Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot një përfaqësi të banorëve të Astirit, të cilët protestojnë kundër shembjes së banesave, pasi pengojnë zbatimin e projektit të Unazës së Re.
Në pamje të parë është një takim normal, pasi njerëz të hall mund të lenë takim dhe të bisedojnë me kreun e shtetit, si përfaqësues i unitetit të kombit që është, dhe si palë mbi palët.
Pavarësisht se tingëllonte si kërcënim deklarata e tij se shumë shpejt do të ketë një qëndrim zyrtar të Presidentit dhe do të ofronte zgjidhje, deri këtu sërish është gjithçka brenda kornizës normale.
Por ultimatumi zyrtar i lëshuar vetëm disa minuta pas takimit me banorët e Astirit, përmes të cilit kërkonte anulimin e projektit të Unazës, tregon qartë se takimi ka qënë i koordinuar, me një skenar të mirëpërcaktuar dhe në funksion të një kauze politike.
Madje përpara se të bëhej takimi, Presidenti Meta e kishte bërë gati deklaratën e tij-qëndrim zyrtar, ku përmes një shpjegimi të detajuar, tregonte arësyet se përse ky projekt duhej të anulohej nga qeveria.
Si fillim duhet të nënvizojnë se, Presidenti i Republikës e ka tejkaluar detyrimin e tij kushtetues, duke marrë atributin e auditit shtetëror, që është Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Presidenti në një republikë parlamentare, me kompetenca tepër të dobëta, nuk mund të ndërmarrë me stafin që ka në dizpozicion ndërmarrje të tilla, si auditimi i një tenderi dhe një projekti që është shumë i shtrirë në kohë, miratuar që në kohën kur kryetar bashkie ishte Lulzim Basha, për të dhënë verdikte përfundimtare.
Eshtë përtej kompetencës së tij kushtetuese të futet në detaje të tilla qeverisëse, siç është dhe ndërtimi i një rrugë, më vonë pastrimi i plehrave, apo larg qoftë dhe nëse ka ndonjë protestë të fshesarëve, të cilët nuk lejohen të marrin shqopat në Malin e Dajtit për të bërë fshesat.
Nëse shihet qetësisht gjithë materiali shpjegues i dalë nga Presidenca ku bënte thirrje për anulimin e projektit të Unazës në Tiranë, vihet re fare qartë se kishte trajtën e një vendimi gjyqësor, ku vetëm mungonte togfjalëshi “në emër të popullit”.
Pa u zgjatur më tej, mund të themi se ultimatumi i Metës si President ndaj ekzekutivit shqiptar, vetëm disa ditë para 16 shkurtit, protestës së paralajmëruar të opozitës, pjesë e së cilës është dhe LSI që drejtohet tani nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, tregon qartë se kreu i shtetit ka bërë një rreshtim politik përkrah opozitës.
Madje, me këtë qëndrim të tanishëm, Ilir Meta ka kapërcyer jo vetëm limitet kushtetuese por dhe ato të një opozite normale, duke u vënë që sot në krye të aksionit opozitar PD-LSI kundër qeverisë.
Për më tepër që Presidenti, me këtë lëvizsje të fortë politike po kërkon pjesë në qeverisjen e Edi Ramës dhe PS, për të bashkëdrejtuar qeverinë në të gjithë elementët.
Shqiptarët do të ishin më komodë të kishin një kryetar real opozite nga pozicioni politik, se sa një kryetar shteti që sillet si krye-opozitar, me mjetet dhe paratë e Presidencës./M.Nikaj
ilir,je president apo kryetari LSI,harrova, te ka urdheruar zorra mona’
Kush e drejton vendin ,Ilir Monaqiza apo qeveria?Turp dhe skandal mbas skandali,urdher nga prefekti “Qazim Mulleti” i Skraparit dhe Ahmet Zogollit prej Mati.nje shekull mbrapa. Jepi oo Qazimooo.
Shume mire po ben qe po del ne mbrojtje te banoreve!…. Po qeveria qe po sillet si hajdute; dhe jo vetem me shpronesimet tek unaza, por me shpronesimet ne te gjithe Shqiperine. Qeveria e kthyer ne ciflig personal e ka humbur komplet pergjegjshmerine. Reagimi i presidentit mu duk shume normal dhe i argumentuar, nderkohe qe qeveria fshihet pas memeve.
Per habi ne deklaraten e presidences, per ta bere me te qarte ultimatumin, perseritet pa hesap fjala MENJEHERE. Hajde mos e merr vesh cndodh pas kesaj.
Turp per kete palo njeri qe nuk merion te jete bari delesh jo president. Kjo nuk durohet me. Qeveriate vaxhdoje projektet dhe ti mboje sa me shpejt.
Që nga maja e pushtetit
si pakicë bën opozitë
ndjen urrejtjen e miletit
se i dhimbsen pasuritë.
.
Veç në pare nuk bën dietë
me shëndetin është fishkur
dikur kishte një palë brekë
edhe shtanga i ish ndryshkur.
.
Këshilltarët mbajnë ison
me Kabá, direkt nga Kulla
dhe idetë u vijnë nga paçja
nga Ballinjtë kokëshpulla.
…
Ç’ta zgjas më se nuk ja vlen
fundi vjen pas çdo fillimi
çfarë kërkove po e gjen
pas haresë po vjen vajtimi.
.
Makthi keq ju ka përfshirë
ty, me gjithë ç’ke në prak
dhe në ëndrën më të mirë
ju del Ai, me emrin SPAK.
M. Nikaj. Po me argumentat qe parashtroi Presidenti per nje gare fiktive a do merresh apo jo. Ne si popull na intereson fakti nese vidhet apo jo populli, dhe jo kush ka te drejte, opozita (v.k.) apo qeveria (edhe kjo v.k). Dmth nuk na e ndjen fare as per Bashen, as per Berishen, as per Ramen, as per Meten dhe per askend tjeter ne politike sepse nuk na lidhin interesat personale, politike apo financiare me asnje, por na intereson nese vendi yne vidhet apo jo, sepse aty shpresojme te rikthehemi e te jetojme nje dite dhe duam nje vend sa me Europian. Kjo na intereson.
Pra do merreni ndonjehere me hallet reale apo vetem propagande si gjithe mediat e gazetat e tjera edhe ju ?
Faleminderit
@Tani! Garë fiktive e shumë të tjera probleme lidhur ne Unazën, janë për t’u hetuar dhe po hetohenj nga Prokuroria. Kjo në ushtrim të kompetencave të saj për punën e vet kërkon dokumente dhe ekspertizë nga institucione kushtetuese të specializuara në fushën e auditit, siç është dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili sa për dijeni, është një ish ministër dhe ish deputet i PD. Presidenca kurrësesi, nuk është një institucion i tillë. Po të lexosh me vëmendje Kushtetutën, konkretisht nenin 92/h, të cilit i referohet presidenti, do ta kuptosh se deri ku mund të shkojë kompetenca e tij. Pra flitet ka apo nuk ka të drejtë presidenti t’i japë ultimatume qeverisë, gjë që nuk ka precedent qysh nga viti 1992, kur president ishte Berisha dhe kompetencat e tij deri në vitin 1998, jur u miratua kjo kushtetutë, ishin shumë më të mëdha. Pra të ndajmë punën e qeverisë dhe të drejtësisë, nga ajo e presidentit. Secili institucion kushtetues i pavarur, duhet të kryejë detyrën brenda kushtetutës dhe ligjit. Ilir Meta është duke shkelur rradhazi kushtetutën, duke spekulluar me mungesën e përkohshme të saj, por po jep dhe një kontribut të shëmtuar në cënimin e unitetit shoqëror dhe kështu për faqe të zezë, kur roli i tij kushtetues duhet të jetë krejt ndryshe. Por nuk do zgjasë shumë dhe Gjykata Kushtetuese do të shprehet për këtë sjellje të tij. Meta e di që nuk ka të drejtë, por mesa duket, po krijon alibinë që nesër të japë dorëheqjen dhe t’i kthehet LSI, me motivacionin: Jap dorëheqjen sepse nuk m’u krijua mundësua të kryej detyrën si president!?….?☺ ? Dhe do të bëjë mirë! Më mirë një opozitar i ndershëm sesa një president hipokrit.
Filloi blerja e votave nga kryehajduti I floririt ! Keta duan te na kthejne nje shekull prapa… Na ke prishur ujin e pijshem me vledhjen me pllakat e malit te Tomorrit
Mire qe nuk thotë rrëmbeni armet……… si bab Sali.
Per ke u vrane 4 protestues ne 21 Janar? Peeer Ilir Meten…
Me ke beri koalicion Rama per te ardhur ne pushtet? Meeee Iliir Meeten
Kush e beri president Ilir Meten? Ediii Ramaaaa
Sa je lodhur per te bere gjithe kete analize…
PRESIDENT LESHI KUSH E QI ILIR HAJDUTIN
Gopist
Je mjeshter
Respekte
Ne proteste e 16 Shkurtit, ca mijra do jene ata me diplloma fallco, disa mijra ata qe kane rrembyer pronen e tjetrit !
MIRE META QE THOTE DOKRRA, PO RAMA QE KA DALE HAPUR ME PRESH NE DORE, PRA KA DALE HAJDUT ME CIZME KA ENDE FYTYRE TE FLASE. KY DUHET TE ISHTE SOT NE BIRRUCE DUKE SHKARAVITUR MURET E WCVE.
Po Ducja behu gati te shoqerosh Saliun ne burgun 313Pse o hajvan se thote saliu dhe edi eshte hajdut si ai eshte e vertet o rrote k……i
Pergjegjesia ketu eshte e qeverise e PS qe po e lejojne kete president – hajdut qe nga dita ne dolite po kerkon te marre kopetencat e qeverise.
Po ju drejtohem juve qe kritikoni Ramen pse beri koalicion me Ilir hajdutin ne 2013,po qe se Rama nuk bashkohej me hajdutin Meta, ne pushtet do vazhdonte Berisha Meta, bile dhe sot mund te kishim perseri PD LSI, pra shkurt, hajdutet dhe kriminelet. Bashkimi PS LSI ne2013 ishte i kushtezuar per faj te shqiptareve qe nuk ishin ndergjegjesuar akoma se Meta Berisha ishin kanceri i Shqiperise.
Ilir FLORIRI do ti paguaj te gjithe pislliqet dhe hajdutelliqet. Deri tani e ka treguar veten qe eshte njeriu me i ndyre ne ate detyre…..