Nga Arsen Hoxha, Ish arbitër i FIFA-s
Edhe pse ne pergjithesi ndeshjet e javes se fundit u gjykuan mire, arbitrat bene disa gabime qe lehte kuptohen se ishin te natyres njerzore.
Por kur keto vendime gjykohen me pas nga specialistet, eshte e rendesishme qe ato te jene mundesisht ne perputhje te plote me permbajtjen e rregullave te lojes, sepse keshtu ndihmohen me mire arbitrat ne arritjen e nje gjykimi sa me te unifikuar.
A- Ne rastin e 11 metrshit te dhene ne ndeshjen Skenderbeu- Partizani, eshte e gabuar te thuhet se kemi te bejme me nje vendim te drejte sepse:
B- Ne ndeshjen Tirana – Kamza, kemi te bejme me nje 11 metersh te paster, sepse siç shihet ne te treja fotot, lojtari sulmues tenton te veje ne zotrim topin qe i vjen nga krahu i majte, por nuk e realizon dote sepse ne vazhdimesi ai diku shtyhet e diku mbahet nga lojtari mbrojtes, madje deri sa ate e rezon plotesisht ne toke. Lufta sportive e lejuar trupe me trupe, nuk ka asgje te perbashket me aktin e mbajtjes, shtytjes apo pengimit qe mund ti behet nje lojtari sulmues.