VIDEO: Skënderbeu për “faqe të zezë”, Kastrioti merr fitoren e dytë rradhazi

2 Shkurt 2019, 16:01Sport TEMA

Skënderbeu është zhytur në një krizë totale duke vijuar ecurinë e rezultateve të dobëta dhe humbjeve rradhazi.

Në takimin e zhvilluar sot përballë Kastriotit të besuarit të Orges Shehit morën një tjetër disfatë të rëndë e cila është e gjastë rradhzi dhe kjo vjen përballë një kundërshtari që ndodhet në zonën e ftohtë të renditjes.

Një situatë që tregon qartë gjëndjen e bardhekuqëve që me këtë humbje shuan dhe shpresat për titullin kampion, ndërsa nga krahu tjetër Kastrioti po tregon një tjetër fytyrë në këtë nisje të fazës së tretë.

Nën drejtimin e trajnerit Bledar Devolli, Kastrioti ka marrë fitoren e dytë rradhzi duke mbajtur gjallë shpresat për të mbijetuar në Kategorinë Superiore.

Vendasit fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 fal golave të shënuar nga ana e Ymeraj dhe Roxher, ndërsa për kampionët në fuqi golin e vetëm e shënoi Oto Xhon.

Me këtë sukses Kastrioti ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vendin e 9-të, ndërsa Skënderbeu qëndron në vendin e pestë me 30 duke vendosur në rrezik edhe pjsemarrjen për në Kupat e Europës. (TemA)

Goli i shenuar nga Ymeraj

Goli i Oto Xhon

Goli i Roxher

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje