji keta medioker nga puna .

  3. une says:

    Neqoftese Lul Hollandezit i ka ngelur Gjek markagjoni ta mbroje ,punet kane shkuar shume larg! Shqiptaret po terhiqen nga kembet ne llumin e mentalitetit osmanlli! Sa ta shikosh kete medioker servil, te le pershtypjen e “anadollakut”! Profesor Gjonmarkaj, Marku etj. jane e kaluara e Shqiperise jane Saliu! Luli i shkrete nuk e kupton ose s’ka cfare te beje dhe pranon ndihmen e atyre qe dun t’i zene vendin! Shqiperia ka luften me prapambetjen kulturore, qe i afron Saliu, me Europen qe duan shqiptaret! Dhe Gjek-kemarka gjon markaj eshte shembulli me i mire ku kerkon ta terheqe injoranca me Meten dhe Salen vendin tone te dashur dhe te mjere!

  4. Kali says:

    Eh mor Agron po matesh me hijen e mengjezit!Me Lulen do ngelesh vetem llapist ne televiziojn.Vazhdo llapen Agron.Je ne rruge te mbar,jepi llapes!!.

  5. Taraboshi says:

    Mos te rreje mendja as ty dhe as Henri Cilin se mundet te fitojne ndonje here PD me ne krye Lulin me kompani Si mundet qe populli te votoj per xhaketa te vjetra peratoqejane konsumuar se bashku me Lulin qe vrau 4 vete ne bulevard dhe tani qe ka marre ca budallenje e paska nderru lekuren Luli Gone ju merdiroret nuk dini te gjuani drejte vetem mbas shpine.

  6. Berti says:

    O debili Gjekmarkaj po per vrasjen e 4 qytetareve ne 21 janar dhe 230 milion eurot e rruges se kombit ka reflektuar o karagjoz !

  7. true says:

    e sigurt, PD kurre nuk e kalon 25%.

  8. Nardi says:

    Hahaha,famoz ky “profesori” madh.Ne kete krah flini.

  9. Naim Frasheri says:

    Po Sa i Peshtirë që është, Ky Njeri edhe Nonën e Motren e Vet e Shet. Se Gocën e Xhajes e të Tezes ti Jep Falas ,vetem per Pak Bythlepirje.

  10. Tony uk says:

    Hahaaaa fiton basha thote ky gomari gjarkleshi hahahaaa komplet jasht realitetit!!

  11. ida says:

    Kryeminister i kujt? Trap!

  12. Germicoku says:

    Une jam me Agronin . Dhe e dini pse ? Me erdhi ndermend nje bisede e zhvilluar shume vite me pare. Nje kolegu yne po lavderonte drejtorin. Po nje here e dy,po nuk e hiqte nga goja. Nje nga shoket, iu drejtua :
    -Ti ter kohen ke qene e je servil.
    – Uaaa ! na the gje te madhe -iu pergjegj tjetri. Po. Jam servil e ta dish mire! Po me thuaj cili ka humbur nga servilleku? Te gjithe per momentin kane dale te fituar.
    Edhe Agroni, pse mos te serviloset? A nuk jemi ne prag te zgjedhjeve? A nuk duhet te behet edhe Agroni deputet ? PO Mark Marku a nuk e shijoj deputetllekun ? Ndaj une jam me Agronin. Lavdero Agron ,lavdero lere se c’te thone. Po tie di qe eshte e veshtire sepse populli nuk do te votoj nje hajdut e kriminil,nje njeri qe koken e ka ne Hollande e jo ne Shqiperi…… POPULL I VIGJILENT! Per Agronin ka rendesi te zgjidhet deputet,se ju e dini se c’privilegje ka deputeti… POPULL MOS U MASHTRO ! Rama mund te jete jo shume i mire,por eshte me i mire se keta kriminele e hajdut>

  13. Alb says:

    Aman te te bej Basha deputet se u lodhe duke lehur

  14. emilio says:

    I fiton opozita!? Ik o pedagog leshi mo na hap barkun.

    1. Bureto says:

      Problemi është se jemi në një situatë konflikti të stisur dhe të shpifur, kur vendi ka shumë probleme, sidomos në pritje të çeljes së negociatave, se po të isha unë si Rama, brënda 45 ditëve kërkoja zgjedhje të parakohshme, për konfirmimin e maxhorancës aktuale, nëse sondazhet e tij ia thonë këtë. Bile t’i kishte bërë. Sipas pikpamjes time ndoshta Rama do humbte diçka nga ajo që siguroi në 2017, sepse ka një perceptim në rënie ndaj pritshmërive të qeverisë së tij, por gjithsesi duke u njohur trashëgiminë, por edhe sjelljen si opozitarë, Basha dhe Meta (s’po e llogarisim Kokëmadhin) do të shkonin pikiatë. Pra do ndodhte e kundërta e asaj që shpreson, më falni, beson Gjekmarkaj. Pra që po të bëheshin zgjedhjet sot ato i fitonte opozita. Hajde mendje hajde!
      Sa i përket mendimit të tij për ministrinë e Arsimit s’ka pse të mos biesh dakord se atë duhet ta drejtojnl njerëz që i njohin mirë problemet e sektorit, por që kanë dhe përkushtimin dhe aftësi menaxheriale exelente për t’i zgjidhur ato. Ta lëmë para ’90-ën. Po kur ka qeverisur Berisha, a na kujton dot Gjekmarkaj personalitetet që kanë drejtuar atë ministri? Po përpiqem të sjell në mëndje disa: një farë Teliti nga Kavaja, që as emri i kujtohet më. Apo Genc Pollo e Fatos Bejo? Por dhe ndonjë tjetër po ashtu i harruar. Tani Gjekmarkaj, po deshi, le të rendisë ata të krahut tjetër. E bëjnë ndryshimin, por jo kushedi se çfarë, sepse ministra, ashtu siç i supozon Gjekmarkaj nuk ka në botë.
      Ministrat kanë qenë dhe do të jenë politikë, sigurisht që e njohin arësimin dhe shkencën, por jo domosdoshmërisht akademikë e shkencëtarë, të cilët shquhen për punë studimore e pedagogjike, por nuk mund të jenë njëherazi drejtues e administratorë të zotë. Ja imagjinoni për një moment të jenë ministër Arësimi prof. dr. Mynyr Koni, apo akademik, prof.dr Artan Fuga. Të hutojnë me tituj e grada shkencore, por vallë i dalin dot zot këta asaj ministrie me 1001 halle?
      Kësisoj, nuk na mbeti gjë tjetër veç të urojmë që tani Gjekmarkajn, Basha ta fusë në listë për deputet në Mirditë në vitin 2021, se në 2017 gaboi që e harroi. Dhe këtë ta bëjë edhe për inat të Ramës që vajti dhe bëri ministre një mirditore, për më tepër femër.

  15. Bla bla bla bla bla bla says:

    Edhe ky i imi ka shume mundesi te behet kryeminister si kamarjeri i Saliut ,Basha mjekerrbytha.Rama nje hajdut eshte,po ju jeni me zi akoma

  16. Atdheu says:

    Aty me qendro. Mos leviz nga istikami.

    Njeri debil.

  17. Neutrino says:

    Mendje e iluminuar? Hajde bythlepires hajde.

  18. Daku says:

    Te lexosh te gjithe shkrimin eshte e pamundur sepse nuk ndalon dot se vjelluri… Ky pseudo analist e pedagog eshte pjese e injoranteve dashakeqes se Shqiperise, dhe fajtore qe jemi katandisur ketu. Ky shikon qe Luli i Pd po ben politike te kire ecte zgjuar… O zot me vjen te kap nje hu e tja hy ku i dhemb e ku i djeg ketij felliqesires.
    Nuk kam fjale sevsa i pafytyre e ndyresire duhet te jesh qe te arrish te shkruash apo mendosh keto traplliqe skandalaze n3 Shqiperine e 2019… Bjeri o Zot me rrufe kokes ketyre shpellareve kriminela e na liro nga mallkimi!

  19. Azio says:

    Ti mor malok,sa do perpiqesh te behesh qytetar nuk do te arris kurre nje gje te tille.
    Patjeter duhet te ndrrosh nja 7 lekure,sepse eshte sic je qytetar nuk behesh kurre.
    Je dhe do te mbetesh nje injorant,servil e I peshtire.Nje fetyre qe e urrejne tegjithe.
    Ti s’je gje tjeter vecse mut macje per ilac.

  20. Asi11 says:

    Si do te jete puna se kaq fytyra te urryera jeni ti , Lela , Marku dhe asnje lloj profesioni nuk ju shkon po le titujt qe i vendosni vehtes profesor apo doktor qe po te jem une kryeminister ju çoj roje derrash tek ndonje fermer . O tifoz i ndyre po si mendon ti se populli eshte injorant pse nuk e ka pa populli qe kush eshte Luli qe ne çdo detyre qe e ka vene ustaj serb brenda vendit dhe ustaj serb ne serbi . Kur ka qene minister transporti eshte cilsu hajdut me premasa te medha , kur ka qene minister i jashtem ka shit detin , kur ka qene minister i brendshem ka vrare 4 qytetar te pafajshem , kur ka qene kryetar bashkie ka vjedh pa bere asnje pune dhe ka shtuar katet e pallatit per vehte . Prandaj po te behen zgjedhjet sot ai nuk pranohet si kandidat per kryeminister por kandidat per nja 20 vjete burg ne Reç te Malesise Madhe . Edhe kete koment ta bera pa lexu shkrimin tend vetem nģa titulli se me dhemb koka me ta lexu .

  21. Argita says:

    Hahaha Nese do te ndodhe kjo ,Atehere popullin SHQIPTARE HARAM BUKA, te gjithe Politikanet jane HAJDUT PopullI Shqiptare ka plot bija dhe bije te afte dhe te ndershem te qeverisin● STOP RICIKLIMIT POLITIKANE HAJDUT NE POLITIKE.●

  22. Tropojani i Askujt says:

    ORE prof.Dok.Assistent e te gjitha titujt siç merren ne Shqiperi , që nga breksalep e gdhihesh me i mençuri katundit. Ti dhe shoket tuaj nuk keni hallin e paknaqësive te mbledhur tek ne , Shqipetaret qe nga vitet e fillimit qe lam pas, jo, ti ke hall te madh te perfitosh ndonje llokem, nga Basha kryetar “de jure ” por po ta urdheroje kryetari i që benë drejtimin strategjik te PD, atij plaku që mos qoftë malsor Tropoje. Se na turperoj , me keq se grat e këqija qe merret si llafazane katundi. Ky që eshte mos qofte na mori ne qafë me ” rilindjen e tij” që na trajton me taksa e tatime sebashku me te ndriturin “lali Eri” sikur ne te kemi rrogen nga 1000 Euro /muaj,por edhe ju skeni asnje alternativ… vetem shpifje pergojime , bllokime …. ndersa Ju doni se helbete do thuash ..edhe unë hodha nje “llaf”per Bashen, me perfshije ne ndonje listë.. Basha.. te themi te verteten eshte turp t’a kemi kryeminister.!!!!

  23. free says:

    tullum tullum 5 leksh lepirs bythe ngele gjith jeten , vish ca te dush perrc i gjall je

  24. Zhzh says:

    KY KAZAN KADRIU EDHTE NJE RROTE GOMARI QE NUK E KA SHOKUN. ORE IDIOT SI KUJTON TI SE PJERDH NJERI PER RROTE KANDARI SI PUNA JUAJ APO E ATIJ MARK SUMKAPUÇIT. JU JENI VETEM CA NJEREZ TE POLITIZUAR DHE AZGJE ME SHUME.PIRDHUNI TE GJITHE QE E KENI KATANDISUR PEDAGOGUN SI FSHESAXHINJTE E TIRANES DHE AZGJE ME SHUME.

  25. NJE POPULL says:

    As kryeminister i SHQUP it , nuk zgjidhet dot !

  26. Doktori says:

    Pirdh,pirdh se lirohesh,ti me shoke e me kryetar,po vjen qershpri,ki durim dhe ta vertetosh ate se sa ,vlere keni ju ne mardhenie me popullin,ju jeni ba si parja e kuqe,ju ka dale boja,prandaj jeni katandis ne ate gjendje qe jeni,kesaj punes tuaj i thone mbahu prej fundi

  27. Ilir says:

    Agron,ik qiu,
    Ca si ty ,qe i lepihen Lulkes e shkaterruan PD.

  28. ben says:

    Po te behen zgjedhjet sot, Basha nuk fiton as mandatin e tij ne cdo zone qe mund te kandidoje.

  29. imigrante says:

    Po ky i marre ngaterron deshiren me endrrat. vaj medet per keto profesora e gazetare.

  30. zenelaj says:

    Ky trangulli mund te shkruaj e llape cte doje sot ne favor te Lulzim Bashes,por paburreri tregon,servilizem e mungese personaliteti perderi sa jo me larg se 4-6 muaj me pare e ironizonte e kritikonte dhe shante deri ne fyerje.Legen burre.

  31. AM says:

    Babisha mund te behet kryeminister i shqupit ose e shumta e shumta kryebashkiak i kukesit.

  32. Arifi says:

    Ore po kaq loqe te jesh!? C’kuptim ka qe i ben kaq fresk bashes? A ke llogjik o malok i pa gdhendur?? Harroje qe basha vjen ne pushtet o idiot. Ti do vesh te pidhi robve te tu do te heqim dhe mga mender patagog a c’far je ti. Te qidsha ropt ty dhe bashes

  33. Sinqeritet says:

    Keq per PD,vazhdon te endroje me sy hapur.

  34. Njeri i thjeshte says:

    Me keto qe ky llap o zot,kur quhen keta pedagog, une i bie te quhem dicka me shume pa cka qe nuk kam bere universitet por arsyetoj shume here me mire nga ky legen e lepires.

  35. Arbeni says:

    O markagjon ja hengesh vetes.Degjo plakun ketu se persa kohe aty do jete saliu turimiu pd do mbetet në opozite dhe ti nuk do zgjidhesh deputet.
    Bëj te fala surliut se jani nga nje fshat te dy ?????????

  36. fake news says:

    Kjo interviste ka brenda FAKE NEWS : ultimatumi nuk eshte i gjithe pedagogeve por VETEM i nje pjese te Fakultetit te Shkencave Sociale dhe disa nga Juridiku. Nga Shkencat e natyres, psh, ishte VETEM NJE pedagog ne asamblé

  37. Cuku says:

    Ku ka arritur.arsimi
    Dhe ky mut profesor bashke me.Mark Markun,Grida Sumen ,Vali.Duken,Nora Malajn,dhe fundi I Botes kur eshte dhe Eno Popi profesor merreni me mend cheq arsimi
    Mos se harrova Shezai Rrocken
    Plera komlet + Gita Berrisha

  38. Populli says:

    Sikur te behet veting per keta pseudo pedagog qe te gjithe dalin me keqe se gjykatesit dhe prokuroret keta pseudo pedagog jan shkaketaret e degjenerimit te arsimit,jan keta qe kane shitur bythen per pese lek

  39. Labi says:

    Hajde bythelepirje hajde. Sa e ke zgjatur llapen per te lepire bythen e Lulit o profesori i leshit. Te dija me tjeter burreri por edhe ti qenke nje pleh qe se paskerke shokun. Neveri edhe per juve Gjekmarkaj.

  40. ROMI says:

    O. MALOK MOTREN NE PIDH TY DHE LULIT O FARE KEQE AI DO BEHET KRYEMINISTER KARIN TIM

  41. M....mecit says:

    Ky far petagogu Agron KULICI o me falni kokaina, dmth GJE<KAR<MARKARAJ eshte shum me tru, e keni pare sa te vogel e ka koken, por na truri eshte shuuuuum i math, po ce do e ka ne njgjyren e mutit ate far tru qe ka. po si ka mundsi edhe petagoge edhe rrot kari qe e ka na lindja.!!!!!! lereni te haje nje mut gjith diten e gjith kohen ky bythqire, lepires.

  42. Perkthyesi says:

    Rama ka kusuret e veta, por te deklarosh se Basha zgjidhet kryeminister po te beheshin zgjedhjet tani, tregon se je nje analist halucinant! Basha me soj e sorollopin e tij e kane shume te veshtire fitimin e zgjedhjeve per mjaft arsye, por kryesorja eshte se jane teresisht te konsumuar dhe te pabesueshem. Pervec kesaj, fakti qe nuk kane bere nje analize te detajuar te humbjeve te njepasnjeshme, tregon qe marrjen e pushtetit e kane shume te larget! Fjalet e tjera mendoj se jane fukarallek!

    1. Flutura says:

      Ca kusuresh ka rama mo, apo se e mori nga Saliu ku therret qaneti. Ka bere shume fare me aq buxhet sa ka.Tegjithe kerkojne nga Qeveria dhe harrojne se buxheti nuk mbushet me llogje. Ata biznesmen qe jane heronj i quajne oligark, si mund te quash bizneset oligark, vetem per te ngacmuar turmat pa tru emocionalisht. Ku e shohin arrogancen e Edi Rames ne komunikimin qe ben me te gjithe shqiptaret pa perjashtim, madje edhe me horrat e horret e rrugeve? Apo pse eshte i pergjegjshem dhe i ndjeshem ndaj cdo verejtje dhe shpifjeje . E vetmja fatkeqesi e Edit eshte se nuk ka homolog perball, sepse qendron shume lart nga intelekti dhe shpirti e eshte i detyruar te dale nga vetja neper debate qofte ne parlament apo ne studio

  43. '76 says:

    Problemi eshte se ne PD ky lloj vemjesh, ecën më idene që mund të parazitoje përjetësisht. Maloke pandoflalepires si ky janë pikërisht sëmundja me e poshterushme në atë parti . Barkathare provincash, ekstremiste fetare, sharlatane folklorike, intelektuale plepash, Gjin Gjone, gjek markaj, Çim Pek, ishin forma më shpellare me të cilët Sali Berisha mbajti peng institucionet dhe partinë duke e kthyer në një parti orjentale, katunare, tribale, haxhiqamiliste, kleptokrate, anadollake, tradhetare, familjare. Për të hequr Gjekmarkajt e plepave në drejtësi u mobilizua gjithë bota. Rezultati dihet. Por edhe përpjekjeve terroriste dhe psikopate te Berishes për të mbajtur me kthetra PDne, me Marioneta si Luli dhe pandoflalepires Alpine si Gjeka, po ju vjen fundi.
    PDja nuk lindi në shpella, por në qytetin studenti. Shpellaret e moren peng, siç morën drejtësinë, katedrat, pronat dhe nuk habitet me askush që sharlatane si Gjeka i sheh te pastrojne halete e Shqupit dhe të vënë gjoba berishiste në Fakultete, Drejtësi dhe kudo ku lulëzuan me fene e idioteve, berishizmin. Gjeka vetëm sa shton malokerine, peshën inerte, llumin, injorancën, katunarllekun, pandoflalepirjen në atë parti që po fundoset. E djathta si ideologji nuk është ushqim për maloket si kanuni, por lëvizje qytetare që rilindi mes studentëve dhe intelektualëve në qendër të Tiranes dhe që përfaqson gjithë Shqipërinë e civilizuar, Shqipërinë moderne, institucionet shqiptare europiane, kapitalin investues. Ndërsa llumi mesjetar i klerit, bajraktarët e paskrupullt, feudalizmi, Klani i kanunit dhe hajnisë, sejmenet dhe barktharet që ju bënin duva, e humbën luftën e tyre turpshem 70 vjet më parë.

  44. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Nuk e lexova ‘intervisten”,se me mjaftoi titulli, por lexova komentet, me shprese se do kishte ndonje qe mendon si ti. Pra kuptoje o pseudopedagog se çfare legeni je. A te vjen turp, te pakten nga ata studente, qe ti mendon se u jep dije. Sa kisha dashte qe te të peshtyja ate surratin tend te ndyrë

  45. Maksim says:

    Duhet te pyetet edhe MARK MARKU se eshte me i ” zgjuare” se KY Agronka

  46. mik says:

    Agron Gjekmarkaj meriton me qene akademik, jo nga bindja politoke, se ate nuk e di por, nga pregatitja intelektuale.

  47. Koba says:

    hajde Analist hajde!!! Pune Katnaresh te pagdhendur!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje