Tregu i merkatos së janarit u mbyll dhe skuadrat kanë kryer përforcime në repartet ku kanë pasur më shumë nevojë për tu forcuar.
Në Serinë A, skuadra që ka dominuar është Milani që sipas “Sportmediasset” kë kryer blerjet më të mira.
Kuqezinjtë janë vlersuar me notën 8-të për ndërhyrjet e bëra pasi kanë afruar një nga sulmuesit më të mirë në Serinë A Piatek i cili zëvëndësoi Higuainin që u larguar drejt Chelseas.
Gjithashtu, një blerje tjetër është dhe Paqueta i cili ka bërë paraqitje mjaft të mirë në takimet e para me fanellën e Rossonerëve. Do të ishte e dobishme gjithashtu të blehej edhe një mesfushor dhe një sulmues, por Milani ka probleme me “fair-playn” financiarë që e ka ndaluar.
Juventus është vlerësuar me notën 6-të. Tek “Zonja e Vjetër” pritje afrimi i mesfushorit të Arsenalit, Aron Ramsey, por që nuk u konkretizua. Ndoshta edhe një mbrojtës qendror ishte i nevojshëm, por vetëm Caceres arriti që të mbërrinte në Torino si një zgjidhje me kosto të ulët.
Ndërkohë, skuadra e drejtuar nga trajneri Luçiano Spalleti, Inter, është vlerësuar me notën 6,5 duke afruar mbrojtësin e krahut të djathë Cedric Soares. Gjithashtu, ata i rezistuan deri në fund ofertave (në fakt jo shumë bindëse) për Perisic dhe Miranda.
Kurse, Napoli ka marrë notën 6. Ekipi i Ançelotit arriti që të mbajë në “San Paulo” Allan dhe Koulibaly duke refuzuar oferat e ardhura nga skuadra fraceze PSG. (TemA)