Legalizimit, Lame thirrje qytetarëve: Bashkëpunoni me ALUIZNI-n nëse investitori nuk vazhdon procedurën e hipotekimit

2 Shkurt 2019, 15:07Sociale TEMA
Legalizimit, Lame thirrje qytetarëve: Bashkëpunoni me ALUIZNI-n

Në zonën e Kasharit, afër Astirit, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame ka qenë sot prezent në ceremoninë e dorëzimit të lejes së Legalizimit për tre kullat e subjektit ndërtues “Lorena sh.p.k”.

Ky subjekt ka qenë i gatshëm për të vazhduar vetë procedurën e legalizimit dhe më pas hipotekimit të njësive të banimit dhe shërbimit.

Me këtë rast, drejtori Artan Lame u bëri thirrje gjithë qytetarëve për të bashkëpunuar me ALUIZNI-n, nëse investitori nuk përgjigjet për të vazhduar procedurën e hipotekimit të banesave të tyre.

Ky bashkëpunim mes qytetarëve dhe institucionit do e bëjë më të thjeshtë dhe më të shpejtë procesin e legalizmit dhe më pas hipotekimi të apartamenteve, në rastet kur investitori i ka braktisur apo nuk jeton më.

Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame i dorëzoi lejen e legalizimit përfaqësuesit të firmës së ndërtimit dhe qartësoi qyetarët se do të jetë vetë ALUIZNI ai që do e dërgojë aplikimin në Hipotekë për të marrë gjithë banorët certifikatën e pronësisë sipas kontartës së nënshkruar me investitorin e tre kullave “LORENA sh.p.k”.

1 komente në “Legalizimit, Lame thirrje qytetarëve: Bashkëpunoni me ALUIZNI-n nëse investitori nuk vazhdon procedurën e hipotekimit”

  1. Isuf says:

    O z. Lame, mos laj b…gojen, letrat ka 3 vjet qe e i ke aty. Beji. Mos i bej, por dije se po merr ne safe PS-ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje