Tension në Universitetin e Shkodrës, e pabesueshme ajo që bëri rektori për të futur studentët në mësim: Qëndroi vetë te dera

5 Shkurt 2019, 11:20Sociale TEMA

Ka patur një përplasje gjatë ditës së sotme midis rektorit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe studentëve që vijojnë ngujimin, pas vendimit të disa studentëve që të hynin në mësim.

Studentët e ngujuar kanë bllokuar derën por ka qenë vetë rektori ai që ka bërë të mundur që studentët që kanë dashur të hyjnë në mësim të futen duke qëndruar tek dera bashkë me punonjësit e sigurisë.

Ndërkohë studentët e ngujuar dëgjohen që ti thërrasin rektorit “roje”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme studentët e ngujuar janë ballafaquar me rektorin e Universitetit i cili ka tentuar të hyjë në zyrën e tij por është ndaluar pasi shkallët e godinës janë bllokuar me karrige dhe tavolinë.

Ata kanë debatuar me rektorin Adem Bekteshi në shkallët e brendshme të godinës së Universitetit, nga ku i kanë komunikuar se nuk do ta lejojnë procesin e mësimit pa u realizuar kërkesat e tyre si dhe i kanë shtruar disa pyetje atij.

“Pse nuk ka ngrohje në sallat e studimit? Pse xhamat mbyllen me gazeta? Pse studentët pasi është djegur  video-projektori e kanë blerë vetë? Është mëkat për ne ti blejmë gjërat vetë. Të kërkojmë ngrohje, të kërkojmë kartat e studentit, të mos dimë se ku shkojnë paratë e prindërve tanë”, – tha njëri prej studentëve.

7 komente në “Tension në Universitetin e Shkodrës, e pabesueshme ajo që bëri rektori për të futur studentët në mësim: Qëndroi vetë te dera”

  1. njaci says:

    Ne greve jane vetem ata qe i ka cuar Voltana dhe ngelesit……

  2. ? says:

    Depresion diversifikues dhe në zonat malore. Nuk duan të shërohen.

  3. Ne nga Paruca says:

    Pse nuk shkon Voltana tek te ngujuarit per tu zhvilluar leksione me temen “Kam dy burra s’jam e ve, kam jaranin qe ma……

  4. maximus says:

    ç’jane keta injorante qe pengojne te tjeret per te bere mesim, eshte njesoj sikur keta te ngujuarit ti pengoje dikush per tu ngujuar, qe s’ben vaki te ndodhe sepse ata do revoltoheshin pa mase , si pengim i te drejtave te njeriut. kur do ta mesojne keta injorante qe e drejta ime mbaron aty ku cenohet e drejta e tjetrit.

    1. Behari jam!! says:

      Ata jane delfinet e Gac Kokes qe u ka premtuar provimet per te bere pak rremuje sa te shtyje edhe ca dite!!

  5. Raul says:

    Këta ngelsat udhëhiqen nga dhembcakallja Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari që janë fytyrat me të urryer të leshitdhise që vazhdojne hardallosjen natën nëpër klasat e fakultetit gjoja të ngujuar.

  6. hallexhiu says:

    Ore keta te ngujuarit me duket se kane gjetur pune! Ore keta duan te mbarojme shkollem apo jo? Apo kan hall te rregullojne sistemin arsimor ? Hajde bejme gallate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje