VIDEO: Benzema arrin Kristiano Ronaldon, Reali kalon në Kupë

31 Janar 2019, 23:39Sport TEMA

Karim Benzema është kthyer në njeriun-gol të Real Madrid dhe sot ka ndihmuar skuadrën e tij që të kalojë në turin tjetër të Kupës së Mbretit.

Sulmuesi francez shënoi dy gola për të vulosur suksesin 3-1 të skuadrës së tij ndaj Gironës në ndeshjen e kthimit dhe bëri të mundur kualifikimin në gjysmëfinale të madrilenëve që kishin fituar 4-2 sfidën e parë.

Benzema shënoi në minutën e 27 dhe 43 të ndeshjes, duke bërë të qartë se për ekipin vendas nuk kishte histori në këtë kualifikuese, edhe pse kishte shënuar 2 gola në “Santiago Bernabeu”.

Kështu, ai plotësoi një javë ku ka shënuar në total 5 gola për Realin, e treguar se mund të zëvendësojë deri në një farë pike Kristiano Ronaldon.

Në fakt, statistikat e tij në ndeshje zyrtare flasin për 17 gola në 34 sfida me Realin, po aq sa ka shënuar Kristiano Ronaldo në 29 ndeshjet e tij me Juventusin deri tani.

Goli i Porro në pjesën e dytë hapi sfidën, por Jorente e ktheu përsëri në shinat e duhura për madrilenët më golin që vulosi suksesin 3-1 të Realit dhe kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje