Tottenhami futet në historinë e Premier League: asnjë blerje në një vit

1 Shkurt 2019, 15:58Sport TEMA

Një fakt i pazakontë për një klub, madje edhe i zymtë duke parë gjendjen e Spurs, të cilët renditen në vendin e në Premier Ligë, janë në fazën e 1/16-ve të Ligës së Kampionëve – ku edhe duhet të vuajnë lëndimet e Harry Kane dhe Dele Alli.

“ESPN UK” vë në dukje, se klubi i Tottenham ka vendosur një rekord të ri: një vit, pa blerë asnjë lojtarë, gjë që e bën Tottenhamin skuadrën e parë në historinë e Premier League që nuk kryen asnjë blerje lojtari si në merkaton e verës ashu edhe në merkaton e dimërit.

Një fakt që nuk është se i ka pëlqyer trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, i cili ka deklaruar se për të fituar trofe duhet që të bësh merkato.

“Liverpool ka nevojë për një mbrojtës, merr van Dijk, ata kanë nevojë për një portier marrin Alisson, e njëjta gjë është edhe me Manchester City.

Tottenham nuk ka arritur këtë nivel, kështu që kur nuk mund të blejmë një makinë larëse, marrim një tharëse që mund të bëjë punën e njëjtë, në vend të një shtrati, marrim një karrige, ky është dallimi mes Tottenhamit dhe ekipeve të ndërtuara për të fituar “, deklaroi Pochettino. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje