Nga Skënder Minxhozi
Ka një adresë dixhitale në këtë shtet, ku mund të padisësh, të ankohesh a të denoncosh një zyrtar çfarëdo. Kudo që ai të ndodhet dhe cilado qofshin kompetencat e tij. Plaftorma e bashkëqeverisjes, një nismë e qeverisë për të mbledhur ankesat dhe zgjidhur hallet e atyre që gjejnë pengesa nga institucionet e varësisë në të gjithë territorin. E lançuar në shtator të vitit 2017, bashkëqeverisja reklamohet prej kohësh si formula magjike për ta bërë më efektiv, më të pranishëm dhe më të drejtpërdrejtë shtetin në të gjithë territorin e vendit, edhe aty ku dora e institucioneve dhe hija e ligjit treten në ujë, përballë kaosit, korrupsionit dhe shpërfilljes së zyrave të taksave, hipotekave, arsimit, shëndetësisë e plot funksioneve të tjera që duhet të mbulojë një qeverisje normale.
Kryeministri dhe zyrtarë të lartë të qeverisë japin shpesh përditësime të çeshtjeve të ankimuara, të cilat kanë gjetur zgjidhje me anë të kësaj platforme. Jepen gjithashtu edhe masat ndëshkimore për ata zyrtarë që kanë shpërfillur kërkesat dhe hallet e njerëzve të thjeshtë. Gjithçka në këtë lloj prenzantimi është e fokusuar tek pozitiviteti, reagimi i shpejtë e rigoroz i qeverisë qëndrore, ndaj zvarritjeve e shkeljeve që vihen re në të gjitha katet e administratës shqiptare, edhe në skutat më të humbura të vendit. Dora e qeverisë qëndrore bie e ashpër mbi shkelësit e abuzuesit që mbajnë vula e firma në dorë dhe që luajnë me problemet e shqiptarit të thjeshtë.
E parë kështu, plaftorma e bashkëqeverisjes duket një iniciativë që meriton veçse uratën e mijëra hallexhinjve dhe duartrokitjet e pjesës tjetër të shoqërisë, që më në fund kanë gjetur një derë për të trokitur e për të gjetur zgjidhje. Por nëse i largohesh pak dhe e sheh nga një tjetër prizëm, nuk është aspak e vështirë të perceptosh defektet e mëdha e të përjetshme të shtetit shqiptar që kjo platformë i le thuajse të paprekura: dobësinë, injorancën dhe korruptimin e institucioneve kryesisht lokale. Bashkëqeverisja është një panair hallesh gjithfarësh, mbi 33 mijë të tilla të depozituara sipas shifrave të fundit, e cila ka zgjidhur një pjesë prej tyre, duke larguar nga puna 300 zyrtarë që kanë neglizhuar skajshëm problemet e qytetarëve. Një logjikë e thjeshtë të thotë se jo të gjithë dinë t’i adresohen Bashkëqeverisjes, e jo të gjithë e marrin mundimin “t’i shkruajnë kartë” qeverisë qëndrore. Pra, hallet janë realisht shumë më tepër sesa shifra e mësipërme.
Tek shifrat, pra tek detajet, duket se fshihet edhe ”djalli” i Bashkëqeverisjes. 33 mijë ankesa në harkun e një viti e gjysëm, janë një masë e frikshme pakënaqësie e reklamimesh që qytetarët e thjeshtë depozitojnë në derën e zyrës së Edi Ramës, për zgjidhjet e munguar në zyrat e shtetit. Nëse ke fjala vjen një problem hipoteke në Devoll, Bashkëqeverisja të fton të kapërcesh me një sms celulari apo një mesazh në rrjetet sociale, të gjitha hallkat administraitve që ndajnë Korçën nga Tirana, për ta zgjidhur problemin në hapësirën dixhitale të qeverisë qëndrore. Halli zgjidhet, mosfunksionimi i institucioneve mbetet.
Ankimuesi merr vulën që hipoteka lokale e Korçës nuk ja jepte, por të gjithë nëpunësit e shefat matrapazë që me gjasë kanë kërkuar para për të bërë punën e tyre, nuk pësojnë asgjë. Sepse të heqësh nga puna 300 vetë, përballë një mali ankesash me 33 mijë raste, do të thotë së pari që të kesh një administratë tejet të dobët e inefiçiente, por edhe të reagosh butë e të penalizosh vetëm pak prej “halabakëve”, siç e quajti kryeministri ish-drejtorin e hipotekës së Durrësit, para se ta shkarkonte.
Plaftorma e bashkëqeverisjes është një alternativë emergjence, e jo një strategji afatgjatë e shtet-ndërtimit. Është paracetamol, e jo ndërhyrje kirurgjikale për të hequr të keqen nga trupi. Si e tillë, ajo është një gjetje që vërtetë shfryn pjesërisht zemëratën sociale të momentit, por nga ana tjetër mbjell indirekt pasivitet e përgjumje në administratën shqiptare. “Pse të lodhemi ne, le ta bëjë Bashkëqeverisja”!
Shteti s’mund të jetë një zjarrfikës i halleve urgjente, që i kanë ardhur deri tek fyti shqiptarit të zakonshëm. Administrata duhet të funksionojë në të gjitha hallkat e saj, e jo vetëm në segmentin e “ndërhyrjes së shpejtë” të Bashkëqeverisjes. Për ta thënë me fjalë të thjeshta, vlen ku e ku më tepër të mos emërosh fare “halabakë” në zyrat e shtetit, sesa të zgjidhësh një hall që ky zyrtar i papërgjegjshëm ka lënë pas vetes pa zgjidhur. I pari është parandalim, e dyta është eleminim pasojash. Dhe dihet që është shumë më mirë të parandalosh sesa të shërosh.
Kjo pune eshte si ajo thenia: Dashka vere te mire miku me 5 aspra. Keshtu dhe puna administrates, you get what you pay for, ose sic thoshin perpara: qeveria ben sikur na paguan dhe ne bejme sikur punojm…
UNE NUK BESOJ NE SHIFRAT E TE HEQURVE NGA PUNA …SI MUNDE TI VERIFIKOJ POPULLI,….?????
Shkrim shume I mire….problemi eshteqe nuk ka me specialista….I zhduken, I keqpaguan, I denigruan per nje germe ne shkrese, u emeruan injorante e hajdute mbi koke e tani thone ku eshte administrata? Hipokrizi…jo e Minxhozit kuptohet.
Po te ishe ti ore Minxhoz ne vend te Edi Rames do ti beje te gjitha keto ? dhe nuk do te leje asgje???? Gjepurat e tua nuk kane te sosur
Pse nuk thoni fjale te mira per kete gje ? por gjithmon si ti dhe kazani doni si e si ta nxini cdo gje te mire qe behet
Ore nuk keni turp ?????? Por zilija e juaj po ju le mbrapa nga bota! ( anadollak)
Titulli me thote se Skenderi nuk del dot nga geni i origjines, edhe pas permiresimit te genit, i pelqen edhe pak anarkia.. .dhe dialogu i duket shuarje e zjarrit te revoltes; po i pelqejne tensionet qe te kete cfare te komentoj mbremjeve ne tv …
Po cfare duhet te behe shteti Skender, te shtoj vatrat e zjarrit….a. C’te ka ndodhur reformim a transformim?
Skender
Me pelqeu shkrimi, thelbi I te cilit ishte fjalia “Halli zgjidhet, mosfunksionimi i institucioneve mbetet”.
Nuk eshte krejtesisht keshtu.
Nje pjese qofte e vogel e “halabakeve” jane zhdukur.
Por ky eshte nje “njoftim”, nje trembje per te tjeret, qe te kene kujdes.
Pastaj, ne tere keto raste, rreth 33 mije, ka edhe nga ato ku platforma orienton per plotesim dokumentash, etj, pra ku nuk ka faj asnje, perveç gabimeve qe mund te jene bere nga te du palet, edhe ai qe jep edhe ai qe merr sherbimin.
E mira ashtu eshte, te mos emerosh halabak ne administrate. Por Jo te gjithe halabaket I solli Rama, ishin aty me diploma Kristali dhe ndihmen e partive. Apo harrove drejtoret e LSI. Duhet pranuar se kjo mase ka bere efekt. Tregoni pak realist dhe ne kritikat qe beni. Sherbimi I administrates ndaj njerezve ka ndryshuar. Shko ne spitalin qendror ne Tirane te shikosh ndryshime te dukeshme. Nga hipotekat pergjigja vjen me post dhe brenda afatit. Llogaritja e pensioneve brenda afateve ligjore etj. Pothuj te gjitha sherbimet jane dixhitalizuar. Gjithe keto ndryshime Jane permbysje ne sherbimet.
Edhe MInxhozi qe hyn tek analistet korrekt, vuan nga nje sindrom qe kemi ne shqiptaret ; nje lloj solidariteti naiv me koleget ; une vertete nuk jam i kazanit por edhe une bej verejtje per qeverine ; dhe me kete psikoze, si dhe ne ndonje rast tjeter, ben nje shkrim si ky qe pretendon te kritikoje nje nisme te lavderueshme te qeverise , kritike boshe qe nuk thote asgje dhe ne fund nuk e con gjekundi. Eshte si sindromi qe shfaqin shumica e studenteve qe duan te vazhdojne studimet, por stepen se mund te quhen “grevethyes” nga nje grup alabakesh qe pengojne mesimin. …
Eshte demogagji dhe nje mundesi per te punesuar edhe disa dallkauke te korruptuar zghjidhje ka ketem per raste me pikatore
Pershendetje jam nje emigrant ne greqi do tu lutesha te me ndimonit per legalizimin e shpis te kodre e priftit njesia numur 3.po Bej qe ne 2003. qe perpiqem per legalizimin pot as nje her sme man kthuer pergjigje sa her qe vija me thoshnin se jan ne proces legalizimi po bej ktu e 15. Vite qe vete 3. her ne vit she asje pergjigje ju lutem me Jepni nje prgjigje se ngelem rrugve me respekt ferdinant saliasi
Z.Minxhozi kam respekt,por problemin nuk e ke kuptuar ne te gjithe thellesine e tij!
Se per cfare eshte sajuar kjo e ashtuquajtur “bashkeqeverisje” e di vetem krijuesi i saj,por ne te tjeret shohim dhe ndjejme pasojat shkaterrimtare te saj!
Te bashkeqeverises do te thote qe Rama dhe e gjithe administrata qendrore dhe sidomos ajo VENDORE (qe harrohet se ka shumicen e konflikteve me qytetaret) t’i trajtoje te gjithe qytetaret njelloj me respektin qe kerkon te kete nje votues i tyte para te cileve bejne sikur pergjerohen gjate fushatave elektoral per t’u marre voten!
Por fakti tregon se e gjithe administrata me ne krye kryeministrin Rama i trajtojne qytetaret si kliente,si skllever!
Sot ne Shqiperi nuk ka asnje zyre qe te ankohesh e te zgjidhin ankesen sipas ligjit,por te zvarritin aq shume sa o te japesh ryshfet,o t’i drejtohesh gjykates!
Se cfare “ndihme” i paska dhene kjo fare bashkeqeverisje shtetit ligjor dhe qytetareve e deklaron vete kryeministri Rame ne 21.11.2018 ne takimin me te ashtuquajturit koordinatoret e bashkeqeverisjes:
-“Ne fakt, Platforma -thote Rama-eshte nje inovacion qe ve teknologjine ne dispozicion te cdo individi dhe transformon nje here e pergjithmone zyrat e ashtuquajtura te marredhenieve me publikun neper institucione, duke krijuar nje nivel te ri pergjegjshmerie te shtetit dhe nje nivel komplet te ri marrje pergjegjesie te institucionit. Deri dje nese do merrnim perseri shembullin e zonjes Drizi, zonja do ishte pre e ecejakeve ne te ashtuquajtura zyra te maredhenieve me publikun, do shkruante letra qe nuk do i lexonte askush. Ne rastin qe do shkruante edhe ne kryeministri, do te merrte pergjigjen “drejtohuni tek institucioni perkates”, qe perseri nuk do pergjigjej dhe faktikisht sot do ishte pa pune”!
Pra Rama.pa pike turpi e ka pranuar hapur se ai me bashkeqeverisjen mashtruese e ka rrenuar komplet shtetin ligjor duke i lene fushe veprimi korrupsionit!
Ja pra pse ikin shqiptaret cdo dite nga Shqiperia!
Dhe ka plot budallenj qe ngopen me arsyetimin idiot se, “Rama ka punuar”,se “Rama nuk ka vrare”, se “Po iku Rama do vije Basha” etj!
Me mire djepi bosh se shejtani brenda-ka thene populli!
Ec e paraqitu tek njesia 3 dhe te orjentojne per cdo gje qe te duhet e cfare duhet te besh. Mos hezito.