FOTOT/ “I fortë është, baltë e bëjmë”, tifozët ironizojnë Safet Gjicin dhe arbitrin Olsi Sokolin!

2 Shkurt 2019, 20:13Sport TEMA
FOTOT/ “I fortë është, baltë e bëjmë”,

Sfida mes Flamurtarit dhe Kukësit pati mjaft tension për shkak të një anullimi goli që arbitri Olsi Sokoli bëri kundër vlonjatëve.

Sokoli anulloi në mënyrë skandaloze një gol spektakolar të realizuar me roveshatë nga ana e Pollozhanit.

Kjo ka bërë që në rrjetet sociale të nisi ironia ku klubi i Flamurtarit e ka shpallur Olsi Sokolit si njeriun e ndeshjes, ndërkohë që sportadashësit nuk i kanë kursyer ironitë edhe ndaj presidentit të Kukësit Safet Gjici që sipas tyre po ndikon në prishjen e kampionatit. (TemA)

2 komente në “FOTOT/ “I fortë është, baltë e bëjmë”, tifozët ironizojnë Safet Gjicin dhe arbitrin Olsi Sokolin!”

  1. shqiptari i ilirise says:

    Fytyra më e poshtër e futbollit.Ka vite që po shkatërron futbollin shqiptar me gjyqtarët b..q… që i ble.
    Ai ble gjyqtarët edhe në ndeshjet ku luajnë rivalët e tij.Keni për të parë kur ta zhysni Partizanin gjyqtarët e blerë nga ky pleh!

  2. Red or Dead says:

    Deri para kesaj ndeshje kisha mendimin qe Partizani me ate qe jep ne fushen e lojes del kampion.
    Mbas ndeshjes ne Vlore ku e fitoi Safet Gjici ,jam i bindur 100 % qe kampion del Safet Gjici.
    Kampionatin shqiptar nuk e fitojne ekipet por presidentet.President halabak si Safet Gjici ,perkrahur nga nje katunar Shijaku kryekar i FSHF mund te beje cte doje ne futbollin tone te mjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje