Indiferenca e shqiptarëve dhe frika e mëkatarëve!

29 Janar 2019, 09:49Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Ka një pakënaqësi gjithnjë e në rritje brenda kampit opozitar, shigjetat e së cilës, drejtohen në masë drejt Kryetarit të PD, Lulzim Basha. Ka pakënaqësi nga brenda partisë dhe pakënaqësi jashtë saj. Ka pakënaqësi brenda tryezës së liderëve të koalicionit opozitar dhe jashtë gardheve të selive të tyre. Ka pakënaqësi tek opozitarët e vjetër dhe pakënaqësi brenda opozitarëve të rinj. Ka pakënaqësi të vjetra dhe mëri të reja.

Të gjitha këto, po ndodhin përkundër edhe ligjeve të fizikës. Në vend të frymës së ndryshimit që nis e rrezaton nga epiqendra, për tu përhapur gjithmonë e më shumë pa u ndalur, në formën e rrathëve kocentrikë drejt perfierisë më të largët, me opozitën tonë ndodh e kundërta. Valët e pakënaqësisë nga periferia e territorit, periferia e strukturave, periferia e partive aleate, vjen duke u ngushtuar gjithnjë e më shumë drejt qendrës, drejt PD dhe Kryetarit të saj Lulzim Basha.

E çuditërisht, sa më shumë i afrohemi fushatës së re zgjedhore për lokalet e 30 qershorit, aq më shumë gjenerohet pakënaqësia që sa vjen e shtohet e shtohet drejt qendrës, kupolës e majës së saj. Ka pakënaqësi nga aletatët minorë, që kërkojnë të krijojnë Polin e Tretë Politik për shkak të frikës së PD-së dhe Bashës se do “ia hedhin” sërisht për reformën elektorale. Ka pakënaqësi aleatësh të cilët duke dashur që të tejkalojnë pasiguritë me PD, kanë nisur që të gjejnë ngushëllim tek LSI.

Në këtë mënyrë, në vend që ta bëjnë politikën shqiptare tripolare, partitë opozitare, po ia dalin me sukses që ta bëjnë opozitën tonë tripolare. Në vend që të bëjnë gjithnjë e më të bashkuar opozitë- mazhorancës, po ia dalin me sukses që të bëjnë opozitën- opozitës. E në këtë mënyrë, Partia Demokratike nga partia e shpresës dhe e besimit kundër mazhorancës dhe qeverisë së saj, po bëhet shënjestra nga ku kanë nisur që të drejtohen, të  gjitha pakënaqësitë opozitare.

Pse po ndodh kjo?

Lulzim Basha nga njeriu që duhej të rrezatonte lidershipin e një ere të re, epoke të re dhe të një fryme të re ndryshimi, po shihet gjithnjë e më shumë si shkaku i kësaj situate të paprecedentë brenda vetë opozitës shqiptare. Një situatë kjo që nuk është parë tek ndonjë opozitë që ka arritur fitoren në zgjedhjet e radhës në Shqipërisë, as përpara zgjedhjeve të 1992, as përara Referendumit të Kushtetutës së 1994, as përpara zgjedhjeve të qershorit 1997, as përpara zgjedhjeve të 2005 dhe as përpara zgjedhjeve të vitit 2013.

Fryma e sotme brenda opozitës është edhe më keq se përpara zgjedhjeve të 2015 dhe ajo përpara zgjedhjeve të 2017. Shenjë e sigurtë, se rezultati i zgjedhjeve të 2019 në mos më i keq, të paktën deri tani, duket se nuk jep asnjë sinjal se do të jetë i ndryshëm nga sa më parë. Teoritë e konspiracionit që përfliten bashkohen në pikën se mos prapa kësaj, fshihet dëshira e fshehtë e lidershipit opozitar, për të arritur një marrëveshje të re me Edi Ramën dhe mazhorancën e tij.

Çfarë fshihet përtej fasadës?

E para, prej gati një viti opozitarizmi nuk është pabazuar në programe, në alternativa, në platforma, kauza e në frymë. Por vetëm në lojëra me goditje poshtë brezit dhe skenare që skanë asnjë lidhje me strategjitë politike opozitare që sjellin ndryshimin.

E dyta, frika e opozitarëve buron nga realiteti sepse në vend që ajo të bashkohet, po copëzohet. Në vend që të unifikohet, po përçahet. Në vend që zgjerohet, po ngushtohet. Në vend që ti shtojë optimistët, po shton pesimistët. Në vend që opozita të hapet, ajo po mbyllet gjithnjë e më shumë, për kontribute dhe kontributorë të rinj me vlerë e me peshë.

Dhe e fundit, të gjithë po e kuptojnë se prapa kësaj situate nuk qëndron shqetësimi për hallet e njerëzve, por për hallet e një pjese të vogël të elitës sonë politike. Ka politikanë sot në Shqipëri, që janë vërtetë në hall. Ata e dinë mirë këtë. Ndërsa qytetarëve, më shumë sesa halli i tyre apo ai i zgjedhjeve të radhës, u intereson diçka akoma edhe më e rëndësishme për të ardhmen e tyre.

Çpo ndodh në të vërtetë?

Sa më shumë po lartësohen institucionet e reja të drejtësisë, sa më shumë SHBA dhe BE po meren seriozisht me reformën më të thellë të shtetformimit tonë modern të këtyre 30 viteve të fundit, aq më shumë po frikësohet elita politike e kriminalizuar dhe e korruptuar e Shqipërisë.

Kur e shohin këtë skenë, kur e kuptojnë këtë frikë, kur lexojnë këtë situatë, kur e ndjejnë këtë hall shqiptarët bëhet gjithnjë e më indiferentë dhe ndihen edhe më të qetë. Sepse halli i atyre që kanë tashmë frikë edhe nga frika vetë, nuk është hall i tyre. Ndaj, mezi po presin që ta shohin e ta jetojnë Ditën e Gjykimit.

Vetëm tani që po ngrihet SPAK dhe BKH, shqiptarët po e kuptojnë edhe më mirë, thënien e Biblës: Ti gjyqtar do të jesh i drejtë, kur ti fusësh frikën fajtorit!

2 komente në “Indiferenca e shqiptarëve dhe frika e mëkatarëve!”

  1. Shoku says:

    Duhet te jemi te ndergjegjshem si nga ana e te majteve dhe atyre te “djathteve “, qe jane pa breke , por e quajne veten te djathte sepse po qe i djathte je demokrat dhe po qe i majte je komunist . Kjo ka te beje se ende pas 28 e kusur vjetesh ne akoma nuk po dallojme nocionet i djathte e i majte,megjithese edhe ne boten perndimore keto nocione pnuk po permenden aq shume ,per te mos then hic fare. Problemi shtrohet a duhet te vije ne pushtet e “djathta” Une them se po. Rotacionet e nderrimit te pushteteve kane ndodhur ne te gjithe boten perendimore ku eshte konsolidusar sistemi demokratim . Kur them konsoliduar, nuk do te thote se eshte i pandryshuar. Tani ne Shqiperi ne pushtet eshte Partia Socialiste e votuar ne menyre masive,per te mos perdorur fjalen e re plebishitare. Po a duhet te vije ne pushtet Partia Demokratike si perfaqesuese e se djathtes shqiptare? PO. Sepse rotacioni sjell shendet ne sistemin politik te nje shteti. Po kur duhet te vije ne pushtet ,kur i doqefi asaj,apo kur i do qefi popullit ? Une them se kur i do qefi popullit. E qefi popullit nuk i vjen pas nje viti qe jane xhvilluyar votimet. Qefi ivjen sipas rregullores e kushtetutes se provuar ne shume vende te botes ,pas 4 vjetesh. PO edhe ne ardhte me shpejt mire do bej ,po cila do vij ne pushtet? Do vije perseri stafi i Sali Berishes ? Po a nuk e provuam Saliun 12 vjet ? A nuk e larguam me me 1000000 vota dhe dy here radhazi ? A duhet te vijne ne pushtet perseri LULet, Bumcit,Paloket,Noket, Medinjte , kerrmilli zvarranik Dule ? A duhet perseri ne pushtet Ilir Meta ? Une them se jo? Keta jane ata qe vodhen e vrane njerez… Te gjitha keto i di populli ? Si mund te besoj une Lulzim Bashen qw familjen e ka ne Hollande ? Si mund te besoj une Ilir Meten e bllokut ? Pse duhet te vijne perseri keta ne krye te pushteit ,te cilet t patem njehere e i larguam. PO e djathat duhet te vije ne pushtet,por me figura te reja nga Kryeministri e deri tek drejtoret e drejtorive…. Te vije perseri ne krye Saliu apo Luli, dhendrri apo djali i saliut eshte budullallek e tregon papjekurine e popullit. A eshte Fatmir Mediu shkaktari i Gerdecit ? A eshte organizatori i Gersdecit i biri i Saliut? A me te vertet Trebicka pesoj aksident ? A me te vertet i iku makina nga duart Olldashit ? Le te beje publike qeverine e re Luli ,para ardhjes ne pushtet dhe populli ta vleresoj. PO a merret parasyshe vertikti i popullit ? JO. Po te merret parasyshe lereni qeverine te punoje ,por jo te heshtni. Shkoni ne parlament e atje beni opozite. Pse shkuat pas 6 muajesh ? Shkuat per leket,leket e jo per popullin . Kete thenije nuk e ha as qeni me macen e jo nje popull . SHQIP: KJO E DJATHTE ME KETE LIDERSHIP,NUK E MERITON TE VIJE NE PUSHTET . KY lidership eshte hajdut e kriminela se kane vrare. Keta nuk kane perfilluar institucionet shteterore nga prokuroria e gjykatat.

  2. eli says:

    Ah mor Fred!Te ishin vetem keta nuk do ishte shume problem,sepse ke pothuajse te gjithe pronaret e mediave bashke ne analistet e tyre,gjithe armaten e batakcinjve qe me firmat qe keshonin nga zyrat e shtetit kane bere miliona dhe kane blere prona qe do te duheshin dy jete te punoje ti nxirrje ato para.Jane kontrabandistet e cdo lloj ngyre,trafikantet ,hajdutet qe ftonin pa u lodhur,te fortet etj qe ndjehen keq me rregullin me shtetin me drejtesine…..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje