Nga Anila Basha
Dy vite më parë, babai im i ndjerë, i cili ishte në luftë me kancerin nëpërmjet kimioterapive, pati një problem me një dhëmballë. Për të mos më shqetësuar, zgjodhi të shkojë në një klinikë dosido stomatoligjike në Fier për një kontroll.
“Nuk ka problem Teli, do e shkulim”, i thotë dentisti si pa të keq, pavarësisht se pacienti i thoshte se ishte në proces kimioterapie dhe se kjo gjë nuk duhet të ndodhte. Dentisti, e kishte dy minuta punë dhe një dorë lekësh. Nëse ky proces do kishte ndodhur atëherë, pas konsultave me doktorët në Tiranë, ishte e sigurt, se babai do ishte ndarë nga jeta që atë kohë, pa i jetuar edhe ato dy vite të mëpasme derisa mbylli sytë.
E tregova këtë rast nisur nga debatet e shumta që po bëhen sot për çmimet te klinikat stomatologjike. Shumë kioska, të hapura në çdo qoshe pallati, me vend e pa vend dhe pa asnjë kontroll, kanë filluar luftën e madhe të ashpër për çmime reference në stomatologji: psh, një mbushje 20 mijë lekë të vjetra, apo një pastrim 15 mijë lekë të vjetra e lloj lloj propozimesh që fatkeqësisht, janë populiste për nga natyra e tyre, por larg debatit profesional kur bëhet fjalë për dhëmbët në gojën e gjithkujt.
Nuk e di se ç’mendojnë njerëzit për debate të tilla, kur vjen fjala për higjenën e gojës. Nuk e di ç’mendojnë gratë e vajzat që harxhojnë 15 mijë lekë të vjetra për të lyer thonjtë, apo 60 mijë lekë për bojë flokësh, por nuk mendojnë se për të pastruar gojën e tyre, (proces që ndodh njëherë në gjashtë muaj dhe jo çdo muaj sikurse janë shërbimet e tjera), duhet të paguajnë më tepër.
Nuk e di se ç’mendojnë meshkujt, që për të larë makinat e tyre, kujdesen të harxhojnë njëherë në tre ditë nga 3000-5000 lekë të vjetra, por ama kur vjen puna për mbushjen e një dhëmballe në gojë nuk duan ti harxhojnë 40 mijë lekë të vjetra (ndërkohë që mbushja në gojë qëndron gjatë – varet nga dentisti dhe materiali I vendosur në gojë, – ndërsa makinat I lajnë sa herë bie shi, apo thuajse cdo javë).
Ka shumë klinika dentare kioska, që as mjetet e dezifektimit, mjetet e punës, nuk i kanë të duhurat. Dhe të mendosh të ulesh në poltronin e dentistit, ke frikë për viruset që mund të marrësh në gojë. Ky është problem. Kështu shtohen sëmundjet. Jo më kot ka pasur raste edhe të shtimit të sëmundjeve të pashërueshme pikërisht nga problemet me gojën e me dhëmbët. Këtu duhet të ndërhyjë shteti. Të mbyllë klinikat kioska që nuk garantojnë asnjë kusht higjene, dhe të mos mendojë për çmimet që duhet ti rregullojë vetë tregu privat i dentistëve.
Dhe një gjë të fundit, nëse duan shëndetësi e stomatologji falas, kjo do të thotë që shteti të hapë këto klinika në njësitë e veta shtetërore dhe ti mbajë në kontroll. Të tjerët, të dalin në tregun e kontrolluar të stomatologjisë dhe sipas cilësisë së shërbimit, që varet nga shumë faktorë, të bëjnë edhe pagesat.
E di si thone kesaj pune moj Anila ….
Na kenaqe me muhabet e Muhamet.
Moj Anila ,po mire moj vajze po pagesat ne stomatologji nuk jane ne sherbim qe u ben klienteve.Edi qe klinikat e ketij lloji jane bere si puna e nallbaneve qemoti.Ne cdo qoshe nga nje klinike si puna e shitesve te perimeve. Ka notmative kjo pune apo jo? Per cnumer popullsie duhet te ngrihet nje klinike dentare?Pastaj perse te vjen keq per stomatologet ty,apo nga qe jane varferuar.
Behuni me serize.
Zoti Naim nuk na the ndonje gje ose me mire je konfuz. Si klinet ti duhet te zgjedhesh ku vete per te marre sherbim dhe duhet te paguash cmimin e tregut per sherbimin qe merr
Nuk duhet te presesh nga shteti por te kujdesesh per shendetin tend ashtu sic kujdesesh per larjen e makines.
Zonja e ka qare artikullin dhe lidhjet qe perdor
anila I ka hak kelet se shkrun bukurbukur
Dakort me permiresimin e standardeve dhe shtetit si rregullator qe ti permiresoje keto standarde
Po shoqatat e dentisteve duhet te bejne punen e tyre dhe se bashku me Shtetin te japin licensa vetem atyre qe plotesojne kushtet
Sa per cmimet, eshte tregu qe duhet te jete i lire. Nuk duhet te hyje shteti ne loje dhe shoqatat per te vendosur cmime.
Mund te kete cmime reference per arsyje te tjera (psh rimbursimesh, taksimesh, siguracionesh etj etj) por jo te detyryeshme per tu aplikuar
Rrritje standartesh do te thote qe tregu te vendose per cmimet
Te tjerat jane populizem dhe humbje kohe
Artikull i mire, qe tregon edhe njehere qe ne si popull nuk jemi shkeputur nga mentaliteti komunist dhe e dyta qe duhet te kujdesemi per shendetin tone dhe e treta nuk kemi pse presim nga Qeverite, por te jemi ne kontroll te jetes sone
Keni plotesisht te drejte! E drejta e shtetit eshte kontrolli mbi te gjitha klinikat stomatologjike per lejet e funksionimit, higjenen, mjetet e punes, detyrimet e tyre taksore ndaj shtetit, etj. Sa per cmimet eshte tregu ai qe vendos dhe percakton mbijetesen e klinikave stomatologjike ashtu si kafenete ku “filozofet” shqiptare ulen nga mengjesi ne darke duke pire kafe, birra e duke “kaluar kohen” me ………. “muhabete” per politike e kurva.
Klimax-kete punen e “kalimit te kohes neper kafene” e ke per vete apo per greket? Se helbete, njerez jemi edhe jalthisim si puna jote dhe ca te tjereve si ty. Te jesh filo grek dhe te shash te tjeret per ato veti ku greket kane vendin e nderit, eshte lajthitje i themi ne nga Shqiperia.
Moj budallaqe po njeriu nuk ka vetem nje dhemb ne goje. Ti flet sikur i vetmi hall i njerezve eshte goja dhe po u rriten cmimet e sherbimeve dentare nuk ka gje. Po ushqimi, taksat, energjia elektrike, uji spitalet sikur te rriten te gjitha nga nje cike? Si thua ti?