Ish-ministrja dhe ish-deputetja e PS-së, Arta Dade në një intervistë për “Ora News” e ka cilësuar të rrezikshme idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Dade ka kritikuar qëndrimin e Edi Ramës, i cili, sipas saj, nuk e ka kundërshtuar këtë ide si përfaqësues i qeverisë së Shqipërisë.
Dade ka lënë të kuptohet se Edi Rama është pro ndarjes së Kosovës, por e ka lënë që ideja e territoreve të prezantohet si qëndrim i ndërkombëtarëve.
“Rama është mësuar të fshihet pas te huajve, e kjo është dhe çështje karakteri, por aventurat e ndryshimit të kufijve janë shumë te rrezikshme”, tha Dade.
Ajo ka komentuar dhe delegimin e detyrës së ministrit të Jashtëm te Gent Cakaj.
Dade tha se nuk e ka gjetur ende CV-në zyrtare të Gent Cakaj dhe nuk ka një ide mbi formimin e tij profesional.
“Që kur u diskutua emri i tij nuk gjeja dot CV-në. Sigurisht CV-në e ka shkruar vet, por kjo nuk e bën atë që të ketë garancinë si ministër i Jashtëm që do të përballojë sfidat që kemi.
Mënyra se si ai ka dalë në skenën politike është pak jo e natyrshme. E kam ndjekur kur justifikonte kryeministrin që ne duhet të kemi një president të përbashkët. Ishte e pamundur të merrje thelbin e deklaratave të tij”, deklaroi Dade.
Duke ju referuar fjalimit të parë të Cakaj, Dade u shpreh se artikulimi i tij dipomatik ishte i papranueshëm.
“Si mund të jetë ministër i jashtëm një që s’ka koncepte e artikulim serioz e që emocionohet para kryeministrit të tij. Nëse Cakaj është kaq i mirë le ta çonte në Kosovë dhe të kontribuonte për diplomacinë atje.
Kur dëgjon dikë që ka një dalje publike dhe është e pamundur të komunikojë me audiencën, sigurisht që nuk të krijon një habi të madhe si gjeni sikur është prezantuar nga ana e kryeministrit që ky njeri mund të drejtojë një ministri kaq të rëndësishme.
Në mënyrën se si ai u pozicionua kur mori kompetencat tregonte mosdije totale për detyrat e shtetit”, tha Dade.
Lidhur me delegimin e detyrës së ministrit, Dade tha se Rama tregoi se nuk e ka idenë e shtetit.
“Në rastin konkret, Edi Rama është dekretuar duke vënë dorën mbi Kushtetutë dhe pas gjysmë ore t’ia delegojë zv.ministrit.
Delegohen kompetencat në momentin kur ministri i Jashtëm është në mungesë absolute për të kryer të dytën.
Unë nuk e di që kryeministri shqiptar është në mungesë absolute për të kryer detyrën.
Genti e kishte hallin të mos zhgënjente kryeministrin, jo të kryente detyrën për Shqipërinë.
Kam ndjekur edhe një ish-ministre që i gjithë meraku të ishte të mos zhgënjente kryeministrin.
Këtu marrëdhënia nuk është për institucionit, por marrëdhënie kanalizohet në mënyrë personale”, tha Dade lidhur me zëvendësministrin e Jashtëm.
Ish-ministrja e PS-së është ndalur dhe në ligjin për diplomacinë, i cili sipas saj, është shkelur gjatë viteve të fundit.
“Është keqardhje që Ben Blushi nuk është më në politikën aktive, ashtu si shumë personalitete të ndryshme jo vetëm në Partinë Socialiste.
Largimi për arsyet që s’kemi kohë t’i shpjegojmë nuk është një gjë e udhës.
Blushi është një nga kontributorët për ta përmirësuar atë ligj, i cili nuk mbështeste dhe nuk inkurajonte të rinjtë që të futeshin në shërbimin diplomatik.
Ligji parashihte që 80% të emërimeve të ambasadorëve të vinin nga shërbimi diplomatik dhe 20% nga radhët jashtë këtij shërbimi.
20% i lejonte çdo qeverie që në vende të përcaktuara si vende me partneritet strategjik mund të çoheshin ato figura që mund ta bënin punën më mirë.
Ky ishte thelbi i ligjit. Duket hequr fare këtë prag, mendohet që 100% mund të mos vijnë fare nga karriera diplomatike”, deklaroi Dade.
.. problemi i Kosoves eshte i brendeshem , per Kosoven si shtet i pa varur ..! Ju shikoni problemet e vendit , pasi kane mbetur njerezit “pa breke “..!
Jo aq ambicioze moj zonja Arta se ke qene e sukseseshme por jo e perjetshme.Ti ndjen keqeardhje per Blushin,por dhe ai si ti kur nuk arriti te behej minister u largua nga p.s.Me mite bashkohuni me Kacin e zi.
Edhe ti o Arta personale e ke kete “shqetesim”,se kur Edi Rama fliste per shtetberje ti flisje per fustanet…
Mos u tregoni kaq e pa cipe se ne fakt ti e tille je qe te mos them dhe prosti….. Ti do qe te jeshe gjith jeten ministre se ke keni cliruar shqiperine, jeni bere me keq se Sali krimineli, zhdukuni me mire te shpetoi ky vend….
Arta me vjen keq per ty kush te nxiti nuk po e marr vesh , por po te sqaroj vetem per nje fjali qe thua per Ben Blushin gjyna qe nuk eshte ne P.S ne .. POR kur ai nuk ishte ne gjendje te mbante partine e vet kuj i duhet gja sa mori ne qafe edhe profesoreshen shkòdrane .
Fillove dhe ti si blushi moj Arta ,per pak karrige filloni dhe hidhni helm ,s diskutohet qe qelbesira po e djallos mandatin e dyte me vjedhje dhe gjithshka tjeter ,por populli duhet te cohet dhe t ju shfarose juve eliten politike te korruptuar qe nga rama deri te basha
Arta Dade mos pirdhe me brek te shpuara se Ben Blushi ka qene dhe eshte llapaqeni me i ndyre per partine socialiste nje arrogant,nje maskara me i poshter nuk kishte,nje mendje madhe nje palaco burr,i pa skrupull dhe i pacipe prandaj zonja nga fshati mos pirdhe se e qelbe bakllavan e tepesise socialiste se pastaj Ben llapazani mbetet pa ngrene revanine e kazanit te plerave.
Moj Z Arta e para te flasesh per te tjere shiko veten mos djali juaj ishte i mpleksur e dyta jeni tip mos mirenjohes dhe egoiste nuk je ti me e mira e treta motra e vogel e Shqiperise Kosova ishte marrur peng nga katilat VICER SHOVINISTE ecliruam dhe e futem ne vater aterore kaq kohe qe na mungonte dashuria rritej tani qe e kemi ne vater tetregohemi te dashur te respektushem takemi prane gjithmone t’ikuptosh keto do largpamesi duhet te jesh mesuar te shikosh larg dhe ne terr etj keto cilesi i ka vetemKR MIN jone i nderuar EDI K RAMA
pavarsisht se c’hall ka Arta,mendimet per qeverine e ministrin ejashtem jane te sakta. Populli votoi masivisht qe ne qeverisje te vijne socialistet e ndershem qe kne kontribute e i sherbejne popullit,jo pa parti nga Kosova. Kur ata nuk i sherbejne Kosoves e nuk i perfill njeri atje, si mund te na sherbejne neve.Askush nuk ta jep te mirin,por qellimi i Rames eshte te shkatrroje PS dhete mbroje deri ne fund kriminelin Berisha me klanin e tij.
Ju zente syte e mira e Rames
Juve PS-n e doni vetem atehere kur ju ofron pushtet, se me tutja as qe kujtohrni per te, madje edhe beheni xhind me keq se kundreshtaret politike kur me te drejte ju shfronesojne!
Vetëkallëzim i vonuar i Zonjës Arta Dade:
1. Sipas këtij shkrimi, që vjen si “urtësia pas kuvendit”, Arta është e pakënaqur me mënyrën e qeverisjes së Kryeministrit në politikën e brendshme dhe të jashtme që, me sa duket, ka prekur karrierën e saj dhe të disa të tjerëve.
2. Ajo ka lënë të kuptohet se Kryeministri është pro ndarjes së Kosovës kur ai ka theksuar në një bisedë në studio (e kam dëgjuar vetë në internet) se diskutimi në fjalë ofron një moment historik për të përpunuar një strategji gjithëshqiptare për zgjidhjen e çështjes tonë kombëtare.
3. Ajo akuzon Kryeministrin se fshihet pas të huajve për qëndrimet e tij. Cilët të huaj? Ata që janë aleatët tanë të mëdhenj, kur përpjekjet e tyre mbështesin të drejtën tonë dhe bashkëpunimi me ta është rrugë pa kthim?
4. Ajo akuzon Kryeministrin për politikën e tij për kuadrin, kur zgjedhja e kuadrit është kompetencë e tij e ligjshme, kur politika dhe diplomacia burojnë nga autoriteti më i lartë si udhëzim për instancat në vartësi të tij dhe tema e përditshme e punës në Këshillin e Ministrave, kur delegimi i detyrave është i ligjshëm jo “shkelje e besës” pas betimit “me dorën mbi Kushtetutë”.
5. Publikimi i intrpretimeve të saj tendencioze për konceptet e figurave të përmendura prej saj për shtetin, aftësitë ose mosaftësitë e tyre në kryerjen e detyrave, si një shef kuadri që përgatit karakteristikat e punonjësve të tij, zbulon ambicje dhe synime që nuk tingëllojnë dhe aq mirë.
6. Ku e di Arta Dade se emocioni i Gentit gjatë marrjes së detyrës së ministrit tregoka se “Genti e kishte hallin të mos zhgënjente Kryeministrin, jo të kryente detyrën për Shqipërinë.”që sapo e mori? Nëse ka informacion të fshehtë për Gentin le të informojë se analogjia me një person tjetër nuk qëndron. Sidoqoftë, Genti nuk është i panjohur me historitë e tridhjetë vjetëve të fundi, kur burra shtetar të rritur kanë shkelur në dërrasë të kalbur. Arta Dades i takon t’i kërkojë ndjesë një të riu me kurajë të justifikuar edhe për karakteristikën negative të stërholluar që i bën atij nisur nga dukja e rrethanave të rastit dhe interpretimet personale.
7. Sa diplomatik është sugjerimi i Arta Dades se “Nëse Cakaj është kaq i mirë le ta çonte në Kosovë dhe të kontribuonte për diplomacinë atje.”?! Ai është një insinuatë dritëshkurtër për marrëdhëniet midis dy shteteve shqiptare.
8. Kjo si biçim aktakuze i bënë jehonë zërave të ngjashëm në treg për rrëzimin e Kryeministrit që, sipas saj, “nuk e ka idenë e shtetit” dhe të Ministrit të Jashtëm që “tregon mosdije totale për detyrat e shtetit”. Në situatën aktuale kur tashmë ka filluar fushata zgjedhore ringjallen shpresat tek përpunimi dhe grupimi i opinionit dhe forcave kundërshtare. Ngatërrimi i fushës së luftës është fatal.
Përfitoj nga rasti t’i uroj Z. Gent Cakaj suksese në plotësimin e detyrave të Ministrit të Jashtëm dhe në thyerjen e paragjykimeve dhe pretekseve për futjen e kuadrove të reja në qeverisjen e vendit. Përshëndetje të ngrohta, Kasandra.
Dikush aty nuk e pëlqen komentin tim dhe e shtynë postimin deri sa të harrohet. Aq ka në dorë. Kasandra.