Kryetari i Komisionit te Ekonomise, Arben Ahmetaj foli sot ne Kuvend per programin ekonomik te prezantuar nga PD disa dite me pare.
Ahmetaj tha se taksa e sheshtë prej 9% që propozon PD shkatërron shtresën e mesme dhe PS kurrë nuk do ta lejojë.
Ahmetaj u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend se me paketën ekonomike që propozon PD kurrë nuk do të vijë në pushtet, pasi ajo paketë krijon pabarazi dhe mbështet oligarkinë.
“Të largohemi nga fyerjet sepse është turp për ne. Më ka trishtuar, por… Sali ti më do shumë mua dhe unë të dua shumë ty. Sa herë që nevrikosesh me mua ti më do.
E kemi ndryshe këtë dashurinë ne.
Është rasti për ta kthyer në normalitet këtë situatë. Është rasti të flasim se kush tenton të vijë në pushtet mbi hi.
Çfarë ka ndodhur?
Thanë se do të kthejnë taksën e sheshtë në 9%, por kurrë nuk do ta lejomë taksën e sheshtë sepse ngarkon qytetarët me dyfishimin e taksave. I sfidoj sa i përket ofertës tuaj. Ju thoni se do sjellë lulëzim ekonomik ky 9%.
Janë 300 mijë familje që do u ngarkohet dyfishi i taksave. Taksa e sheshtë e shkatërron shtresën e mesme. Ajo që bëni ju është pabarazi. Kjo është të mbështetësh oligarkinë.
Biznesi i vogël paguan 0 taksë dhe ju doni ti shtoni taksën në bazë të xhiros. Shqipëria është e varfër, por jo aq sa ka qenë në vitin 2013. Çdo parti që humb ankohet për vjedhje votash. Ju nuk vini kurrë në pushtet me atë paketë ekonomike”, tha Ahemtaj.(TemA)
Te dhjefsha trute o Ahmetaj, qe te kane mbetur tek niveli i Lulzim Bashes qe flet vetem per oligarke.
E para Shqiperia eshte ekonomi shume e vogel per te patur oligarke dhe e dyta jeni duke mbjell urrejtj ne mendjen e njerezve per biznesin e madh qe jane lokomotiva e ekonomise dhe shoqerise. Po i fryni nje zjarri qe nuk ekziston, por po ndizni nje zjarr shume me te rrezikshem qe kur del nga kontrolli djeg shtete dhe sisteme te tera.
“Nuk calon gamori ka veshet”, Zamirat, Frangajt, Ulajt, Kastratat nuk e jane problem se po favorizohen nga taksat. Ata taksa ne ekonomi do i investojne prape. Problemi i madh me keta qe ti i quan “oligark” eshte qe marrin favore te pamerituara nga politika, dhe kjo eshte sa e gabuar aq edhe kriminale.
Nga e gjete kete logjike.!
Nese ben fjale per taksen e te ardhurave personale ju dora vete e shkateruat shtresen e mesme dhe shtresen e nivelit drejtues me te afte ne Shqiperi, te kompanive te huaja dhe shqiptare te sukseshme dhe te rregullta ne pagesen e taksave. Kjo shtrese e mesme nuk taksohet aktualisht 9% por 12-23 %. Te pakten per kete ben mire te mos flasesh fare.