Në moshën 130-vjeçare, një nga pikturat më të famshme të Vincent van Gogh, është tashmë shumë delikate për të lëvizur nëpër botë dhe do të lëvizë më nga Amsterdami.
Ekspertët që kanë kryer së fundmi një restaurim të pikturës së famshme “Lulet e diellit” kanë arritur në përfundimin se ajo nuk duhet të lëvizet më, në mënyrë që të mos dëmtohet.
Piktura e frymëzuar nga një peizazh në Francën jugore të vitit 1889, është bërë e ndjeshme ndaj vibrimeve dhe lagështirës.
“Shtresat e bazës dhe të bojës janë të qëndrueshme, por të ndjeshme ndaj dridhjeve dhe ndryshimeve në lagështinë e ajrit dhe temperaturë”, tha drejtori i Muzeut Van Gogh, Axel Ruger.
“Prandaj është e rëndësishme që piktura të lëvizë sa më pak të jetë e mundur dhe të ekspozohet vetëm në një mjedis të qëndrueshëm”, tha ai.
Përveç restaurimit të vogël, një ekip ekspertësh ka zbuluar detaje rreth materialeve që ka përdorur Van Gogh, duke përfshirë llojin e lirit të përdoru për telajon.
Ata thanë se është e sigurt që Van Gogh, i cili i pikturoi “Lulet e diellit” në janar 1889, e ka bazuar pikturën në një tjetër të ngjashme më të hershme që e kishte pikturuar në verën e vitit 1888, e cila tani ndodhet në Galerinë Kombëtare në Londër.
“Lulet e diellit” do të ekspozohet në Muzeun Van Gogh në Amsterdam, më 22 shkurt nën një ndriçim të ri, kësaj here më të butë.
.. po mendohem te zevendesoj at pak piktura qe kam te Vincent van Gogh-ut me ato te Rames ..!
Van Gogh ka pikturuar ne total 12 me luledielli ne kohen kur ndodhej ne Arles nga 1888-1889…jo dy si thoni ju