Edhe dy "El Clasico", Reali dhe Barça takohen në gjysmëfinalen e Copa del Rey

1 Shkurt 2019, 18:24Sport TEMA

Është hedhur shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Kësisoj në gjysmëfinale do të ketë dy ndeshje ‘El Clasico’, pasi Barcelona dhe Real Madridi do të përballen njëra me tjetrën.

Në anën tjetër ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet mes Real Betis dhe Valencias.

Ndeshja e parë El Clasico do të zhvillohet në Camp Nou me Barcelonën vendase.

Ndërkohë ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në Santiago Bernabeu.

Takimi i parë do të luhet më 6 shkurt në Camp Nou ndërsa ndeshja kthyese pritet të luhet më 27 shkurt në Santiago Bernabeu.

Për të arritur në gjysmëfinale, Barcelona arriti të eliminojë skuadrat si Leonesa, Levante dhe Sevilla.

Madrilenët për të arritur në gjysmëfinale eliminuan ekipet si Melilla, Leganes dhe Girona.

“Kjo është njëra ndër ndeshjet më të mrekullueshme në botën e futbollit”, ka thënë drejtori i marrëdhënieve institucionale të Real Madridit, Emilio Butragueno.

Ndërsa, kundërshtari i tij në Barcelona, Guillermo Amor, tha: “Duhet të jesh i guximshëm për t’u përballur me Real Madridin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje