Maqedonia e Veriut në NATO, Haradinaj: Hap i madh për rajonin

6 Shkurt 2019, 13:18Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, Haradinaj shkruan se nënshkrimi  i këtij protokolli do të thotë më shumë siguri, paq dhe stabilitet në rajon.

“Përshëndes nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga 29 shtetet anëtare.

 Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet. 

Hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme”, shkruan ai. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje