Koha që kryetari i KLSH-së t’i takojë Partisë Socialiste!

29 Janar 2019, 20:15Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Pas rrëzimit të kandidaturës së zonjës Vitore Tusha, propozuar nga Presidenti Meta në detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), duket se sërish mazhoranca socialiste do ta rrëzojë kandidaturën pasuese, atë të zotit Bahri Shaqiri. Në fakt, kandidatura e zonjës Tusha ishte e shkëlqyer, për më tepër që ajo kaloi edhe procesin e vetting-ut, gjë që ia shtonte vlerat si personalitet. Ndonëse ajo kishte një problematikë që binte ndesh me ligjin, sepse nuk kishte eksperiencë në çështjet financiare, personalisht pata ndjesinë se ishte një tendencë e Presidentit për ta “djegur” në këtë post, me qëllim që të bllokohej ngritja e institucioneve të drejtësisë meqë zonja në fjalë ishte e vetmja që kaloi vetting-un nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Edhe kandidatura tjetër, ajo e zotit Shaqiri, ka të njëjtën problematikë ligjore si ajo e zonjës Tusha, sepse edhe ai nuk ka eksperiencë në çështjet financiare.

Nga ana tjetër, duket se vetë mazhoranca socialiste dëshiron që në krye të KLSH-së të jetë një përfaqësues i saj, por që nga selia e presidencës kjo nuk shihet e arsyeshme meqë kështu, sipas saj, “kapen” të gjitha institucionet nga partia në pushtet.

M’u desh të kthehesha pas në kohë për të parë se cili është historiku i drejtimit të këtij institucioni të rëndësishëm gjatë viteve të demokracisë. Më rezultoi se, pas fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit 1992, drejtimin e këtij institucioni e mori zoti Blerim Çela, aktivist dhe deputet i PD-së. Në këtë detyrë ai qëndroi 5 vjet, deri në vitit 1997, kur shumica parlamentare kaloi nga kahu i majtë. Ndonëse PS-ja në atë periudhë zotëronte 2/3 e Kuvendit, ajo u tregua luajale dhe nuk vendosi atje një njeriun e saj, por një përfaqësues politik të Ballit Kombëtar, zotin Mustafa Kërçuku. Ai qëndroi në detyrë në periudhën 1997 deri 2004. 

Ndonëse mandati 7 vjeçar i zotit Kërçuku përfundoi kur ende PS-ja ishte në pushtet, kjo e fundit, sërish nuk zgjodhi për pasues një nga radhët e veta, por ia la opozitës. Gjatë viteve 2004 deri 2011 institucionin e KLSH-së e drejtoi zoti Robert Çeku, i cili vinte në atë detyrë si deputet i Partisë Republikane. Përfundimi i mandatit të zotit Çeku korrespondoi me qenien në pushtet të Partisë Demokratike. 

Edhe kësaj here nuk qe e thënë që kryetari i KLSH-së të vinte nga radhët e PS-së, ndonëse ajo në atë kohë ishte në opozitë. Në atë detyrë u propozua zoti Bujar Leskaj dhe Kuvendi, me mazhorancë të djathtë, e zgjodhi atë pavarësisht se ai ishte edhe deputet i PD-së. Në këtë detyrë zoti Leskaj qëndroi 7 vjet, nga viti 2011 e në vazhdim, deri në zgjedhjen e të riut. Është për t’u theksuar se zoti Leskaj ka hequr dorë vullnetarisht për një mandat të dytë.

Në këto 27 vjet, institucioni i KLSH-së është i vetmi që nuk ka pasur në drejtim të sajin asnjë kryetar që të ketë ardhur nga radhët e PS-së. Duket sikur KLSH-ja është një institucion  i “mallkuar” për të pasur në krye të saj një përfaqësues nga PS-ja. Dhe, më e habitshmja është se përse duhet doemos të konsiderohet i kapur prej saj në këtë rast, kur në të shkuarën që e drejtonte PD-ja ajo njëkohësisht i kishte te vetat gjithë pushtetet e tjera!

Në rast se nisemi me logjikën që drejtimi i KLSH-së duhet t’i takojë opozitës, kjo do kishte kuptim nëse mandati i kryetarit do zgjaste aq sa mandati i opozitës. Pra, për një kryetar të KLSH-së që i përket opozitës, kur partia e tij vjen në pushtet, ai automatikisht duhet të japë dorëheqjen. 

Kurse me modelin që kemi aktualisht, kur mandati i tij është 7 vjeçar, ndodh që në këto intervale pozita dhe opozita të alternohen dhe sërish ai është në detyrë. Sado që PD dhe PS janë alternuar, kësaj të fundit s’i ka rënë kurrë bingo-ja. Dhe, meqë kryetari është propozim i Presidentit, PS-së sërish i duhet të presë ditën kur të ketë ajo Presidentin prej radhëve të saj. Edhe këtu ajo ka një “mallkim”, sepse në këto 27 vjet, ndër 5 presidentë, PS-ja ka pasur vetëm një nga radhët e saj.

Nuk është serioze që një kryetar KLSH-je të zgjedhur nga radhët e PD-së ta quajmë normale kur partia e tij është në pushtet e opozitë, dhe ta quajmë jo të pranueshme kur kryetari të vijë nga PS-ja, kur kjo parti është në pushtet ose opozitë.

Në këto kushte, ka dy alternativa: ose të ndryshohet ligji përkatës e të sanksionohet që kryetari i KLSH-së i takon të zgjidhet një përfaqësues i opozitës së kohës, me mandat 7 vjeçar, që rri në detyrë, ai e të tjerë, aq kohë sa opozita të vijë në pushtet; ose kësaj here të propozohet një kandidaturë që vjen nga radhët e mazhorancës socialiste si prishje e një syri të keq që kësaj partie i është mohuar e drejta për afro tri dekada ta drejtojë këtë institucion të rëndësishëm kushtetues.

 A është përfaqësues politik i saj, a e përzgjedh ajo nga shoqëria civile, kjo nuk ka humb rëndësi. Ajo që vlen është fakti që tashmë ka ardhur koha që Presidenti Meta t’ia kërkojë drejtpërdrejtë kandidaturën për kryetar të KLSH-së, Partisë Socialiste. 

Nuk mund të trajtohet më partia më e madhe në Shqipëri, si e padenjë që të ketë edhe ajo të drejtën që kryetari i KLSH-së të identifikohet me emrin e saj. Kjo do të ishte e papranueshme! (TemA)

24 komente në “Koha që kryetari i KLSH-së t’i takojë Partisë Socialiste!”

  1. Jani says:

    Anastas Angjeli mamuthi i korrupsionit eshte kandidati i padiskutueshem

    1. Kalec Dega says:

      E po kjo pune , si puna e pallateve te Enverit kur Rama mbuloi m utin me sh urre.

      Dhe tani kur Tallava Albanistan po ripillet , sidomos ne 5 vitet e fundit, Qazimin do ta zevendesoje Hyseni, Elsaidi apo Undefined….
      Ose ushtaret vegla Peshq te medhenj ne sherbim te vetvetes , partise dhe peshkaqeneve .

  2. rroku says:

    Shkrim shume i sakte i lumte autorit, shikoni sa luajale eshte PS, nje gje te tille PD nuk e imagjinon dot e jo ta beje se eshte parti komuniste qe kundeshtarin e vret,shikoni cfar thone per Majlinda Bregun, Ritvan Boden, Patozin, Topin e plot te tjere qe i quan armiq. Ky eshte dallimi mbides Edit dhe Saliut se Luli dihet qe eshte PENIS dhe fryhet kur e ferkon Sali krimineli.

  3. Kola says:

    Pse qenka e thene te jete ekonomist titullari i KLSh?! Mund te jete edhe Z.Shaqiri, jurist/avokat/biznrsmen/keshilltar jurudik e sig.inteligjencen, mbi te gjitha Titullar i ShISh per nje periudhe te gjate me shume se kushdo titullar tjeter i sherbimeve sekrete te pluralizmit.

    1. zenelaj says:

      O Daj Kola rrushin ta vola rakine ta piva et etj.Bari Shaqirovici ka luajtur gjithmone me shume porta,me serbet,me italjanet,por mbi te gjitha me parane.Eshte nje skuth injorant,nje trafikant i rendomte celularesh e abuzues me sinqeritetin e parane e mikut te tij idiot Kujtim Hysenaj qe e kishte ortak ne biznesin me Jugosllavine ,qe e mori ne shish si shef kabineti e qe ja beri m..in ne fund kur ky po jepte shpirt.

  4. Komentuesi says:

    Edhe pse pd-ke i ka patur gjithemon presidentet dhe KLSH,ata thon qe perseri ta kemi ne.Ilir Meta nje president qen bir qeni,nuk mund te prpozoi dot nga ps-ja se e ka inatin te Edi Rama dhe ps-te,por ne fakt kryetari i KLSH-s kete radhe i takon ps-te.Por kur ke te beshe me qeneri ne presidenc dhe ne opozit,natyrisht qe do degjosh pordhet e tyre.

    1. Isuf kapertoni says:

      Kush e votoi per president ilirin? Ku e keni memorien apo so turme qe jeni skeni memorie

  5. lesh e li says:

    Bariu nuk di tabelen e shumezimit Jo me financat. Ka plot specialiste te fushes per ate vend.

  6. Emigranti says:

    Shkrim i bazar në logjikë normale për një vend normal politik,por larg realitetit prej shumë vitesh,që po e vuan shqipëria edhe në nivele të tjera shtetëore,si rasti i presidendit të republikēs.

  7. tjetri says:

    Po çfare ka bere ndonje gje te mire KLSH ne keto 28 vjet. Thjesht ka marre pjesen asgje me shume.

  8. mendoj qe me ligj duhet te vendoset qe kryetar i klsh te jete nga opozita dhe ne moment qe opozita te jete pozite ky te dorhiqet !

  9. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    do emerohet Edi Rama ne krye te KLSH dhe do ia delegoje kompetencat ndonje qumeshtori motak i llojit te gjenive qe zbulon eksploratori Rama.

  10. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    do emerohet Edi Rama ne krye te KLSH dhe do ia delegoje kompetencat ndonje qumeshtori motak i llojit te gjenive qe zbulon eksploratori Rama..

  11. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    do emerohet Edi Rama ne krye te KLSH dhe do ia delegoje kompetencat ndonje qumeshtori motak i llojit te gjenive qe zbulon eksploratori Rama…

  12. aliosha says:

    Shkelqim Cani eshte kandidat perfect.

  13. Rezi says:

    O gazetar leshi…pse nuk thua qe kryetar i KLSH te shkoj nje profesionist i pavarur nga politika? I kane bere partite institucionet e panvarura si ciflik te tyret….

  14. Jani says:

    Organi me i korruptuar ne Shqiperi eshtte KLSH
    Flete gjobat e tyre ja kalojne gjyqesorit
    Po tu behet WETING dalin te tere me pasuri marramendese
    Nje Hekuran Avduli kampion i vjedhjes etj

  15. matia says:

    KLSh-ëja duhet ti përkasë vetëm opozitës,me një mandat sa periudha e qëndrimit në opozitë.Ndryshe do ishte ashtu siç thoshte Gj.Fishta:”Lal Kros,Lal Kros,
    Vetë shkruaj,vetë vulòs”.
    (P.S. Lal Krosi ishte sekretar i Mbretit Zog).

  16. meço says:

    Dakord me parashkruesin.

  17. meço says:

    Dakord me shkruesin e dytë.

  18. Klodi says:

    Vetëm tani nuk është koha. kur të jetë në opozitë po.

  19. Sokoli says:

    Do jete shume e cuditshme kur ne krye te KLSH te vihet Bajram Lamaj .Drejtor prej 6 vitesh ne ate institucion. Financier dhe arme e fshehte e partise Siciliste. Ka mbyll pazare me Ramen.

  20. Tini says:

    KLSH mendoj qe duhet te drejtohet nga nje person i paanshem dhe brenda institucionit.

  21. buj says:

    PO SEPSE KTA JANE HAJDUTET ME TE FUNDIT… EDHE JANEN NE VJEDHJE E SIPER EDHE VETEM NJE KLSH I KONTROLLUAR NGA KTA DO I LINTE PAAAAK REHAT… U QR TE GJITHVE QE E KAN VJEDH KET VEND!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje