Trajneri i Real Madridit argjentinasi Santiago Solari nuk e ka kapërdirë lehtësisht deklaratën e kolegut të tij Pep Guardiola, i cili me bindje pohon se klubet më të mira të dekadës së fundit janë vetëm tre Juventus, Bayern Munich dhe Barcelona, duke përjashtuar nga podi klubin mbretëror të Realit.
Me Los Blancos që mbeten jashtë referencës së Guardiolës, Solari kundërpërgjigjet duke e cilësuar prononcnimin e teknikut të Mancehster City-it si delirant.
Në daljen e tij të fundit për mediat, 42-vjeçari i klubit mbretëror deklaron me bindje se janë Los Blancos më të mirët e 10-vjeçarit të fundit.
“Më tingëllon si delirant. Nuk ka dyshime se Reali është klubi më i mirë i deskadës se fundit madje do të shtoja se është klubi më i mirë në historinë e futbollit”.
Në të vërtetë deklarata e Guardiolës fillimisht u ndoq me skepticizëm nga kritikët e futbollit të cilët sollën ne kujtesë ato 4 trofe të Champions Leagues, që klubi kryeqytatas i rendit me krenari në palmaresin e tij.
Sidoqoftë, tekniku i kampionëve të fuqi të Europës shton se nuk kanë ndërmend të shqetësohen për opinionet që ndajnë individë të caktuar për sa kohë qe faktet flasin pro Realit. Njëherazi argjentinasi rezervoi edhe disa fjalë të mira për organikën e tij duke evidentuar emrat e mëdhenj që militojnë në rradhët e madrilenëve të tillë, si kapiteni Sergio Ramos apo portieri Navas.
“Kemi një skuadër fantastike me të cilën do të lutojmë në të treja frontet ku drita për ne vijon të mbetet e gjelbër. Ndjesia është pozitive dhe shohim me prioritet çdo takim ku impenjohemi”.