Pritjes për të parë një ndeshje në “Arena Kombëtare” po i vjen fundi, madje ka dhe një datë zyrtare dhe një takim të përcaktuar për t’u luajtur në impiantin më të ri në vend.
Në 11 qershor, Shqipëri – Moldavi, takimi i vlefshëm për eliminatoret e “Europianit 2020”, do të luhet në stadiumin që të gjithë presim.
SuperSport ka mundur të mësojë nga burime pranë Federatës se institucioni qeverisës i futbollit shqiptar i është përgjigjur duke i dhënë emrin e stadiumit të ri, kërkesës së UEFA-s, që kërkon paraprakisht vendzhvillimin e ndeshjeve të eliminatoreve për të programuar gjithçka në avancë.
Lajmi gjen konfirmim edhe nëse i hedh një sy faqes së Federatës Shqiptare të Futbollit në seksionin ku ndodhet kalendari i ndeshjeve të Kombëtares dhe pikërisht për ndeshjen Shqipëri – Moldavi lexohet “Sheshi Italia”, Tiranë.
Në këtë mënyrë, mund të jepet e sigurt se maksimumi në muajin qershor “Arena Kombëtare” do të jetë përfunduar dhe funksional, gati për të mikpritur evente futbollistike.
Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar, kjo do të thotë se me shumë mundësi është gjetur edhe një marrëveshje mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Financave për çështjen e rimbursimit të Tatimit të Vlerës së Shtuar sa i përpket pjesës së investimit nga Federata në lidhje me stadiumin, një ngërç që kërcënonte të mbante peng përfundimin e punimeve në “Arena Kombëtare”.
E beri monstra mu ne qender,
Gjithe bota nderton stadiumet olimpike ne periferi,
Ne Europe,ne Kanada ku jam dhe ne Us,
Ne Krra Krrane prone e skizofrenit ,nertohet. Stad ne qender,
Kane per ta paguar femijet e femijet e femijve me stress kullen e Rames ,se per kullen u prish i vjetri qe ishte me shume si nje lulishte kumund te merrej fryme,..
I ngecshin femijeve te ty ne gryk parate e vjedhura nga ndertimi i stadiumit,te tjerat ti fal,..pomte isha ti,do gjeja nje vend ne Stamboll prane boleve te vellai tend Erdogan se ketu..zorr se ka te ardhme pjella jote nga revolta e Shqiptareve.
O Sokol…ti jeton ne Canada? Po ketu ne Toronto stadiumi i futbollit eshte ne qender te “downtown”-it mor “burre i dheut”