“Bashkëqeverisja”, Rama: 300 të shkarkuar se nuk i zgjidhën hallet qytetarëve, ka 800 vende të lira pune në administratë

30 Janar 2019, 10:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se falë portalit të bashkëqeverisjes janë zgjedhur mijëra halle të qytetarëve.

Gjatë takimit të përjavshëm me koordinatorët bashkëqeverisjes, Rama gjithashtu tha se janë mbi 300 punonjës të administratës publike që janë larguar sepse nuk kanë zgjidhur në kohë problemet e qytetareve, ndërsa shtoi se janë 800 vende të lira pune në administratë.

“Bashkëqeverisja është platforma që zgjidh mijëra halle. Platforma është në dispozicion që gjithkush të mos sorollatet dhe qeveria të bëhet aleate me qytetarin.

Ne na duhet shumë punë ende dhe na duhet shumë durim. Por një gjë është e sigurt. Nëse flasim në marrëdhëniet me qytetarët, ato janë marrëdhënie të drejtpërdrejta.

Nuk ka qenë kështu dhe falë teknologjisë ato që dje ishin zyrat e ankesave, sot janë një instrument në xhepin e  qytetarit që ka një smartfone.

Në total nga momenti i funksionimit të platformës janë regjistruar 33,336 çështje, kërkesa, ankesa dhe adresime të llojeve të tjera.

 Në platformë është edhe dritarja për studentët. Janë mbi 800 vende pune të lira në administratën publike dhe do ketë hapësira për studentët me 9 dhe me 10.

Janë mbi 300 të larguar nga puna në administratë, pasi nuk i kanë dhënë në kohë zgjidhje problemeve të qytetarëve“- tha Rama.  (TemA)

1 komente në ““Bashkëqeverisja”, Rama: 300 të shkarkuar se nuk i zgjidhën hallet qytetarëve, ka 800 vende të lira pune në administratë”

  1. Al says:

    Shkarko po ke do maresh…arifmatrake ose ne rastin me te mire 5 vjet tja marin doren.Administrate Suedeze me rroge Albanie…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje