Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën për Krimet e Rënda, për shqyrtimin e ankimimit të tij kundër zgjatjes së pajustifikueshme – sipas tij, – të afatit të hetimeve, kërkesë e Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Gjatë kësaj seance, prokurori i çështjes kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura për shkak se do të paraqiteshin materiale me përmbajtje konfidenciale.
Tahiri reagoi i revoltuar dhe mësohet të jetë shprehur se tashmë nuk ka më sekret hetimor, pasi Prokuroria ka “trafikuar” lajme të pafundme mbi rastin e tij.
“Nuk ka mbetur asnjë sekret, nuk e kuptoj pse duhet të jetë me dyer të mbyllura.
Gjatë hetimeve kanë dale të gjitha materialet në media.
Nuk e kuptoj se çfarë sekret ruhet këtu”, ka thënë Tahiri.
Por Gjykata ka vendosur që mediat të largohen nga salla.
Tahiri ankimoi zgjatjen e hetimeve ndaj tij edhe me 3 muaj të tjerë, ndërkohë që në gjykatë u paraqit i shoqëruar nga avokati mbrojtës, Maks Haxhia.
Deri më tani, Prokuroria nuk ka arritur dot të provojë akuzat e ngritura me bujë ndaj Tahirit, dhe për këtë arsye, ka kërkuar disa herë zgjatjen e hetimeve ndaj ish-ministrit.(TemA)
Albanistan , hej hej hej, …
–
Tahiri duhej ti kujtonte prokuroreve qe syzet e tij jane shume te shtrenjta dhe se sa te jete Rama, Ruci, Meta , Sala verdalle, nuk i ndodh asgje ne Albfgansitanin e Evropes.
Kalec-ke shume mllef ne shpirt more mik. Akuza nuk presupozon se ke bere faj. Eshte detyra Prokurorise te ngeje akuza dhe ti vertetoje ato para Gjykates. Persa kohe qe nuk ka vertetim te asnje akuze, dhe si pasoje nje denim nga nje Gjykate me vendim te formes se prere, cdo i akuzuar eshte i pafajshem. E thene ndryshe, Saimir Tahiri eshte i pafajshem deri ne nje vendim te Gjykates. KA shume gjasa qe Prokuroria do ti terheqi akuzat para se ceshtja te shkoje ne Gjykate, pasi nuk ka asnje fakt sado te vogel qe te mbertheje Tahirin ne Gjykate. E gjithe kjoj zhurme kunder tij ka patur prapavije politike, pasi ne kohen e Tahirit u shkaterruan bazat e droges ne Lazarat. Tani Prokuroria eshte gjendur e braktisur nga politika dhe po perpiqet te mbaje ne kembe nje akuze sa per te shpetuar faqen.
Per mendimin tim, akuzat e ngritura ndaj Tahirit, mbeshtetur ne akuzat e Prokurorise Italiane, duhet te ishin terhequr perderisa vete Prokuroria Italiane qe i ngriti ato i terhoqi me vone. Prokuroria shqiptare tregoi edhe nje here mos profesionalizmin e saj duke nxituar te akuzonte nje individ pa patur asnje fakt te sajen. Sipas Kodit Penal, kryerja e nje krimi ne nje vend tjeter, nuk te ngarkon ty penalisht ne Shqiperi. Me fjale te tjera, ne se Tahiri u akuzua se kishte trafikuar narkotike ne Itali, kjo nuk perbente domosdoshmerisht krim ne Shqiperi, pasi nuk kishte asnje prove se Tahiri e kishte bere kete trafik nga Shqiperia. Hamendesimet nuk jane prova dhe nuk merren parasysh ne asnje Gjykate serioze.
Or pall me nofken kolec, mbete tuj hanger hale or kurv, po te ishte vrima jote dhe te tallnin bythen kta te drejtesis si do ndjeheshe ti mor byth q…, sa her del nje lajm ti byth q…, nuk te rrihet po nuk u pallove.
Drejtesia duhet qe me kurajo te pranoj, se per ceshtjen Tahiri, te pakten deri me tani, se nuk ka asnje prove e cila e ngarkon ate me pergjegjesi penale. Mbi Tahirin vertet ka prova qe e ngarkojne me pergjegjesi te forta morale, per te cilat edhe u ndeshkua nga forca politike.