FOTOT/ Drejt fundit rehabilitimi i Lanës nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, ja si ka ndryshuar zona

5 Shkurt 2019, 10:14Sociale TEMA
FOTOT/ Drejt fundit rehabilitimi i Lanës nga Materniteti i Ri deri në

Pavarësisht zhurmës së fillimit që shoqëron çdo investim në Tiranë, realizimi i projekteve infrastrukturore është gjithmonë i mirëpritur nga shumica e banorëve të kryeqytetit. I tillë është edhe rasti i rehabilitimit të bregut të Lumit të Lanës në segmentin nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, ku ferrat dhe mbeturinat i kanë lënë vend një infrastrukture moderne.

Gradualisht në këtë segment po punohet si gjatë shtratit të lumit për ta rehabilituar atë, ashtu edhe në ndërtimin e gjithë infrastrukturës së nevojshme në rrugë: trotuare, ndriçim dhe gjelbërim. Siç shikohet nga fotot puna ka mbaruar në rreth 90 për qind të saj, teksa ka nisur edhe asfaltimi i rrugëve në të dyja krahët e Lanës.

Gjithashtu po punohet edhe për mbjelljen e pemëve, si dhe sistemimin e dherave në bregun e Lanës. Tashmë me këtë investim e gjithë zona nga Materniteti i Ri deri në Shkozë merr një vlerë tjetër, ndërsa të gjithë qytetarët e kësaj zone do kenë një mundësi të lëvizin më shpejt dhe me më pak kosto në dy akset e kësaj rruge.

 

4 komente në “FOTOT/ Drejt fundit rehabilitimi i Lanës nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, ja si ka ndryshuar zona”

  1. X says:

    Mire po eres se qelbur si i behet??

    1. O mjeran qe sheh vetem Zi,me ralle duro

  2. kot says:

    Perla e pazbuluar e turizmit kryeqytetas.(mos harroni dhe rrjetat me korent poshte urave)

  3. 123 says:

    Po qarjeve pafund te katundit ne feste, qe eshte bloze brenda e bloze jashte, si i behet ? Nje fjale te mire nuk dine ta thone. Shikojini surratet e shtremta, ashtu dhe shpirti. Po muti i te huajit u shijon si mjalt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje