Lacio arriti të merrte një kualifikim mjaft të vështirë në ‘Giuseppe Meazza’ ndaj Interit, duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, aty ku përballë do të ketë Milanin.
Hero i këtij takimi, ishte portieri shqiptar Thomas Strakosha që arriti të priste dy penallti.
ak ditë më parë, Strakosha po kritikohej gjerësisht në lidhje me paraqitjet e tij, por paraqitja ndaj Interit i ka lënë të gjithë në heshtje.
Ndaljet që i bëri Naingolanit dhe Lautaros, kanë bërë që në Itali ta konsiderojnë tashmë Strakoshën një hero dhe as më shumë e as më pak se vetë faqja zyrtare e klubit.
“Heroi ynë”, shkruan Lacio në faqen e saj zyrtare si mbishkrim për një foto ku pjesë bëjnë Strakosha, Berisha dhe shqiptari tjetër, Riza Durmishi që njëkohësisht humbi penalltinë e tij në takimin ndaj Interit.