“Mbreti Luan”, Batistuta feston 50 vjetorin: sulmuesi që shënoi 238 gola në Serinë A

1 Shkurt 2019, 16:21Sport TEMA

Pikërisht 50 vjet më parë u lind Gabriel Omar Batistuta. Në Firence, nuk pushojnë kurrë së kujtuari atë për atë që ai bëri në fushëne e lojës me fanellën e “vjollcëve”.

Në drejtim të argjentinasit kanë shkuar shumë mesazhe, nga bota e futbollit, nga shokët e tij të mëparshëm, nga ata që u përballën me të dhe e njihnin si një kundërshtar të fortë dhe besnik.

238 gola të shënuar me fanellën e Fiorentinës, Romës dhe Interit , 203 prej tyre me ngjyrën vjollcë.

Cecchi Gori e mori atë në Firence në vitin 1991 pasi e pa atë tek skuadra e Boca Juniors.
Me violët deri në vitin 2000, Batigol fitoi një Kupë Italiane dhe një Superkupë Italiane. Pastaj ai u transferua në Romën e drejtuar nga strategu Fabio Capello.

Ai fitoi trofeun e Serisë dhe një Super Cup. Karriera e tij në Serie A përfundoi me fanellën zikaltër ku luajti për gjashtë muaj, nga janari deri në qershor të vitit 2003.

Batigol, “Mbreti Luan, ka qenë pjesë e kombëtares së Argjentinës nga viti 1991deri në vitin 2002 duke zhvilluar 77 ndeshje dhe shënuar 54 gola. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje