Qeveria gjermane njoftoi se do të miratojë ndryshime legjislative që do të lejojnë zbatimin e rregullave mbi gjatësinë e flokëve dhe mjekrën ushtarëve.
Anëtarët meshkuj të Bundeswehr-it mundet të mos lejohen që të mbajnë flokë të gjata dhe ushtria duhet të rishikojë udhëzimet e saj për të qenë më e qartë në këtë pikë, ku përfshihet gjithashtu edhe mjekra.
Qeveria gjermane njoftoi se do të miratojë ndryshime legjislative që do të lejojë zbatimin e rregullave mbi gjatësinë e flokëve dhe mjekrën ushtarëve.
“Sa më shpejt të jetë e mundur do të krijmë një bazë ligjore për rregullat mbi gjatësinë e flokëve dhe mjekrën te anëtarët e Bundeswehr-it”, tha një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.
Sfondi këtij vendimi është një proces në Gjykatën Administrative gjermane në Leipzig, zhvilluar pas një ankesë të një anëtari të Bundesëehr-it i cili u ankua se punëdhënësi i tij nuk ia lejon mbajtjen e flokëve të gjata.
Padia u bazua në sundimin e parandalimit të diskriminimit, pasi ushtarët mund të mbajnë flokë të gjata.
Dispozita përcakton se ushtarët e Bundesëehr-it nuk mund të mbulojnë me flokë veshët dhe sytë, e nga pas floku nuk duhet të prekë jakën e veshjes.
Tamam si rregullat e enver hoxhes per ushtarin e ushtris popullore shqiptare.
Kta perendimoret neve na thojn qe te shajm enverin por per vete bejn se cfar thoshte enveri.
keta marrin masa qe te mos ngjajne me ata te ISIS