Nga Alfred Peza
Pas procesit të pastrimit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët nuk i plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e sistemit të ri, viti 2019 ka dhënë shenjat e para, se do të jetë periudha e “vettingut” të klasës politike shqiptare. Shenjat këto që kanë nisur të jepen ditët e fundit nga SHBA dhe BE, ku një pjesë e elitës politike i ka marë tashmë sinjalet e qarta.
Ky proces, duket se do të eci paralel me ngritjen e institucioneve të reja, SPAK dhe BKH por edhe të rikthimit në normalitetin e funksionit të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese, si edhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.
Ngritje e këtyre institucioneve të reja, është në varësi të ecurisë së procesit të “vettingut” për gjytarët dhe prokuroroët, të cilët po kalojnë nëpër tri filtra përpara se të konfirmohen ose jo në detyrat e reja: Integriteti profesional; pastërtia e figurës dhe verifikimi pasuror.
Një procesi të tillë, do ti nënshtrohen më pas, nëpërmjet sistemit të ri të drejtësisë, të gjitha pushtetet e tjera në Shqipëri. Duke nisur pikësëpari me të gjithë ata që janë të zgjedhur, ose të emëruar në pozicione të larta të administratës dhe që kanë menaxhuar pasuri e para publike ose fonde të buxhetit të shtetit.
Një nga sinjalet e para që pritet të marin, ose janë duke marë këto kategori, është pothuajse e ngjashme me ato që mori ish Kryeprokurori i Republikës, Adriatik Llalla. Skema e përdorur ndaj tij, pritet të jetë pak a shumë një lloj modeli që mund të ndjekë edhe fatin e të tjerëve. Kujtojmë se fillimisht u fut në listën e zezë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, kur atij dhe familjarëve të tij, iu ndalua hyrja në SHBA, për shkak të përfshirjes së ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë në raste galopante korrupsioni, gjatë kohës së ushtrimit të detyrës.
Pjesa tjetër është një film i parë tashmë, kur pas kësaj mase ndaj Adriatik Llallës Prokuroria u vu në lëvizje të cilat çuan në nisjen e hetimeve zyrtare ndaj tij për katër akuza nga më të rëndat, përfshi edhe atë të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Ditët e fundit, ka dalë në skenë një çështje e bujshme, e cila duket se implikon dy figura të njohura politike. Mediat publikuan një vendim gjyqësor pasi familjes Voci, nga Gjadri i Lezhës, i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5.5 milionë euro dhe shumë apartamente, të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme, parà këto të dhuruara nga miliarderi suedez Sten Ake Lindholm.
Të dhënat e publikuara nga burime të Gjykatës së Lezhës, tregojnë se dy prej apartamenteve i janë blerë deputetit të Partisë Demokratike Edi Paloka, aktualisht nën Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, njëra prej tyre me vlerë prej 87.5 milionë lekësh dhe një tjetër në një shumë prej 70 mijë eurosh. Ndërsa ish- deputetit demoktrat, Flamur Hoxha, i janë blerë 3 apartamente dhe 3 garazhe, me një vlerë që shkën në shumë e 729 mijë eurove.
Hetimet për këtë çështje sapo kanë ekspozuar majën e ajzbergut dhe në orët dhe ditët në vijim pritet të ketë edhe zhvillime të rëndësishme të cilat me siguri që do të sjellin edhe debate politike e mediatike në lidhje me këtë temë. Ashtu sikundër, pritet të ketë shumë emra të tjerë që po dalin dhe pritet të bëhen publike në çështje të tjera me sensibilitet të lartë shoqëror dhe në çështje të bujshme. Të cilat, nuk do të tregojnë gjë tjetër, veçse atë që po bëhet gjithnjë e më konkrete gjatë javëve dhe muajit të parë të 2019: Kalimin e stafetës së “vettingut” pas drejtësisë, edhe në sfera të tjera të rëndësishme të jetës politiko- shoqërore të Shqipërisë.
REALISTI
Deri kurre do te degjojme neper ekrane keta maskarenj te tipit Paloqe dhe Lulush qe Cfare nuk kane bere duke pastruar parate e droges qe nga Kompanite qe zoteron Luli ne emer te Kunatit e deri tek ky thuthuq drogaxhi dhe JU deputete dhe drejtues te PS te flini gjume dhe ta perdorni PS si lopen qe duhet ta milni dhe per ta kullotur ta mbaje Rame me Ballen Se Braces i ka humbur zeri. DEMASKONI cdo dite keta MASKARENJ se po i mbushin mendjen popullit se jane shendruar nga Prostituta ne te virgjer. MOS VALLE JENI MEZITUR ME PUSHTETIN dhe doni tja dorezoni Lulit sic veproi Nano me Bishen .Ju lutemi na e thoni hapur qe te largojme femijet. Uroje te jem Gabim
As mos t’ju rrej mendja se do bëni VETTING , mbasi dhe në Sistemin e Drejtësisë ai u zhvillua pa efektivitet dhe vlerë , mbasi vetë ligji i Vettingut është harttuar për mos me kap e me dënu.
Po ti shtohet vetëm 1 NEN këtij ligji , mund të themi se PO , ky ligj ka vlerë dhe ka efekt 100 % .
NENI EKSTRA SHTESE :
– Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se , mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave , që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .
Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund , si pikë të veçantë , dhe , me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për t’i plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë disa fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam , atëherë , jo i prishet gjumi , por nuk i zen gjumi fare asnjërin .
Nxirrini në dritë të DIELLIT ti shikojë POPULLI të gjithë Deklaratat dhe do shikoni se çfarë abuzimesh monstruoze dhe të pa para e pa dëgjuara do dalin .
Ama , kur t’ja bësh ZERO kuletën dhe gjithçka , atëhere them se është bërë Tamam proçes VETTINGU . Madje s’ka nevojë me i dënu fare ose shumë , sepse pa lekë nuk do i hedhi njeri as qyrret , por dhe dinjiteti do i ketë shku në zero .
Pa veprimin e këtij NENI SHTESE , hajdutët e abuzuesit ma të mëdhej të këtij vendi do i kemi gjithmonë në krye .
Kryetarë Partish , duke fillu nga Socialistja e Demokratikja , Kryetarë Grupesh Parlamentare , Deputetë , Ministra dhe President Republike , po deshët me e pastru seriozisht këtë vend nga ABUZUESIT dhe gangsterët e MAFIOZET e politikës , ekonomisë e shoqërisë , vendosni e shkoni në parlament e miratoni NENI-n e LIGJIT me KOKE POSHTE , që i shkund xhepat e ABUZIMIT të gjithëve pa përjashtim .
Jeni duke bërë maskarada me anëtarët e Gjykatave e Prokurorive , a thua se ato kanë qenë dhe janë e keqja e këtij vendi .
SISTEMIN e KEQ e ngritën dhe e mbrojtën politika dhe politikanët , dhe prap kurimin duan ta bëjnë gjysmak , që agonia dhe sëmundja të vazhdojnë , aq , sa këta të jenë bërë të PA PREKSHEM .
A thua se ti, Peza dhe te tjeret qe keni dale si flamurtare te vettingut, keni jetuar e jetoni nen nje veshje qelqi qe nuk ju ka prekur kurre semundja e sistemit te shoqerise tribale shqiptare dhe te shtetit te saj, vjedhja, korrupsioni, krimi, klientelizmi, banaliteti, mafioziteti!
Dhe qe te mos shkojme me larg, por vetem te tregojme ecurine e korrupsionit shqiptar rezulton se Shqiperia eshte perkeqesuar ne kete aspekt per vitin 2018 ne krahasim me nje vit me pare. Keshtu, ne qoftese Shqiperia ne vitin 2017 ndodhej ne vendin e 93-te ne bote nga 180 vende, ne vitin 2018 renditet e 99-ta ne bote nga 180 vende dhe sigurisht, e fundit ne Europe mbas Moldavise!!!!!!!!
Nuk besoj se edhe per keto rezultate e ka fajin opozita apo ngjyrat e tjera politike qe nuk e mohon askush qe ishte dhe eshte po aq e korruptuar sa dhe pushteti i sotem ne fuqi! Keni te njejtin mentalitet, kulture dhe botekuptim jetese, pune e qeverisje!
Atehere, ke duhet te besojme, realitetin shqiptar apo propaganden qeveritare per “parajsen shqiptare”??!!
jam dakort me ty rama nuk do lene vetem the konsumuar kaq shume ska kuptim 74 tunduni nga karriket dhe justifikoni bukenhajdutet e shpelleskaneshtate shpirtra se kane parane kujdes cdo gje paguhet ruajeni ramen si ujin e paketse eshte krim ta linivetem populli I ka shpresat tek secili nga ju