Këshillit të Bazenit Ujor Drin-Bunë në prefekturën e Shkodrës anulon lejen e dhënë në muajin dhjetor për shfrytëzimin e ujërave termale në Dibër.
Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Vendimi i marrë nga po ky Këshill me 11.12. 2018 parashikonte që shfrytëzimi i ujërave termale ti jepej një firmë private, duke prekur mijëra banorë që jetesën e kanë me shfrytëzimin e llixhave.
Ata e kundërshtuan fort këtë vendim me protesta të herë pas hershme, çka detyroi qeverinë të tërhiqet pas.
Një lajm të tillë e ka paralajmëruar një ditë më parë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ka qenë këtë të hënë në Peshkopi ku ka zhvilluar një takim me një takim me banorë, punonjësit dhe bizneset e Qendrës Balneare në Peshkopi (Burimi Termomineral i Llixhave)
Duke e konsideruar një vendim abuziv dhe në mungesë të plotë transparence, Ministrja Xhaçka ka bërë të ditur për banorët e Peshkopisë dhe se do të anulohet vendimi i Këshillit të Basenit, të ujërave Drini-Buna për dhënien me koncension të këtij burimi.
Gjithashtu ministrja në fjalën e mbajtur tha se për këtë rast do të mbahen dhe përgjegjësitë e duhura.
“Vendimi i Këshillit të Basenit Drini – Buna na ka shqetësuar të gjithëve. Me prefekturën dhe bashkinë nuk kanë konsultuar për këtë vendim.
Vendimi është marrë në mungesë të plotë transparence dhe abuziv.
Përfaqësuesit e qeverisë në atë këshill janë përballur me faktin e kryer dhe kanë debatuar kundër vendimit.
Nga hetimi administrativ që ka bërë zyra e kryeministrit, vendimi do të anulohet. Përgjegjësit e këtij vendimi do të marrin përgjegjësitë”, është shprehur Xhaçka një ditë më parë.
Normal se do te vendos ymer lala kush do ta mare .
Me porosi te kryeministrit olta eshte ushtare e bindur e ymer lales dhe po nuk ja coi porosine iken vete .
Dibranet qe mbahen te zgjuar jane njerezit me frikacak dhe pa asnje kurajo dhe nuk jane te zgjuar. Votojne kush tu jape pese lek dhe kush ti fus ndonje femije ne pune . Ne diber cdo gje ka mare per lesh nuk ka rob ta regulloje dhe kete peshqesh ju a beri edi rama