Braçe akuzon rëndë opozitën: Për zgjedhje kam ndjekur pas rrugaçët e PD e LSI, thasët me lekë i kanë hedhur në kanal

31 Janar 2019, 21:42Politika TEMA

Zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Mbrëmje Ide’ të Mirela Milorit, në lidhje me shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të 2017.

Braçe është shprehur se gjatë zgjedhjeve, vete personalisht ka ndjekur pas rrugacët e PD dhe LSI, të cilët thasët me lekë i kanë hedhur në kanal pasi kanë vënë re se ndiqeshin.

Kam ndjekur pas drejtor Burgu e drejtor AKU-je.

Thasët me lekë i kanë hedhur në kanal me ujë. Në Lushnje i kam ndjekur mbrapa se në Divjakë nuk ua mbante.

Si nuk gjeti prokuroria e Llallës një fakt për këto blerje.

Rrugacët e PD dhe LSI qarkullonin në rrugët e Fierit dhe Lushnjes me thasë me lekë’, ka përfunduar Erion Braçe.

6 komente në “Braçe akuzon rëndë opozitën: Për zgjedhje kam ndjekur pas rrugaçët e PD e LSI, thasët me lekë i kanë hedhur në kanal”

  1. anastasi says:

    Shqiperia duhet te ndryshoj se nuk bene statusin e drejtimit te shtetit dhe te Qeverise, shume ligje te kushtetutes duhet te ndryshojne dhe te gjithe njerzit duhet te mbajne pergjegjesi te pa diskutushem cdo person para ligjit.Sot shqiperia ka dal jashte kontrollit,populli duhet te organizohet dhe te beje zgjedhje te reja.

  2. TOMORI says:

    Zoti Brace, jo vetem qe ke shum te drejt, kur thua se, rrugacet e PD, LSI, hidhnin thaset dhe trastat ne kanal, por, akoma me keq, legalisht, ndanin para dhe ushqime neper fshatra e qytete, biles edhe ne mes te Tiranes ne zyrat e tyre qytetaret mbanin rradhe per te mar ushqime ne kembim te votes, kete e kan filmuar dhe dhen kronikat e lajmeve.,
    Mjerisht , qe drejtesia su muar asnjeher, me keta trafkant. qe bertasin, ujku, ujku, kur cakalli ka ber kerdin.
    Keta te eturit per pushtet, skan len gje pa ber, per te vjedhur e mar vota sa her ka patur zgjedhje, por keta te PS e pesuan si ai kali qe, ate e zun dhe ate e vune, te shi ne leme, kuajt dhe gomeret e tjer qe sjan kapur vin verdall, shajn e mallkojn, premtojn parajsen, sikur si njohin shqiptaret cfar mostrash jane.

  3. Don says:

    Brace te lutem me degjo me vemendje. Deri me sot ju kam ndjekur si e keqja me e vogel dhe alternativa per shpetimin e situates ku eshte katandisur ky vend. Por sot marr vesh qe ju zoterinj pushtetare keni bere nje emerim skandaloz ne nje pozicion drejtor tenderash te nje njeriu te ndyre dhe te papare per korrupsion. Behet fjale per Dritan Agollin nje person i ndyre qe u kallte daten konkuruesve me 20% e famshem. Me kete qe ka bere Edi Rama ka damkosur perfundimisht veten, PS, dhe gjithe qeverisjen socialiste. Une ketu po e humbas shpresen te ju dhe po ndryshoj opinion se mund te jeni ju qe mund ta coni perpara kete vend. Ne se Dritan Agolli , nje funderrine e vertete e pamoralshme ndodhet i atashuar ne pozicion kyc ne qeverisjen socialiste atehete ky vend ka marre fund dhe po ashtu edhe qeverisja e PS.

  4. BOHOTINA says:

    O Zot kush flet! Po zgjedhjet e majit 1996 i harruan keta mostra? I kemi pare me syte tane si i ndanin parat? Salihu e dinte si do dilte, se pak muaj pas fitores vertet plebishitare te marsit 1992, ai humbi zgjedhjet vendore dhe Referendumin e 1994. Madje bene dhe nje skenar. Per te treguar se u fituan zgjedhjet e 1996 me te drejte, organizuan ne mbremjen e asaj dite ne tere qytetet kryesore demostrime me shkepje armesh, me bori makinash e me turma te paguar,

  5. Ari says:

    Zoti Brace keni shume te drejte, por hajdutat jane prap ne poste drejtuese dhe po e rjepin kete vend.. jeni ne vendin e duhur per te kontrolluar cdo drejtor ne Ministri dhe institucione te tjera. Ato thjesht kane nderruar ngjyre jane bere me ju .. dhe vazhdojne me te njejtin ritem. Tek ju kemi besim. uUne te mbare ne detyren tuaj shume te veshtire. Ne si popull nuk ua kemi borxh shfaqje te tilla ner parlament…. presim te degjojme dicka per ekonomine, taksa, rroga….ndonese mund te jete deputet duhet te kete masa te rrepta per cfare filet aty..sjemi ne pergjegjes per njerez te rrjedhur dhe plehra qe merren me gra e motra. Turp

  6. Zihniu says:

    Shyqyr qe per here te pare akuzohet PD per blerje votash.Kjo force politike,bashke me LSI(ne Bulqize ku jemi deshmitare une dhe A Spahiu) vazhdimisht,edhe ne 2017 kane hedhur me shume para per blerje votash se PS-ja.Deputetet e PS duhet te flasin per kete fenomen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje