Nga Fernada Cenko
Kur flitet për muzikën ndërkombëtare, muzikën që pushton skenat më të mëdha botërore që rrëmben dashurinë e miliona dashamirësve, menjëherë mendja të shkon tek shqiptarët tanë që na e bëjnë zemrën mal nëpër eventet më historike në botë.
Njënga këta personazhe për të cilën nuk mund të mos flasësh ështëOlsi Leka.
Në një intervistë për gazetën “Tema” , ai rrëfen vitet e tij të para, kur pranoi të bënte një shkollë muzike e të studionte për violonçel.
Jo se kjo ishte ndonjë ëndërr e madhe e tij, por sepse të atit i pat mbetur peng që nuk arriti dot të studionte vetëpër muzikë.Talenti që kishte ai për të luajtur në violonçel nuk ishte dhe aq rrobë e zakonshme, pasi Olsi ka kapur majat me punën dhe këmbënguljen që e shfaqi që i vogël.Por për fatin tonë të keq Olsi Leka nuk e pa të ardhmen e tij në Shqipëri.Vendi ku lindi nuk i mungon, pasi 20 vite jetese ku Brukseli i dha ‘gjithçka’ ai e konsideron këtë të fundit si shtëpi .
Por ai na rrëfen se lidhjet e tij me Shqipërinë nuk i ka shkëputur dhe se gjithmonë në koncertet ku ai luan, pasi publiku njihet me origjinën e tij, gjithmonë ka njerëz kuriozë që duan të dinë më shumë rreth vendit tonë.
Në çfarë moshe keni filluar të studioni Violonçelin dhe si ju zbuluan si talent?
Violonçelin e kam filluar në moshën 6 vjeçare. Ishte dëshira e babait tim që unë të mësoja një instrument muzike dhe ishte ai qe u bë shtysë që unë të filloja muzikën në klasën e parë fillore. Kish qenë endrra e tij që të vazhdonte studimet për muzikë por duke qenë se në vitet 70, muzika nuk shihej si profesion serioz ai u detyrua të vazhdonte universitetin për Gjeofizikë. Pra në një formë, ëndrra e tij u realizua nëpërmjet meje. Pra kur sapo mbusha 6 vjeç u paraqita në konkursin e hyrjes ku bëhej seleksionimi i kandidatëve. Pas një testi të thjeshtë juria mendoi se ishte më e përshtatshme për mua të hyja në klasën e violonçelit (e jo të violinës siç dëshiroja unë).
Keni prekur majat botërore me suksesin tënd në muzikë. Na tregoni pak si po e shijoni këtë sukses?
Kënaqësia e artistit është që të arrijë të
Të jap masterklase e stazhe për studentë në shumë konservatorë
Sa festivale keni bërë gjatë karrierës suaj si artist?
Është vështirë të jap shifra preçize pasi nuk i kam numëruar kurrë aktivitet e vendet ku kam luajtur. Rëndësia është tek cilësia më teper se sasia e tyre. Kam luajtur në festivale tëndryshme në Belgjikë, Francë, Gjermani, Hollandë, Itali, Luxemburg, Zvicër, Slloveni, Austri, Kroaci , Norvegji, Suedi, etj.
Kush ka qenë shembulli apo artisti që keni ndjekur në botën e artit?
Shembujt që të stimulojnë gjatë karrierës së artistit janë tëshumtë e për më tepër ata ndryshojnë në vite. Nuk mund të them se shembujt që kam ndjekur kanë qenë vetëm ata të muzikantëve apo të violonçelistëve të famshëm. Influenca dhe shtytja vijnëedhe nga artet e disiplinat paralele si p.sh artet figurative (pikture, skulpturë etj) apo vizita të koleksioneve apo muzeumeve të ndryshme. Ajo që më tërheq pa masë është arti në vitet 1900 në France. Piktorë e artistë me vizion modern si Pablo Picasso, Amadeo Modigliani, Edouard Manet, Claude Monet, Camille Claudel e Auguste Rodin apo kompozitorë si Claude Debussy, Maurice Ravel, etj te japin çelësat e një bote imagjinare shumë prekëse.
Çfarë do të thotë për ju të jesh shqiptar? Sa të ka ndihmuar të formoni atë që jeni sot?
Nuk di nëse mund ta perkufizoj, por të jesh shqiptar, për mendimin tim, nënkupton të qënit evropian me një bacground lindor (Ballkanik me influence të theksuar Otomane). Historia e Shqiprisë është e ngarkuar me shkëmbime e konflikte të shpeshta me shtetet fqinje. Si e tillë Shqipëria ka qenë në përplasje të shpeshte me kulturat rreth saj. Kjo ka sjelle integrimin apo huazimin e elementëve të ndryshëm të jashtëm në atë të qenit “shqiptar”. Në këtë këndvështrim, unë mendoj se të qenit shqiptar të jep një afërsi natyrore me një numër të gjerë kuturash pa patur nevojë për tu sforcuar shumë për tu adaptuar. Jam ndjerë gjithmonë mirë dhe jam i bindur se ne shqiptarët, i kuptojmë mirë kodet e vendeve ku jetojmë. Kjo na ndihmon të ecim e të integrohemi në menyrë perfekte atje ku jemi.
Lidhja që ke me Shqiprinë?
Lidhja që unë kam me Shqiprinë është minimale. Përveç rikthimit në familje e pak turizëm kurioziteti nuk mund të them se kam lidhje tjetër. Ka vite jam larguar prej jetës artistike shqiptare. Mungesa e projekteve si dhe e një skene te organizuar në vend ka bërë që të mos kem asnjë lidhje profesionale me të. Nganjëherë më vjen keq për këtë gjë pasi rrënjet e mia janë nëShqipri. Atje kam marrë bazën e edukimit si dhe temperamentin aktiv që ne na karakterizon. Por nga ana tjetër më duket e veshtirë të rikthehem (në lidhje me aktivitete profesionale) e tëpërplasem me realitetin shqiptar i cili është shumë larg atij qëkam lënë në vitet 2000 kur jam larguar, apo atij realiteti ku ndodhen pjesa dërmuese e vendeve europiane në lidhje me artin sot.
A vini shpesh në Shqipëri?
Po, rregullisht një ose dy herë në vit.
Nga buron frymëzimi juaj? Çfarë vendi zë në shprehjen tuaj artistike origjina juaj shqiptare ?
Frymëzimi buron nga pasioni e nga dashuria që ushqej për muziken. Është një botë pafund kur çdo ditë zbuloj gjëra të reja prekëse që me shtyjnë drejt ideve të reja. Frymëzimi nuk ështëgjithmonë i pranishëm
Çfarë vendi zë në shprehjen tuaj artistike origjina juaj shqiptare ?
Origjina është kallëpi ku jemi derdhur, tingujt me të cilët jemi rritur në Shqipëri, këngët, peisazhet, tradita artistike etj. Ajo nuk ka lidhje të drejtpëdrejtë me repertorin “klasik” që unë interpretoj në pjesën më të madhe të kohës. Ky repertor përbëhet nga kompozitorë europianë perëndimorë ku estetika dhe “gjuha” që përdoret në të ështe i një natyre tjeter. Ai studiohet e kuptohet gjatë studimeve apo reflektimit. Sidoqoftë origjina , për mendimin tim, është një plus që të jep një ndjeshmëri tjetër ne artin “klasik” e që i bën artistët të veçantë. Është si puna e një xhami me ngjyrë që ndryshon perceptimin e botës kur sheh permes tij.
Kur u prezantohesh se jeni me origjinë shqiptare , shfaq kuriozitet publiku ndërkombëtar, për muzikën përshembull ?
Po, shumë shpesh artdashësit me drejtohen pas koncerteve me pyetjen se çfarë kompozitorësh kemi në Shqipëri. Pyesin se si tingëllon muzika jonë etj. Pra ka një kuriozitet në rritje në lidhje me muzikën “klasike” shqiptare në veçanti, por edhe për artin në pergjithësi. Për këte arsye unë kam nisur në bashkëpunim me një koleg e mik pianist, Desar Sulejmani, një projekt për rregjistrimin e një (ose disa) CD me vepra shqiptare. Ne këtë formë mund ti ofrojmë publikut të gjerë një prezantim të artit tonë.
Keni pas mbështetje nga Shqipëria në karrierën që keni formuar?
Jo aspak.
Si nis dhe si mbyllet një ditë prej artisti?
Shpesh, nis dita herët në mëngjes, me pregatitje , me udhëtime, prova e orare të çrregullta, me takime të papritura herë të mërzitshme herë pasionuese. Me koncerte e eksperienca gjithnjë të veçanta. Me momente festive por edhe me lodhje. Një gjë është e sigurtë: Kurrë dy ditë nuk janë njëlloj.
Çfarë të ka mbetur në mendje nga vendi juaj?
Ajo që më ka mbetur në mendje nga vendi im (Shqipëria) ështëdiçka që nuk e gjej më kur kthehem sot. Me ka mbetur nëmendje shoqëria që kishim midis nesh: e pastër dhe e patundshme. Miqësia dhe mbështetja që i jepnim njëri-tjetrit. Ndarja e gjithçkaje që kishim ,sadopak që ajo të ishte, çiltersia dhe humori qe kishim midis shokesh.
Keni pas ftesa që i keni refuzuar?
Patjeter, ftesa që i refuzoj ka për arsye nga më të ndryshmet. Mendoj se në një moment të caktuar njeriu duhet të gjejë nëjetën e tij ekuilibrin midis asaj që duhet të bëjë e asaj qëdëshiron të bëjë.
Sa iu mungon Shqipëria?
Nuk ndjej mungesë të Shqipërisë si vend. Kam ndjerë mungesën e jetës që lashë në Shqipëri kur u largova në moshën 19 vjeçare. Pra mungesën e shoqerisë, familjes si dhe të aktiviteteve qe kisha. Pas 20 vjetesh jetë në Bruksel, gjithçka për mua ështëkëtu. Shpesh kur zbres në aeroportin e Brukselit kam atëndjenjën e qetësisë dhe them me vete “arrita në shtëpi”!
I identifikoni në koncertet tuaj shqiptarët?
Herë pas here ndodh që në publik të ketë artdashës shqiptarë të pranishëm. Vijnë ose rastësisht ose sepse kanë degjuar për një artist shqiptar që luan. Shpesh i takoj pas koncerteve dhe me disa prej tyre mbaj edhe kontakt miqësor. Është e çuditshme të mendosh se sa shqiptarë të suksesshëm ka në fusha nga më të ndryshmet e në të gjitha vendet ku kam qenë. Është gjithnjë surprizë e këndshme të bisedosh me njerëz që nuk i njeh por që diçka e padukshme të lidh fort, prejardhja dhe gjuha e nënës! (TemA Javore)
Cudi…! ky djalosh eshte larguar 19 vjec nga shqiperia dhe nuk ka asgje per te thene per keto vite, te cilat tek e fundit e bene njeri te suksesshem. Kam bindjen se po te kishte lindur ne Bruksel sot nuk do te ishte ai qe eshte…
Olsit nuk “i kujtohet” qe ka luajtur para 5-6 vitesh ne sallen e Akademise se Arteve ne Tirane??
mua me kujtohet shume mire,
ka qene festivali Different Trains,ishin 5-6 djem shqiptare,virtuoz qe luanin ne orkestra te ndryshme ne vendet europiane
me kujtohen sidomos fjalet e ngrohta e plot respekt per arritjet e Olsit
qe thoshte ne holl- profesori i tij ne Liceun Artistik ne Tirane,i nderuari Gjovalin LAZRI…
suksese Olsi
olsi ka luajtur para 5-6 vjetesh ne sallen e Akademise se Arteve ne festivalin Different Trains,
nje grup virtuozesh shqiptare qe luajne ne vende te ndryshme te Europes,
me duket se ka marr edhe nje cmim….ne sallen e TOB
kujtoj profesorin e tij te Liceut,z,Xhovalin Lazri ,ne hollin e ILA,
qe fliste per Olsin me superlativa si djale dhe si artist,
dicka sa per ta kujtuar se Shqiperia ka gjithmone dicka per te thene per djemte e saj
suksese Olsi